Laçi-Vllaznia/ Mezani: Jam i kënaqur me pikët; Gjoka: Goli i kundërshtarit i parregullt

28 Shkurt 2018, 16:29Sport TEMA

Trajneri i Laçit, Gentian Mezani, ka foluar pas fitores së arritur sot kundër Vllaznisë.

Mezani tha se skuadra e tij e ka vuajtur pak trysninë e faktit që i kërkohej rezultat pozitv.

“Kemi bërë një pjesë të parë pothuajse të barabartë, bëmë raste, shënuam në pjesën e parë dhe administruam lojën. Kishim nevojë për rezultat pozitiv dhe presioni është ndjerë se ishim në avantazh e duhej ta ruanim, kjo është pse i lamë terren Vllaznisë. U munduam të administronim, ia dolëm dhe jemi të kënaqur.

Na vendosi në vështirësi në pjesën e dytë, por ishte një vendosje gabim e Shtubinës në ato momente, se tërhiqej shumë, nuk e kishte kuptuar si luanim. Por ishte administrim loje, unë mendoj që kemi pasur edhe mundësi për gol tjetër, por jemi të kënaqur këtu. Vllaznia kishte mundësitë e saj për të shënuar, në pjesën e dytë e qarkulloi më shumë topin se ne, por e rëndësishme për ne ishin tre pikët.

Po shoh që marr kartonë të verdhë dhe të kuq si te Flamurtari, ndaj dorën e kanë të lehtë gjyqtarët ndaj nesh. Nuk e pashë rastin që pretendon Vllaznia, pashë momentin e nisjes, pashë vetëm lojtarin e Vllaznisë në tokë dhe vazhdimësia që erdhi goli. (Sheh përsëritjen) Për mua nuk është faull”, deklaroi Mezani.

Ndërsa, trajneri i Vllaznisë Ernest Gjoka u shpreh:

“Ishte një ndeshje e vështirë. U munduam të bënim mirë, por nxituam dhe shpërdoruar raste.

Për mendimin tonë, ai ishte faull, nga ai avantazh erdhi goli. Ne duhet te kishin shfrytëzuar më mirë, rastet që patëm.

Lojtarët duhet të nxirrnin gola me të tjerët. Duhet të ishin më të qetë. Rastet i parëm, nuk i shfrytëzuam, por kështu e ka futbolli.

A jemi të qetë? S’është çështje qetësia, sepse në një moment që të dhemb një dhemb pritet terezia gjithë ditën, jo më një situatë e tillë. Qetësia mund të themi ishte relative. Po mundohemi të menaxhojmë veten, punën dhe të ecim përpara”, përfundoi Gjoka.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje