Rama iu "shet mend" në Bruksel: Kokaina kaloi nëpër portet e BE, por u kap në Shqipëri!

1 Mars 2018, 16:45Politika TEMA

Pas takimit të kryeministrave të rajonit me kresidentin e KE-së, Jean-Claude Juncker, shefen e diplomacisë europiane, Federica Mogherini, Komisionerin e Zgjerimit, Johannes Hahn dhe kreyministrin e Bullgarisë, Boyko Borisov, vend i cili ka Presidencën e radhës së BE, kryeministri Rama ka dhënë një deklaratë për mediet përmes rrjeteve sociale dhe televizionit të tij “ERTV”.

“Ky është një takim përmbyllës i presidentit të Komisionit Europian, Juncker, përfaqësueses Mogherini dhe Komisionerit të Zgjerimit, Hahn, pas stacioneve në Ballkan, me një bilanc që unë e konsideroj pozitiv të shtruar nga presidenti Juncker dhe për vënien e theksit te Procesi i Berlinit për financimet e mundshme në rajonin e Ballkanit, ku autostrada adriatiko-joniane është prioriteti kryesor”, deklaroi Rama.

“Ajo që vlen të theksohet për publikun shqiptar është këndvështrimi shumë pozitiv i kësaj tresheje që është ajo e referencës për vendet anëtare lidhur me ecurinë dhe gatishmërinë e Shqipërisë, ku ne presim një rekomandim pozitiv dhe më pas miratimin e vendeve anëtare. Kështu funksionon ky proces, por ka një mirëkuptim të gjerë për hapat para që ka bërë Shqipëria”, shtoi më tej kryeministri.

Në fund, kreu i ekzekutivit shqiptar ritheksoi faktin se operacioni i fundit policor antidrogë mori vlerësime pozitive mes europianëve.

“Vlen të theksohet në fund se edhe operacioni i fundit policor pati një jehonë shumë pozitive dhe u vlerësua maksimalisht duke pasur parasysh se ngarkesa e kapur përbën sasinë më të madhe të kapur prej nesh, por që përpara se të vinte në vendin tonë kishte kaluar në portet e vendeve të BE-së dhe u shpëtoi kontrolleve. Ky ishte një operacion mirëfilli i agjencive tona ligjzbatuese, pa sinjalizim nga partnerët tanë. Në këtë rast është treguar gatishmëri dhe integritet i lartë i forcave tona të angazhuara kundër trafiqeve. Faza e parë e mbyllur me sukses për çrrënjosjen e kanabisit i ka lënë vend fazës së dytë të gatishmërisë sonë për të luftuar çdo trafik tjetër të mundshëm”, deklaroi kryeministri Rama.

9 komente në “Rama iu “shet mend” në Bruksel: Kokaina kaloi nëpër portet e BE, por u kap në Shqipëri!”

  1. uau !?!?!?!?! says:

    )0000000000000 minister Xhafaj!
    Pse nuk ia ke thene TROC !
    Te tjeret na sinjalizuan, ne e perfunduam!
    NA THONI: U LAJMEROI BOTA APO JO!????
    Na griset by…..!
    Njeri thumbit ,tjetri patkoit !!!!
    E lagu, s’e lagu!
    Na thane, s’na thane!
    TAMAM BISEDE KURVASH!

  2. sapa says:

    Kush te informoj ty o zoteri se kane kaluar ne BE para se te vine ne vendin e krimit shqiperi?

  3. Kevin says:

    ? sa shakaxhi qenka kryeministri. !!!

    Sinjalizimi erdhi nga DEA dhe kta u detyruan te veprojne se jan nen vezhgim nga nderkombtaret.

    Ishte thjesht nje veprim i ber nga CIA per te matur seriozitetin e vetingut.

    Si perfundim ne burgu gati vetem per peshqit e vegjel.

    Qe verteton falimentimin e shtetit ligjor

  4. Sit back and relaks says:

    Qenka mblesh kupola.

  5. Sit back and relaks says:

    Qenka mblesh kupola..

  6. xx says:

    PO QE SE DO ISHIN LAJMERUAR SI DO TU THOSHTE ATYRE TE BE SE KALOI KENDEJ???? Dhe vertet ,meqe ata e dinin pse si ndaluan????

  7. uskania says:

    Neqoftese sinjalizimi ka ardhur nga DEA apo axhenci te tjera, kryeministri nuk mund te deklaroje te kunderten boterisht.Le te behemi njerez, sepse me duket se jemi…nuk e di cfar jemi!

  8. katarakti says:

    Sa te zgjuar qe jane disa. Ia kalojne edhe mesuesit te tyre, nenes se genjeshtres, tropojanit nga Viçi-Doli. Ka sinjalizuar DEA, CIA dhe FBI-ja, – thone disa, sikur te punojne ne Shtepine e Bardhe. Ndersa disa te tjere, po aq te “dijshem” pohojne me siguri absolute se as Malta dhe as Qipro nuk jane vende te Bashkimit Europian!!! Na vdiqen maloket dhe maskarenjte.

  9. 4LB35T says:

    Një sasi kaq tê madhe droge dhe me vlerë jashtëzakonisht të madhe vetëm peshqit e mëdhenj mund ta urdhërojnë e ta mbrojnë po
    kjo është një lojë e madhe politike për të rritur pikët qeverisë e drejtorit të Ri dhe para syve të Evropës set në fund të fundit 1milion euro kanë investuar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje