Mediat e huaja, kryesisht ato amerikane i kanë kushtuar hapësirë në faqet e tyre kapjes së sasisë rekord prej 613 kg kokainë në Shqipëri.
“Associated Press”, “Fox News”, “Washington Post” etj kanë shkruar se policia shqiptare ka kapur një sasi të konsiderueshme kokaine, e cila vinte nga Kolumbia dhe ishte e fshehur në banane.
Të gjitha shkrimet i referohen deklaratës së kreut të Policisë së Shtetit Shqiptar, Ardi Veliu, i cili tha se dy persona u arrestuan një ditë më parë pasi kokaina prej 613 kg e vendosur në pako të vogla u shkarkuan nga një anije që vinte nga Kolumbia nëpërmjet Italisë dhe Maltës, thuhet në shkrimin e gazetave.