Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi së bashku me kreun e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla kanë qenë sot të pranishëm në Forumin Rajonal për Zhvillimin e Qëndrueshëm i cili u mbajt në Gjenevë.
Gjatë fjalës së tij Ruçi tha se Shqipëria do të organizojë një aktivitet paralel mbi kontributin e vendeve të rajonit tonë për zbatimin e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm.
“Shqipëria vlerëson nismat e Kombeve të Bashkuara, do të ndihmojnë shoqërinë shqiptare, në mënyrë të veçantë politkëbërsit shqiptarë për të vendosur axhendën e punës, mandatin politik ose axhendën tonë të përbashkët të integrimit në Bashkimin Europian, në kontestin global të zhvillimit të qëndrueshëm.
Shqipëria dhe Parlamenti janë të angazhuar plotësisht në zbatimin e një reformës në drejtësi për rritjen e transparencës përgjegjshmërinë, pavarësinë dhe rritjen e aksesit të publikut te drejtësia.
Parlamenti dhe Qeveria përmes ndërmarrjes së reformave si administrata publike, shëndetesi, ligjit për mbrojtjen e pakicave kombëtare gjithnjë e më afër integrimit në BE,” –tha Ruçi.
Më tej kreu i Kuvendit iu bëri me dije të pranishmëve se në muajin dhjetor Parlamenti miratoi me unanimitet Rezolutën për Objektivat e Zhvillimit të Qendrueshëm. Angazhim të plotë për zbatimin e kësaj Rezolute.
“Të vetëdijshëm që arritja e 17 Objektivave të Zhvillimit të Qendrueshëm kërkon krijimin e një partneriteti mes Parlamentit, ekspertëve të pavaruar, akademike dhe institucioneve qeveritare, shoqërisë civile, si dhe biznesit dhe monitorimin sistematik të masave të marra.
Kuvendi ka miratuar një rezolutë për bashkëpunimin me shoqërinë civile. Parlamaneti është një model i mirë i bashkëpunimit. Kjo përvojë duhet të përdoret edhe në lidhje me arritjen e objektivave të zhvillimit të qëndrueshëm”,-shtoi Ruçi. (TemA)