Pse duhet akuzuar policia edhe kur kap gjysëm toni kokainë?!

28 Shkurt 2018, 17:54Blog TEMA

Nga Skënder Minxhozi

Në 20 dhjetor 2017 policia e Hamburgut kapi një sasi droge rekord, prej 3.8 tonelatash kokaine e pastër. Droga e kap në tre dërgesa të veçanta nga Amerika e Jugut, në portin e Hamburgut. Autoritetet gjermane deklaruan se vlera e drogës së kapur në tregun me pakicë ishte rreth 800 milion euro! Një shifër rekord për kontinentin europian, e cila tronditi mediat vendase dhe të huaja.

Rreth dy muaj më vonë, në 2 shkurt 2018, një sasi më e vogël droge, po e tipit kokainë, u kap në portin e Durrësit, me një vlerë totale prej 180 milion eurosh. Një lajm i bujshëm, zhurma e të cilit i kalon kufinjtë e Shqipërisë. Por njëherësh një lajm që zbulon edhe një herë sesa e polarizuar dhe e padrejtë di të jetë klasa politike shqiptare, kur i hyn debatit dhe sherrit, edhe për operacionet e suksesshme të kapjes së drogave, si ky aktuali.

Opozita nuk ka humbur kohë, për t’ju futur “zejes” së saj të zakonshme: akuzave ndaj qeverisë për përfshirje në trafiqet e drogës. Kreu i opozitës e ka ditur shumë mirë se 613 kile kokainë e pastër u ndalën në portin e Durrësit, nuk kaluan përtej doganave shqiptare. E di edhe se droga vlen plot 180 milion euro. Para të cilat nuk do të shkojnë as në xhepat e prodhuesve, as të shpërndarësve dhe as të tutorëve që qëndrojnë në krye të skemës mafioze.

Heqja nga tregu e kësaj sasie gjigande droge s’mund të jetë tjetër, veçse një lajm i mirë për të gjithë. Edhe për opozitën, pasi indirekt tregon se presioni i saj ka efekt mbi shtetin dhe institucionet e tij. Fakti që Lulzim Basha del me akuza edhe pas kësaj ngjarjeje, tregon se opozita refuzon t’i njohë edhe vetes, ndër të tjera, një rol çfarëdo në kapjen dhe sekuestrimin e sasive të drogës që nisen nga Shqipëria ose kalojnë tranzit përmes saj.

Policia nuk mund të nuk duhet të akuzohet, edhe kur e kap drogën. “Hip se të vrava, zbrit se të vrava”, nuk është një parim që vlen në këtë rast. Sot Shqipëria ka dalë në të gjitha mediat botërore, pasi ka kapur, e jo lejuar, një sasi shumë të madhe droge. E jo marihuanë e kanabis, por kokainë. Atë lloj droge që sot ve në lëvizje të gjitha shërbimet sekrete të mbarë botës. Duhet të na bëjë të ndjehemi mirë ajo që ndodhi sot në portin e Durrësit, ashtu siç duhej të na bënte të ulnim kokën, nëse droga do kapej në portin e Barit apo të Brindizit, duke kaluar nën vështrimin indiferent të shtetit shqiptar. Për fat sot kjo nuk ndodhi.

14 komente në “Pse duhet akuzuar policia edhe kur kap gjysëm toni kokainë?!”

  1. lavdosh says:

    Nga me te miret analiste ne nivel si Mero dhe Nano.
    Opozita jone nuk dije te bej opozite, por vetem te politizoje cdo gje, te nxije cdo gje dhe ne fakt eshte vetem reaguese ndaj ngjarjeve, ne vend qe te jete ajo motori i vizionit te ardhshem, i frymezemit, i shpreses se neser do jete me mire.
    Ne kete proces, ajo po shkon me poshte dhe po telendiset ne syte e cdonjeriu. Bejne edhe gabime idiote si psh reagimi i sitem pas kapjes se droges dhe komenti i Bashes per blerjen e nje banke nga nje banke tjeter.

    1. adi says:

      Po mire mo vlla vertet mendon ti se 630 kg droge kokaine te kapur i kapi poloicia shqiptare??????????
      Vetem ndonje femije, ndonje idiot ose rilindas mund te besoje nje gje te tille.
      Eshte njelloj si droga e Xibrakes. Vertet ne fund nderhyri policia shqiptare se je brenda teritorit shqiptar , po hetimet i bene gjermanet dhe prokuroria.
      Vertet ne gjermani kapet droge po ministri me sukseshem i gjermanise nuk eshte antar bandash si ne hashashonistanin qe Junker ta tha cope e prere krimin dhe drogen shqiptare nuk e duam ne europe.
      Te njejten gje shkruaje edhe per hashashin kur i kapte saimiri ndonje qyqari.
      Droga vrasjet prostitutat ne albanistan kane vetem nje pronar dhe ate e di dhe femija ne bark te nenes kush eshte.

    2. XheJ eN Bi says:

      adi….
      adi,e di ti ç’do të thotë NIHILIZËM ?
      Besoj se nuk e di ,se nuk ke aq tru.
      Po nuk ke fjalor,që ma do mëndja nuk ke,
      meqënëse ke kompjuter lexoje aty dhe do kuptosh
      që komenti që ke bërë nuk vlen as sa një pordhë që lëshon .

  2. ALPINI.
    Te lumte z.Skender per artikullin.Po ja thua por kujt .ja thua.Jo se nuk marrin vesht.por bejne gjoja opozite bastarde.

  3. Skerdi says:

    Mbase sepse dyshohet qe ekzistenca e kesaj ngarkese tregon qe vendi eshte kthyer ne hambar droge? Mbase….

    1. Al says:

      Dmth sipas logjikes tende i bie qe ne Hamburg droga te shitet ne supermarket me kile??? Idiot! Shqetesohu kur nuk degjon suksese te tilla. Ai eshte tregues qe droga futet dhe shitet me sukses.

  4. Rok says:

    Shoku Minxhoz,zoteria ne fjale kishte bere edhe 92 rruge te tjera me Kolumbine.Per keté ke noj gjo me thene se sipas statistikave policière vetem 10 per qind e droges qe luhet kapet.

  5. ╨◘╨sit back and relaks╨◘╨ says:

    600kg nuk bejne 180 milion dollare ne tregun europian. Grami shitet 150-180 e sipas llogarive vlera e saj nga shitja ne rruge shkon diku tek 90-100 milion dollare. Cmimi i saj me shumice ne tregun e amerikes qendrore shkon deri 10 mije dollare. Ne kolumbi e gjen edhe me 5 mije deri 7 mije dollare kg bile ne xhungel e gjen edhe me lire deri 2500 dollare kg. Ndersa ne europe cmimi i shitjes me shumice shkon deri 65 mije dollare kg. Pra investitoret ne kete rast kane investuar rreth midis 3 dhe 4 milion dollare, kaq eshte humbja qe kane pesuar dhe nqs do e shisnin me shumice cka do ishte edhe me e llogjikshmja dhe rruga me e shpejt do fitonin rreth 39 milion dollare, 10 fish. Nqs do shitej ne rruge do fitonin rreth 90 milion dollare por risku me i madh dhe koha per te marr investimin mbrapsht do ishte me e gjate. Jam i sigurte qe ngarkesa ka kohe qe survejohet nga sherbimet e huaja dhe nuk eshte ashtu sic do ta shesi KM. Problemi eshte qe Peshku i Madh trafikant qe sherbimet partnere duan te kapin nuk duhet te shqetesohet, atij duhet ti jepet pershtypja qe “hallka e dobet” e rrjetit ishte ne shqiperi tek pritesi e jo diku tjeter, pasi “hallka e dobet”, ajo e verteta, duhet te vazhdoje punen per te futur ne rrjet Peshkun e Madh te trafikut. Sherbimet partnere i kane dhene leje Rames qe kete tia dedikoje teresisht policise shqiptare si sukses duke lene jashte partneret. Dhe kjo eshte dhe nje nga arsyet se perse kjo ngarkese nuk kaloi, sepse Big Brother po ruante nga lart. Po sa te tjera si kjo kane kaluar rilind pyetja?

  6. monikasianuk says:

    ne loje eshte kokmadhia ilir floriri lulzim mis buzeqeshia palok kok koburia xeni kokqeni peshqesh per ditelindia mendimi im eshte qe duhet te fillojne arestimet qe mos fillojne perseri greva e krimineleve dhe ne grupin e tyre te futet dhe shkullaku mender gazetar qe meson hajdutet te cilet i meson te djegin mandatete ,ti hiqet e drejta e gazetaris atij pekes lajles zheit bushatit lubovicit,tju meren pasurite ne gjirin e lalesit te cojne keta fukarenjte qe ju ka yre i ftohti ne palce me kujtohet nje pjese kethimi i skenderbeut ne kruje ketu e 45 vjet kur thote lirine nuk ja u solla une e gjeta ketu midis jush,kjo pjese eshte per opziten qe mbron kriminelat eshte nje soj si te themi papunesine varferine nuk ja u solli edi dhe qeveria e maxhorances ate e gjeta te ulur kembe kryq ne gjithe shqiperine,shqiperine te piste te leckosur qe dita dites po ndryshon fale punes te qeveris ju pd+lsi dhe ata qe ju shoqerojne ju jeni fatkeqesia e ketij vendi ,kur vete kane bere nje vere ne uje mundohen me cdo menyre te fusin panik te bejne njerez te pa kenaqur vetem nje mendje lehte i beson ata qe po bllokojne ne cdo menyre itegrimin e shqiperise e cila sjell fonde qe ky vend dhe te varferit e tij ti bashkohet me dinjitet europes,policia dhe nje here tregoi qe eshte ne ruge te drejte, kapia e nje sasie te madhe kokaine eshte per tu lavderuar ajo monika mos i hidhet rames ben mire gishtin dhe koken ta ketheje nga vetia buri dhe kolicini lsi + pd + ata qe i bejne iso,mungon llalla qe i ka dhene drejtim ketyre per 7 vjet nje fjale i thone hall me bure hall pa bure hall te mos martonesh kure keshtu ka ndodh me drogen i kapen hall si kapen hall keshtu eshte ketu ,ngrien kriminelat te na mesojne mbasi i kishin bere m,,,,n 23vjet popullit mendoni vete kush eshte fajtori

  7. altin says:

    Opozita është kstandisur për ti qarë hallin .!
    Janë bërë kaq qesharak Luli me Monën,sa që
    s’ja vlen ti dëgjosh dhe komentosh, e jo më ti ndjekësh pas !
    Shpresojmë të funksionojë vetingu dhe në politik,të krijohet një kastë e re politikanësh ,se ka shumë nevoj vendi. Opozitë MERDE!!????, kjo e jona .!

  8. Erti says:

    Unë jam ARTAN HOXHA !??

  9. O says:

    Kjo shumë bëhet e mundur kur tolerohen dhjetra kilo

  10. popull says:

    Dihet pse shahet policia edhe kur kryen aksione me permasa te medha SEPSE PRISHEN INTERESA ,PD ka mbetur pa lek dhe i ngeli sharrs ne gozhde u dogjen miljonat.

  11. XheJ eN Bi says:

    adi….
    adi,e di ti ç’do të thotë NIHILIZËM ?
    Besoj se nuk e di ,se nuk ke aq tru.
    Po nuk ke fjalor,që ma do mëndja nuk ke,
    meqënëse ke kompjuter lexoje aty dhe do kuptosh
    që komenti që ke bërë nuk vlen as sa një pordhë që lëshon .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje