FOTOT: Njihuni me kanadezet që u kapën me 21 milionë $ kokainë

27 Shkurt 2018, 13:06Lifestyle TEMA
FOTOT: Njihuni me kanadezet që u kapën me 21 milionë $

Dy transportuese droge kanë pranuar se bashkë me një pornostare kanadeze kanë kontrabanduar mbi 21 milionë dollarë kokainë në Australi.

Melina Roberce, 23 vjeç dhe Andre Tamine, 64 vjeç dhe pornostarja Isabelle Lagace u deklaruan fajtore pasi u kapën me 95 kg drogë të pastër.

Grupi kishte përdorur një anije lundrimi luksoze që quhej ” Sea Princess” (Princesha e detit), për të transportuar lëndën narkotike.

Roberce dhe Tamine, rrezikojnë burgun përjetë, ndërkohë që pornostarja Isabelle Lagace u dënua në nëntor me 4 vite e gjysmë burg për rolin e luajtur në trafik.

Lagace dokumentoi udhëtimin e saj me tragetin turistik  duke bërë dhjetëra postime në mediat sociale, duke publikuar pamje mahnitëse nga vende si SHBA-ja, Amerika e Jugut dhe Paqësori. (TemA)

1 komente në “FOTOT: Njihuni me kanadezet që u kapën me 21 milionë $ kokainë”

  1. O says:

    Ma jepni adresën e burgut t’ju sjell portokalle

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje