Eva Tiamat Medusa, nga Bruni, Texas, është transgjinorja më “interesante” në botë.
Ajo ka shpenzuar plot 60 mijë dollarë për të transformuar pamjen e saj, në mënyrë që t’i ngjaj një dragoi.
Eva preu gjuhën në dysh, mbushi fytyrën me tatuazhe dhe vendosi tetë brirë në kokë.
Përpos brirëve që ka vënë, ajo ka prerë dy veshët e saj, ka hequr shumicën e dhëmbëve, si dhe ka ngjyrosur me të verdhë pjesën e bardhë të syrit vetëm të ngjajë si drogua.
Në vitin 1997, Eva ishte burrë dhe kishte rolin e zv/presidentit të një banke të madhe amerikane, por kur u diagnostikua me HIV e hoqi emrin Richard Hernandez, u bë Eva dhe vendosi që të mos vdiste si njeri, duke u shndërruar në dragua.
“Kam arsyet e mija pse unë vendosa ta bëj një gjë të tillë. Shpresoj që historia ime të jetë mësim për njerëzit e tjerë që kanë kaluar nëpër kohë të vështira” , ka thënë Eva apo Richard. (TemA)
Po pse kote thone, qe mendja ben kalane mendja ben hatane!?