Kush qëndron pas drogës kolumbiane

1 Mars 2018, 09:15Politika TEMA

Nga Bedri Islami

Një sasi e pazakontë droge, edhe për një vend të madh, u kap nga Policia e Shtetit, në bashkëpunim ose jo me institucione të tjera, brenda apo jashtë Shqipërisë. Si duket është njëri ndër ato rastet kur strukturat e Ministrisë së Brendshme dhe të Prokurorisë ia dolën, jo vetëm të bëjnë së bashku një gjë të vyer, por edhe të mbajnë gojën kyçur. Megjithëse jo deri në fund. Përgjegjësi kryesor i dyshuar ende nuk është gjetur. Diku ka rrjedhur.

Sasia prej më shumë se 613 kg drogë, kokainë, e ardhur përmes një rrugë të gjatë, Kolumbi – Itali – Maltë, drejt Portit të Durrësit e pastaj në magazinat e “Arbri Garden“,  padyshim solli tronditjet e saj edhe në skenën politike,  por më shumë shtron pyetjen se kush qëndron pas drogës kolumbiane.

Është vështirë e besueshme se gjithë këtë “mall kolumbian“ pronari i “Arbri Garden“ e do për vete dhe se do e përpunonte vetë.  Vlera e saj prej 180 milionë euro tregon se pas saj janë shumë të tjerë, një klan i fuqishëm, si ta zëmë “Çiftelia“, ose “Banda e Durrësit“, ose grupimet e Elbasanit,  ose dikush tjetër, që, ose është në pushtet tani, ose i ka krijuar lidhjet e fuqishme kur ishte në pushtet dhe ka ngritur një rrjet të fuqishëm, të cilin mund ta bëjnë vetëm specialistë të njohur të këtyre punëve.

Droga e ardhur në Shqipëri nuk është punë amatorësh dhe nuk është lënë në dorën e një njeriu.

Në fillimin e përhapjes së lajmit, shefi i opozitës, Basha, po fliste për ekonominë dhe vonë u kujtua se droga ishte e pranishme në të gjithë mediat dhe nuk mund të heshtte më. Dhe kur foli, ende pa ditur asgjë, ngriti alibinë e krimit, duke ia dhënë ngutshëm gjithçka qeverisë. Përse reagoi ai me vonesë dhe përse u ngut të krijonte lidhjen mes drogës dhe qeverisë? Kishte të dhëna të tjera, ndoshta të ditura, apo , si gjithnjë, bjeri t‘i biem! Dushmanit plak.

Pronari i magazinave, ku ishte duke u përgatitur përpunimi i mëtejshëm i drogës, pra zbarkimi i rreth 528 pakove nën dyshemenë e makinës, është një djalë i ri, Arbër Çekaj. Ai është edhe pronari i firmës “Arbri Garden“, kompani e kualifikuar e importit në Shqipëri.

Firma është krijuar dhe ka filluar nga aktiviteti në vitin 2012, 3 maj. Arbër Çekaj, si nënvizojnë mediat e ndryshme, ka edhe mbiemrin Kuliçi. Fiks apo rastësisht si mbiemri i ish-zëvendësdrejtorit të dikurshëm të Policisë së Shtetit,  Agron Kuliçi. Të dy nga Tropoja, por kjo, veç kësaj, nuk thotë asgjë tjetër, asgjë më shumë. Mund të jetë thjeshtë një rastësi, si mbiemri, si vendlindja.

Ajo që të turbullon mendjen është se në vitin 2013, jo rastësisht, Arbër Çekaj –Kuliçi ka përfituar pjesën më të madhe të financimit shtetëror për ngritjen e kapanoneve ku ishte dorëzuar “malli kolumbian”, rreth 200 mijë euro nga shteti dhe dihet se, në këtë vend, sidomos në atë periudhë të valës së ndërrimit të pushteteve, nëse nuk ke lidhje të forta , as një fije shkrepëse nuk e merr nga shteti, e jo më një financim të tillë.

Çuditërisht, e jo çuditërisht, po bëhen të gjitha përpjekjet, jashtë strukturave të shtetit, për t’ia mbyllur gojën kësaj historie dhe për të shpallur gjithë punën e Policisë si një detyrim i dhënë nga jashtë, nga e cila askush nuk mund të shpëtonte. E gjithë puna e Policisë së Shtetit po minimizohet, si një detyrim që nuk mund të kapërcehej dhe se, sipas shefave të opozitës dhe mediave pranë tyre, tregon se sistemi i përhapjes së drogës, ka kaluar nga një klan qeveritar në një klan tjetër.

Në të vërtetë çfarë fshihet pas gjithë kësaj sasie të pamasë droge?

Zëra pranë opozitës po përpiqen të lidhin gjithë këtë me emrat e bandës së Durrësit, të Lul Berishës dhe të kunatit të tij, Plarent Dervishit. Të jenë ata „ peshku i madh“ që po kërkohet? Apo mos gjithë kësaj loje politike po bëhen të gjithë përpjekjet për të fshehur ndonjë peshk tjetër, shumë më të madh dhe shumë më të fuqishëm se ata që janë ende në lojë nga banda e Durrësit?

97 ngarkesa, në më shumë se 5 vite, ka sjellë nga Kolumbia Arbër Çekaj –Kuliçi në Shqipëri. Ndoshta jo të gjitha kanë pasur drogë me vete, por shumë enigma janë hedhur në tregun mediatik, disa nga të cilat, për të fshehur të vërteta përvëluese që qëndrojnë poshtë dyshemesë së „mallit kolumbian“.

Enigma sapo është hedhur për zgjidhje. Diçka dihet: njerëzit janë porositur të heshtin. A do të mund Prokuroria e Krimeve të Rënda të hapë gojën e tyre? Që të dëshmojnë të vërtetën.

Nganjëherë koncepti i rremë i nderit dhe i besës është më i fuqishëm se e drejta e shtetit! Dhe pranimi i së të vërtetës!

13 komente në “Kush qëndron pas drogës kolumbiane”

  1. kashi says:

    zeni i babit duhet te kete gisht ne kete pune

  2. polici says:

    Shkrim i sakte,KULIÇI koka e droges dhe kjo dihet sepse SALIU dhe LULI jane terbuar se eshte humbje e madhe.A e dini sa i pasur eshte Agron Kulici.Bravo autori bravo TEMA dhe keta te pozites le ti gezohen suksesit te policise dhe le te flene gjume te mos thellohen me shume.Pozite e fjetur e neveritshme qe kane fakte dhe nuk flasin nderkohe qe Saliluli keta kriminele nuk rreshten duke shpifur.Bravo autori.

  3. edi says:

    familja berrisha & meta

    s’do shume mend per ta kuptuar .

  4. nexhat says:

    Pyetje banale, qendrojne ata qe e marin cdo dite me hundet etyre.

  5. lili says:

    Ku shkojne paret,pra kush nga hiçit behet multimillioner pa punuar askkund,pos ne traffik droge,aty i gjeni njerezet,kush po na ngre kulla e Hec ne gjithe shqipeine,fshat turistike kudo,deri ne stacion skie aeroport.

  6. A.Gj says:

    A nuk jane keto fakte?
    Kazani po zien.
    Por aktoret kete radhe jane shume te fuqishem dhe ishin ose jane kupola te shtetit Shqiptar.
    Lidhjet midis Arber Cekaj (Kulici eshte mbiemri i tij) me Agron Kulicin ish bodigardin e Sali Berishes die ish ZV/ Drejtorin e Pergjithshem te Policise tashme dihen.
    Por ne te ardhem e shpejte do te duhet te dalin ne drite edhe lidhje te tjera te Arber Kulicit me Edmond Panaritin, dhe akoma me interesante me Ambasadorin e Shqiperise ne Gjermani, Z. Artur Kuko, i cili beri te mundur realizimin e EU programit per kreditin prej 264 000 $, (kredit me initialpagesen: 606-AZH B-R pagese subvention skema / PARD -like Masa 2 “Arbri Garden shpk” Durres) duke futur ne qyp edhe Ministrin Gjerman te Bujqesise Christian Schmidt, ne nje kohe kur shuma e pergjithshme eshte 500 000$, per frigoriferat e firmes se Arber Cekaj Kulishi ne Durres, realizuar koj kredi ngt fondacioni “BESA” i Georg Soros.
    Edmond Panariti eshte njekohesisht edhe miku i mach i Balilit Eskobarit te Shqiperise qe ne Janar 2017 mori ne Delvine, tokat e ich Shkolles Ekonomike, ne nje hohe qe kishte nje flete arresti nderkombetar ne emer te tij.
    Ambasadori Shqiptar ne Berlin Z. Artur Kuko echte miku i Lefter Kokes, vellai i te cilit eshte Nard Koka njeri nga laresit me te fuqishem te parave te droges ne Shqiperi ne 2001, edhe kjo eshte e njohur.
    Ah sa per te freskuar kujtesen, Artur Kuko eshte ish Ambasadori Shqiptar ne NATO die ich Kandidat i Ilir Metes per President ne 2002, marreveshje kjo midis Nanos ehe Berishes, dhe qe “partitur atehere u dorehoq” duke i hapur rrugen Akeksander Moisiu u be president.
    Pra kemi lidhje te tilla midis politikes due bandave te krimit te droges, te larjes se parase dhe te krimit ekonomik qe jane tanime pak apo shume te dokumantuara nga partneret tane strategjike USA, Gjermani Itali etj.
    Se fundi, banditi polic Agron Kellici u mbijetoi, te pakten deri tani, te gjitha stuhive ne polici, pa i hyre nje gjemb ne kembe.
    Pyetja eshte a do te marrin pergjigjen e drejtesise te gjithe keta kriminele ordinere qe kane marre vendin penge?
    Une besoj tek Prokurorja e re, tek Drejtesia Amerikane dhe ajo Gjermane.
    A.Gj.
    Gjermani

  7. @ says:

    Bedri Islami, Altin Ketri, Elton Leka, Artur Ajazi, Anri Bala, por edhe te tjere “lehes” te kazanit qeveritar, jane sulur ne aksion per te “demaskuar” armikun e Shqiperise, dmth opoziten dhe duke lavderuar qeverine per rezultate kunder droges. Bejne sikur harrojne kanabizimin e Shqiperise ne vitet e fundit. Por as ne nuk harrojme Lazaratin e Berishes. Mos beni dallime, sepse te gjithe derrat nje turi kane dhe te gjithe duan sacme derri per ti fshire nga faqja e dheut.

  8. Spartaku says:

    Agron Kuliçaj eshte koka e ketij krimi te organizuar.Ai e ka patur punen e tij te zakonsheme kete,dhe po e bene akoma prej vitesh.Nuk e ka gjetur gje deri tani,sepse e mbronte Sali Berisha me njerzit e tij ne prokurorine e krimeve te renda.Krimet e renda punojne kushurinjet e Saliut,dhe nuk kane bere e as do bejne gje as ne te ardhemen,se jane te zhytur ne krime.

  9. Tropojani i Qerosit says:

    Bedriu i Bazes qe ben hotelin me leket e lad kostes sa leke ke marre per kete artikull? Familja çaka eshte rregjistru kulici ne kohen e Enverit dhe spo ndryshoj sistemi i gjithe fisi i tij e kthyen mbiemrin siç e kishin. Agron Kulici nuk ka asnje lidhje fisnore as krushqi me ta. Pse eshte nga tropoja nuk dmth qe eshte ose familjar i Berishes ose i Kulicit. Gjithsesi kuptohet qarte paniku nga droga qe ka kaluar lirisht dhe kerkohet nje lidhje e rreme qe te pakten publikisht te shmanigin publikun. Eshte njesoj me artikullin e rreme me dy fashatare me mbiemrin Kulici qe jane familjar te ketij Cakes te cilet i shkruanit kartolini Enver Hoxhes dhe ne median tuaj dilnin sikur ishin prinderit e Agron Kulicit. Turp ju e te fala qerosit nga tropojani yt i dashur.

  10. NjeQytetarOptimist says:

    Asgje seshte me e fuqishme se e drejta shtetit kur ligji funksjonon. Me shtetin dhe zjarrin skrruhet njeri..

  11. taraboshi says:

    Z.Bedri -Me te shqetesuar per kete ngarkes droge qe u kap po shoh kryetarin e opozites z.Lulush dhe kapter Bujar Nishanin . Po sikure ta sinjalizoni prokuroren e pergjithshme tju beje nje vizite ketyre dy e ti sherojne se po duken si te trembur nga kjo ngarkese e madhe shume miĺjonshe ne euro dhe nuk behet fjale ne leke .

  12. luli nga Kosova says:

    Sali Berisha dhe Lul Basha u dogjen ne kete rast. E gjithe droga dhe shkarkesat e meparshme kane qene nen mbikqyrjen e saliut serb dhe lulit te vocerr. E mjera shqiperi dhe i mjer popull cpo vuan me keto qelbesira dhe ishalla nje kancer i madh i zente brez pas brezi.

  13. alphade says:

    Plotesisht dakort me komentin e Spartakut ! Deri me sot thote Kulicaj
    nga Gjermania nuk jam denuar asnje here nga organet e drejtedise ?!
    Nuk je denuar, zoti Kulicaj sepse i kushe ” shpatullat e ngrohta” ! Kishit
    ne krye “Godfather-in” tuaj ,krushkun Sali Vicidolin dhe Zenen e pse
    gjithe sistemin e drejtesise ne duart e “Baces” dhe tash qe drejtesia i
    iku nga duart ,s’keni me kush t’ju mbroje rate ne carkun e policise dhe
    dale-dale se s’keni pare gje akoma ?! Pyetja ime eshte e thjeshte dhe
    vetem nje: Sa kokaine ke sjelle nga Medellini i Escobarit ne Shqioeri dhe
    ne Europe nder gjithe keto vite ? Por , per te nxjerre te verteten Ty ,zoti
    Kulicaj duhen perdorur metodat te .CIA- s dhe FBI me talibanet e Guan-
    tanamos se Kubes ?! Vetem keshtu Ti do nxjerresh lidhjet qe kur ke dale
    nga verra e semes, lidhjet tuaja me klanin tropojan berishian duke bere
    hendekun e dallimit midis malesireve te ndershem tropojane dhe malokut
    te Vicidolit dhe sejmeneve te tij ,miqve dhe krushqeve te Monstres se Vi-
    cidolit …….. ,!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje