A doni më për Belulin (Berishën)

1 Mars 2018, 17:08Politika TEMA

Nga Bledi Lumani

Përplasja e ashpër e Sali Berishës me Artan Hoxhën në studion e emisionit të Eni Vasilit, ku u hodhën akuza të llahtarshme, solli debate të forta ditët e pastajme, nëse ai duhet censuruar apo jo.

Debat që në fakt u “mbyt” direkt nga Berisha, me denoncimet e tij të “qytetarit digital”, që janë kthyer në një ushqim të përditshëm për pjesën më të madhe të portaleve.

Ai gjen vend, edhe pse gënjen në mënyrën më të paturshme, dhe e bukura është, që gënjeshtrat e tij mund të vërtetohen fare lehtë, nëse gazetarët dhe redaksitë do të kishin dëshirën e mirë që të verifikonin njëherë ato që shkruan “qytetari digital”, pastaj t’i botonin.

Shihni rastin e sotëm, që është flagrant!

Del Berisha dhe shkruan se në Itali është arrestuar shefi i Patrullës së Vlorës, Ardian Liçaj.

Dhe botohet direkt në pothuajse të gjitha portale, me tituj bombastikë.

“Berisha plas bombën: Shefi i Patrullës në Vlorë arrestohet në Itali më 5 ton drogë”, shkruan një faqe.

Por nuk kalon as një orë, dhe vjen përgënjeshtrimi spektakolar.

Artan Hoxha e fotografon Liçajn (që mund të jetë trafikant, kriminel a kushedi çfarë, pasi ky shkrim nuk ka si objekt mbrojtjen e tij), në stadiumin e Vlorës.

Berisha natyrisht që nuk do ta përgënjeshtrojë këtë gënjeshtër, pasi nuk është hera e parë që i ndodh kjo.

Problemi është me mediat (që vazhdojnë ta kenë “bombën” e Berishës ende në faqet e tyre), që po kthehen në fletushka qesharake.

Rasti në fjalë tregon se jo që nuk kanë mimimumin e profesionalizmit, pasi me një telefonatë në polici, mund të konfirmohej nëse Liçaj është arrestuar apo jo, por me sa duket nuk kanë as dëshirë ta bëjnë këtë gjë.

Ato i janë dorëzuar “qytetarit digital” të Berishës dhe debati nëse duhet censuruar ky i fundit apo jo, është i humbur që në nisje.

Justifikimet pastaj, se nuk mbajmë ne përgjegjësi për gënjeshtrat, por Berisha që i thotë, janë qesharake.

Një njeri që është kapur gafil me dhjetra herë duke mashtruar dhe gënjyer, është i papërgjegjshëm dhe ndaj duhet shmangur, sidomos kur bëhet fjalë për denigrimin dhe akuzat ndaj njerëzve konkretë.

Sa për akuzat ndaj Ramës e ministrave pastaj, mbajeni tërë ditën. Se në këtë pikë Berisha të paktën është me serioz se fjala vjen Petrit Vasili!

19 komente në “A doni më për Belulin (Berishën)”

  1. Shkelcim Miri says:

    Gazetaret tallin bythen me Saliun si kerme e ngordhur , dhe keshtu ngordhesira degjenerohet me shume ne sy te qytetarve sesa mos te merren me kete hale , ordiner i rendomte

    1. #Gopisti i NSHRAK-ut says:


      Ç’ka thot Sala
      s’asht etike
      po diarreja
      i asht ba kronike.
      Me ba vaki
      mi shkue ke shpija
      ç’ka han e pin
      me te Lirija!

  2. Mirel says:

    O BIRISH ,O BISHT QENI ,
    PO VJEN ORA ME SHKU KE VENI,
    IKU SHKURTI , PO VJEN MARSI,
    VJEN VETINGU dhe KATHARSI !????????????

  3. demokrat mbas 90. says:

    Ne qytetin tim 100% e zhgaravitesve ” gzetareve” jane fshatare dhe gjobevenes.
    Liri Demokraci O-HE O-HE.

  4. kasem gahinji says:

    ka mjaft probleme qe lidhen me berishen.por rastet e shpifjeve,fyerjeve kudo dhe me cdo mjet,ndaj kujtdo ,jane bere aq te shpesha saqe po quhen normale.disa e konsiderojne rrjedhje nga pleqeria.ca te tjere lufte politike.por vetem njerez qe nuk lidhen me keto akuza mbajne qendrim.akte akuzuarit heshtin,ndonjeri deklaron se do ta ndjeke ne rruge ligjore,por asgje.ndaj edhe ai vazhdon lojen e te paprekshmit,edhe pse akuzon te tjeret spiune, hajdute,trafikante ,imorale,etj.pse heshtin keta njerez?ngase kane frike?ka erdhe koha te veprohet prej tyre,ose te mbajne turpin dhe te dorehiqen.duhet te veproje edhe prokuroria.akuzat jane publikejane perforcuar edhe me deshitare publiksht,dhe i akuzari per spiunazh nuk neutralizohet.a duhet te hetohet?po.veprimtaria e spiunazhit,sidomos ne ushtri eshte e rezikeshme,ndaj duhet te vleresohet ,ose shpifesit te pergjigjen.

  5. Andromeda says:

    Sepse peshkaqeni Berisha është ushqim i majmë për mediat. Ai prodhon fake news, sensacion për gazetarët.

  6. Qimpek Orango-tanagu says:

    …dhe pastaj ankoheni e ulurisni se “NUK JEMI LLUMI I KAZANIT MEDIATIK”. Keni te drejte me pak perjashtime jeni Halete, Qenefet, WC te e nevojtoret MEDIATIKE!

  7. PA EMER says:

    .. NUK PASKA IKUR NGA PARLAMENTI ZOTI HALIMI , APO FOTOJA ESHTE E VJETER ..?!

  8. Harillaqi says:

    Duket qart,se ai qe i jep informacione Berishes,tallet me te.Mirepo,Berisha,si i rrjedhur qe eshte nga mosha,i pranon si te verteta dhe i boton.Por Berisha nuk i kupton keto dhe vazhdimisht dele bllof.

  9. Elbasani says:

    Po natyrisht qe do i botojn genjeshtrat e qitetarit digihale se paguhen prej bejlulit

  10. Frrok-dr says:

    me duket se ku Ardi Licaj do ti ket qire cupen ose mbesen salisumeqirit , se cdo 6 muaj i pemend emrin ne media

  11. Dy here says:

    Fatkeqesia e Shqiperis post komuniste. .shpresoj ta shoh immagini sa me shpejt ne burg kermen

  12. Dy here says:

    Fatkeqesia e Shqiperis post komuniste. .shpresoj ta shohim sa me shpejt ne burg kermen

  13. Iliria says:

    Kanceri i Shqiperis

  14. tonia says:

    Mos u merrni me nje te çmendur!Sali Berisha eshte skizofren i diagnostikuar dhe mjekohet per kete semundje.Nje i tille as ne burg nuk futet se eshte i papergjegjeshem.Duhet te ndihemi ligesht ne qe kemi lejuar qe nje I semure psikik te arrije te behet kryetar I nje partie politike,President e Kryeminister i vendit!Ne gjyq ai duhet çuar per te vendosur masen e mjekimit te detyruesherm ne nje institucion psikatrik,pasi nje skizofren nuk mban pergjegjesi ligjore per ç’thote e ben.

  15. Devolliu says:

    Po; duam më për Saliun, këtë kriminel gjakatar, vrasës të shqiptarëve, tradhtar të Kombit: Ta shofim të varrur në Sheshin “Skënderbej”.

  16. lushi says:

    I DREJTOHEM KLODIANES SE LALES……..
    LEXO KETE ARTIKULL PER TE KUPTUAR SAKTESINE DHE VERTETESINE E ATYRE QE THONI JU GAZEPQARET , KAZANLLARET…….
    BEJ NJE TATUAZH KU TE SHKRUASH ME GERMA TE MEDHA TE SHTYPIT , FJALEN – K A Z A N ……
    SHERBEJI PRONARIT TEND , POR JO DUKE DENIGRUAR ZANATIN E GAZETARIT…….
    LE , QE TI , CDO GJE MUND TE QUHESH , POR GAZETARE ASNJEHERE , JE LLUMI I KAZANIT…..
    TA BERI MIRE AJO NENA TE INTERVISTA E S.TAHIRIT ,KUR TE THA…………..

  17. Sali gerdeci says:

    O sali!!! o plaku merre! Po ke rrohitur fare o gerdalle o rrangalle! Po spaske turp o bur lamash . vetem te shpifesh di. Se kane familje kane femije kta qe ti pergojon nuk ta ka per borxh njeri o goje qelbur! Spaska nje mortje per ty

  18. Sali gerdeci says:

    O sali!!! o plaku merre! Po ke rrohitur fare o gerdalle o rrangalle! Po spaske turp o bur lamash . vetem te shpifesh di. Se kane familje kane femije kta qe ti pergojon nuk ta ka per borxh njeri o goje qelbur!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje