Ashtu si pothuajse i gjithë territori i vendit, edhe qyteti verior I Shkodrës është mbuluar prej dëborës, që prej ditës së djeshme.
Dëbora Shkodrës I ka dhënë një tjetër pamje mahnitëse, ndërsa të shumtë kanë qenë qytetarët të cilët kanë dalë ta shijojnë dje dhe sot.
Pavarësisht kësaj qytetarët shkodranë kanë vijuar jetën e përditshme, ku pjesë e pandashme e tyre është dhe përdorimi I biçikletës.
Edhe në këto ditë të ftohta me dëborë dhe akull, shkodranët nuk e lënë biçikletën në shtëpi.
Fotot e publikuara në Facebook nga Mirsad Basha e tregojnë mëse miri.
Në fotot e publikuara në rrjetin social Basha shkruan: “Shkodra asht dashni.. :)”./frekuenca/
Bravo Mirsad, vertete Shkodra asht dashni.