INTERVISTA/ Artan Hoxha: Detajet e drogës kolumbiane që u kap në Durrës dhe kush qëndron prapa saj

28 Shkurt 2018, 19:46Politika TEMA

Policia shqiptare njoftoi se ka sekuestruar të martën në Porti e Durrësit 613 kg kokainë me një vlerë prej 180 milionë eurosh. Kjo është dhe sasia më e madhe e kapur ndonjëherë në vend. I ftuar në studion e RTSH në edicionin e lajmeve të orës 16:00 ishte gazetari investigativ Artan Hoxha.

Është kapur sasia më e madhe e kokainës dhe duket sikur nuk është dekonspiruar asgjë edhe pse janë arrestuar dy persona dhe pronari është ende në kërkim.

Në fakt numri i personave që janë shoqëruar për këtë ngjarje është me i madh, diku tek 9, por për arsye që i bën publike edhe drejtori i përgjithshëm i policisë së shtetit edhe kreu i prokurorisë së krimeve të rënda Besim Hajdarmataj, të cilët ja lanë hetimeve për shkak se kemi të bëjmë me një grup të strukturuar kriminal, me një grup shumë të fuqishëm, që ka porositur një ngarkesë që do të ishte shumë serioze edhe pë vendet e zhvilluara të BE, jo për një vend si Shqipëria, nbesoj se gjëja numër një që duhet thënë sot besoj se është një sukses, jo thjesht për sasinë rekord por per gjithçka që ka ndodhur gjatë këtij operacioni.

Artan, është suksesi i policisë shqiptare apo edhe në bashkëpunim me policitë e shteteve të tjera?

Unë nuk dua ti ndaj me thikë. Nuk mund të godasësh grupe të strukturuara kriminale të cilat janë shumëkombëshe dhe veprojnë në shtete të ndryshme. Imagjinoni, kjo sasi ka ardhur nga Kolombia, ka kaluar në Itali, ka kaluar në Maltë, pastaj ka ardhur në Durrës. Pra pa diskutim mbetet një sukses shumë i madh. Sigurisht ka patur këmbim informacioni me vendet partnere, sepse Shqipëria nuk ka një treg që mund të asimilojë një sasi prej 613 kg kokainë dhe shifra që ka dhënë deklaratën zyrtare Policia e Shtetit kur thotë se vlera në treg e drogës është 180 milionë euro, e ka bërë duke llogaritur një element. Kjo sasi ka ardhur me një sasi shumë të lartë pastërtie, pra është mbi 90 përqind, gjë që në gjuhën e narkotrafikantëve do të thotë se kjo sasi droge kaq e pastër nuk mund të hidhet në treg, sepse dëmton së pari klientët që e përdorin. Kjo sasi droge përzihet dhe vëllimi i saj nga 613 kg shkon në tre fish, 1.8 ton, apo edhe katërfish. Llogaritur me çmimin final që blehet nga përdoruesi në treg, shkon në 100 mijë euro për kilogram. Nësë kjo sasi droge do të dilet në tregun europian fitimi për narkotrafikantët do të ishte 180 milionë euro.

Por çfarë ka ndodhur? Dua të shpjegoj një detaj për qytetarët. Si ka mundësi që trafikantët tanë shkojnë dhe e marrin drogën në Amerikën Latine ku është burimi i kokainës? Atje mund ta blesh shumë lirë dhe të rritësh së tepërmi marzhin e fitimit. Sasia e kapur e kokainës mendohet se është blerë me një çmim 12.500 dollarë për kilogram në Kolombi. Duke përfshirë transportin që është kosto, kjo sasi kokaine del në treg me shumicë, kur grosisti i madh jua shet trafikantëve të vegjël me një çmim 24 euro për kilogram. Por një sasi e tillë që shkon tek 1.8 ton kokainë hyn në treg do të thotë se një operator i ri shumë i fuqishëm, po ndikon në një vend të fuqishëm të BE.

Destinacioni final nga informacionet që unë kam deri tani është Gjermania, vendi më i madh i BE që ka dhe tregun më të madh që mund të asimilojë ngarkesa të tilla. Por edhe në Gjermani futja e një sasie kaq të madhe kokainë sigurisht që ka vënë në alarm shërbimet inteligjente të atij vendi dhe besj se aty ka nisur lëvizja.

Përse magazinohet në Shqipëri droga, Artan?

Trafikantët për të maksimalizuar fitimet e tyre kanë shkuar në burim, Kolombi, e kanë blerë atë si dorë e parë, e kanë sjellë në Shqipëri. Këtu ajo do të përpunohej, ti rritej vëllimi, pesha e saj. Por ajo nuk mund të shkonte me një ngarkesë të vetme në Gjermani pasi do të ishte një risk shumë i madh, nëse kapet do të ishte një dëm qindra miliona eurosh për grupe kriminale.

Por çfarë bëhet? Ato shkojnë me ngarkesa më të vogla deri 10 kg që me çmimin e tregut të pakicës do të thotë 1 milion euro, që edhe po u kap ngarkesa të kenë mundësi ta rikuperojnë.

Magazinimi në Shqipëri nuk është hera e parë, dua të kujtoj rastin e qershorit të vitit 2014, në portin e Tivarit në Malin Zi u kapën 250 kg kokainë të cilat po ashtu vinin nga Amerika Latine dhe shkonin për llogari të një kompanie në Fier. Në atë rast kokaina u kap jashtë territorit shqiptar, unë pashë dhe kronikat e RTSH dhe besoj se ndërhyrja e politikanëve duhet të jetë vetëm për mbështetje të autoritetit të ligjit, pjesa tjetër do të është dështim për Shqipërinë nëse kjo sasi droge do të kishte hyrë në Shqipëri, do të ishte përpunuar në magazinat e Maminasit, do të kishte dalë nga territori shqiptar dhe autoritetet e vendeve fqinje do ta kishin kapur dhe do ta provonin nga vinte kjo.

Fakti që është kapur në Portin e Durrësit, brenda në magazinë, ju kujtoj me këtë rast një histori.

Konteineri ka dhjetë ditë që ka ardhur në portin e Durrësit. Trafikantët nuk kanë shpejtuar ta tërheqin konteinerin dhe e kanë lënë të kalojnë gjithë procedurat. Ata janë paraqitur në Portin e Durrësit për të bërë procedurat e tërheqjes së konteinerit. Gjatë mbrëmjes të së martës kanë çuar një trailer në të cilin është vendosur konteineri dhe ai është shoqëruar nga Porti i Durrësit në Maminas që është pika më strategjike shumë afër aeroportit ndërkombëtar të Rinasit, portit më të madh që ka Shqipëria, shumë afër kryeqytetit. Traileri është shoqëruar gjatë gjithë rrugës nga një automjet tjetër “Volkswagen” Caddy. Në të udhëtonte administratori i firmës. Policia e ka patur në mbikqyrje. Ajo i ka lënë deri në orën 1 pas mesnate. Policia ka ndërhyrë pas orës 2 të natës. Brenda magazinës është kapur shoferi Armando Pezaku, janë kapur 5 punëtorë. Ata në fakt po shpejtonin të shkarkonin bananet, për të nxjerrë shtresën e kokainës. Paralalisht me hyrjen në magazinë policia ka ndërhyrje në një aksion tjetër edhe tek makina që shoqëronte trailerin, “Volkswagn” Caddy. Policia ka krijuar një incident e më pas ka arrestuar dy persona mes tyre Roland Lushaj menaxheri i kompanisë, njeriu që ka koordinuar lëvizjet nga Porti i Durrësit deri në magazinë.

Në dijeninë tuaj a ka persona të tjerë në hetim?

Kemi të bëjmë me një grup shumë të strukturuar që shtrihet në disa shtete. Grupi është shumë i madh. Porkuroria dhe policia po kryejnë veprime për të gjetur baza të vendndodhjes së pjestarëve të këtij grupi që ndodhen brenda territorit shqiptar dhe po bashkëpunojnë me autoritete të vendeve fqinje, sidomos në Gjerman dhe Itali për të gjetur pjesën tjetër të grupit.

Duhet të ndjekim çfarë do të ndodhi më tej.

Duhet të kemi parasysh se kur lëviz një sasi e tillë nga burimi fillestar drejt tergut final që është BE, tregu më i pasur në botë, ka patur një garanci shumë të madhe. Garantët kur kapet një sasi kaq e madhe kanë pasojat sepse dikush do ta paguajë dëmin që është shkaktuar. Në pamundësi për tu kthyer paratë si granci në këto raste grupet kriminale eleminojnë personat që kanë dalë garantë. Në rastin e vitit 2014 menjëherë pas kapjes së kokainës në Malin e Zi, në Tiranë ndodhën tre dhe mes ture u vra nje bankier i nivelit të dytë. Uroj që autoritetet tona të kenë mundësi që parandalojnë goditje të nivelit të lartë. Një ngarkesë e tillë nuk lëviz pa një garanci shumë të fortë. Deri ku shkon garancia kjo është pjesë që duhet ta zbulojnë autoritetet dhe nuk dua të spekuloj.

12 komente në “INTERVISTA/ Artan Hoxha: Detajet e drogës kolumbiane që u kap në Durrës dhe kush qëndron prapa saj”

  1. mandakalli says:

    Lushaj nje tjeter qelbesire e klanit mafioz Berisha.

  2. O says:

    Kolumbiant do ulin ritmin e eksportit

    1. Sit back and relaks says:

      Mos i qaj hallin kolumbianeve se 600kg i kane vetem nje therrime. Kolumbia, Peruja dhe Bolivia jane prodhuesit qe mbajne tregun boteror. Portet e italise, sidomos jugun e kontrollon Mafia, Malta ben pastrimin e parave dhe Shqiperia magazinimin dhe shperndarjen. Me tharjen e hashashit parate po investohen fuqishem ne drogat e forta. Edhe linja e heroines nga turqia ne shqiperi e pastaj europe eshte aktive. Kur kapen 600kg llogarit qe ka kaluar 10 fishi i saj pa u kapur. Pagesat per keto lloj punesh bejen vetem cash dhe pastaj pastrohen nepermjet investimeve ne turizem, ndertim apo nepermjet banka e si ato te Maltes. Italia eshte ne fushate zgjedhore dhe partite kane nevoje per para dhe nuk perjashtohet mundesia qe peshku i madh fle ne itali. Vizitat e prokurorit antimafia dhe nderrimi i drejtorit te portit te durresit vetem pak dite perpara tregon qe informacioni ka ardhur nga italianet te ciler nuk kane pasur besim tek drejtori i hequr. Trafikantet me siguri i kane rene hilese por operacioni ishte nisur tashme dhe pagesa eshte bere mesa duket. Kjo i ka shtyr te luajne me fatin. Kontrollono sistemin TIMS nqs kane hyre persona nga amerika latine kohet e fundit.

  3. floriri Likes says:

    Asambli Tropoja … Lusha, Kuliçaj, Berisha !

  4. Cobo says:

    Kush ka aq leke e fuqi per te futur sasi te tilla droge? Nje I fuqishem duhet te jete.

  5. opinion. says:

    ky eshte nje krime se droga merr jete njeriu.
    por edhe krime edhe kunder avancimit te shqiperis drejte B-E,s.
    dikush nuk e kupton se per cka eshte fjala,per nje drige te forte qe kure te mesohet perdorusi nuk munde ta ndale deri ne vdekje.
    sipas dr nedicime,ka x viktima nga overdosa,ose mbi dosa.
    a, artan marku pak i egzagjrron gjerate se ,sipas nje policie ne tv te zvicres,nje kg shitet afro 40 mi franka apo me shtrjte,por mevaret nga standardi i shtetit ne tjetrin.por kto deklarata te policite ne tv jane para 20 viteve,dhe cnimet jane rrite.
    turpe per keta trafikante qe beren shqiperin si nje depo per trafike droge.

  6. hajduta says:

    Edhe ne themi ku i gjejne keta parate per vila e per kulla. Me 200 milione dollare ndertohet autostrade, jo me kulla!

  7. Pallosh , keto ngarkesa jane normale ne portin e Roterdamit apo Antverpes apo Marsejes apo Cadiz e Portimao.Ketu ka pune konkurenca .Kur flas per konkurrence nenkuptoj interesat e shteteve qe mbyllin ndonjeher te dy syte per te pasur keto fitime.Kryesosret jane sherbimet sekrete Hollandeze qe ne ameriken latine jane si ne shtepine e tyre edhe me shume infuence.Ketu kane gisht jugosllavet.Kur me je gazetar investigativ ene ti.Gjurmo me mire ose thuaj atyre qe te japin instruksionet qe ne mes jane jugosllavet nderlidhesa .Me jugosllav nenkuptoj serbo-malazezet.Kurse *spiuni* jane sherbimet sekrete hollandeze e jo vetem .Nuk eshte ceshtje ndershmerie profesionale policore etj .Por konkurrence e mirefillte interesash.Ku pa dyshim edhe italia e jugut ka gishtin e saj si spiune profesionale qe jane .

  8. Bahamas says:

    Lerini more keto dengla se jane te gjitha shpifje per te kriminalizuar rendin demokratik ne Shqiperi te vendosur qe ne vitin 1990-te nga studentet “dhjetoriste”,qe as sot nuk i dihet as nami e as nushani!
    Kane ngaterruar me qellim miellin e sojes me kokainen!
    Kjo ka qene nje prove qe beri biznesmeni i shquar,qe meqenese Serbia po na furnizonte me miell kanceroz,e gjeti me te udhes ta blinte miellin bio ne Kolumbi ku ka fusha pa fund,qe mbillet grure me nje kalli sa nje miser!
    Ky miell erdhi ne Durres dhe do provohej te gatuhej buke bio per shqiptaret e shkrete qe kane mbushur spitalet dhe varrezat si kanceroze!
    Kur te bejne analizat e ketij mielli nuk do dale kokaine,por miell buke!
    Tani jemi ne demokraci dhe kurre nuk mund te kete drogaxhinj,prostituta,vrases me pagese,politikane,doganiere,mjeke,gjyqtare apo prokurore etj te korruptuar!
    Te gjitha keto jane shpifje te komunisteve qe na kane pire gjakun per 50 vjet!
    Do thoni ju:Po te dale droge,kokaine,cfare do thuash ti?
    Po drogen nuk e shpikem ne shqiptaret,se Enver Hoxha nuk te linte te mbaje me shume se 5 pula e nje gjel e jo me droge!
    E mbolli bota e shesim ne!
    Kete tregeti e bejne te gjithe!
    Si puna e piramidave financiare,qe e hengrem vetem ne shqiptaret e varfer!
    Po te gjithe e paskan ditur se ekzistokan ishiuj Kajman,Of shore etj qe fshehin miliardat e krimineleve e hajduteve,por te gjithe kane heshtur!
    U vodh floriri i Shqiperise,por nuk u denua njeri pervec ca fshatareve te shkrete!
    U vodhen 7 miliard leke te Bankes secShqiperise,por Fullani ndoli pa lagur ndersa ne burg jane akoma vetem ca hidraulike,elektriciste,puntore ngarkim shksrkimi qe i moren sa per te plotesuar numurin e komisionit gjoja per djegien e parave te skaduara,qe me pas dolen ne treg!
    Ku ishim?
    Hicgjekundi!
    Kur keni lene politikanet te vjedhin zgjedhjet,gjyqtaret te japin vendime ne favor te fajtoreve ne kembim te milionave etj,pse te mos pranohen edhe keta drogaxhinjte?
    Kur vendoset me ligj qe kush gjyqtar hajdut miliarder,jep doreheqjen nga detyra,perjashtohet nga hetimi i Vetingut,a nuk eshte ky nje bashkepunim dhe amnisti per krimin mafioz”
    Kete pune e zgjidh vetem heqja e dekoratave te Enver Hoxhes,Rezoluta e denimit te Krimeve te Komunizmit si dhe zbatimi i ligjit te Dekriminalizimit!
    Mos harroni te gjeni fajtoret e Masakres se Tivarit dhe denimin e Enver Hoxhes qe prishi Mukjen!
    Vetem kaq mjafton qe populli yne te jetoje e mbreteroje ne paqe e lumturi,sic ju premtua ne 1990-ten,nga demokrati i shqyer ish komunist shoku Sali Berisha!

  9. shkelzeni says:

    Sali lushaj,nipi i Sali Berishes nga tropoja.

  10. Nga e di ti sa perqind e paster eshte ajo!? Qe ja fut mbi 90% e paster!? Apo futja kot se gojen tende e ke thua cte duash! Ju ben analizat nga laboratori!? Apo ta than ty ata te laboratorit te parit! Mos ha mut kot jo do behej aq jo po kaq ! Jo po te ben dem te meret e paster e teri e veri!!! More ca pike me debatin qe bere me saliun dhe mire ja bere! Po mos bej ekspertin per kto gjera .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje