"Spiuni" që tërboi Berishën: Çdo marrëveshje e re me Greqinë, më e mirë se ajo e Berishës dhe Bashës. Berisha për pak krijoi përplasje Turqi-Greqi-Shqipëri

28 Shkurt 2018, 18:02Politika TEMA

Ndër të paktat dalje publike të ekspertit Artur Meçollari në lidhje me marrëveshjen e detit me Greqinë është edhe pjesëmarrja e tij në vitin 2015 në emisionin “Top Show” në Top Channel.

Meçollari ishte i bindur se çdo marrëveshje e re do të ishte më e mirë se ajo e vitit 2009.

Marrëveshja e 2009 është më e keqja e mundshme për Shqipërinë.

Deti territorial dhe shelfi kontinental kanë parime të ndryshme delimituese.

Në këtë marrëveshje janë ndarë me të njëjtat parime.

E dyta, është një marrëveshje e paprecedentë në të drejtën ndërkombëtare: nuk ka asnjë marrëveshje ndërkombëtare që ndan 3 kufij në një marrëveshje”, shprehej në “Top Show”.

“Marrëveshja pretendonte se ishte për shelfin kontinental, por në përmbajtje mblidhte bashkë edhe hapësirat e tjera detare si deti territorial dhe zona ekonomike ekskluzive“, shprehej ai.

Në këtë kontekst, Artur Meçollari e quante marrëveshjen e vitit 2009 si një precedent të rrezikshëm ndërkombëtar, pasi përveç Shqipërisë, Greqia ndan det territorial edhe me Turqinë.

“Marrëveshja e 2009 ishte precendent i rrezikshëm, kërkon të destabilizojë regjimin detar në Egje.

Në instrumentin e ratifikimit ka një klauzolë që thotë: Greqia gëzon të drejtën të zgjerojë detin territorial në 12 milje kur ta shohë të arsyeshme.

Kjo është destabilizim i regjimit detar në Detin Egje.

Marrëveshja në termat e fshehur mes rreshtave i ka dhënë Greqisë në mënyrë automatike 12 milje detare.

I ka njohur kufirin maksimal të mundshëm”, shprehej Meçollari.

Aktualisht, deti territorial i Greqisë shtrihet deri në 6 milje.

Sipas Meçollarit, batuta e famshme e ish-ministres së Jashtme të Athinës Bakojanis, se me marrëveshjen e vitit 2009 me Shqipërinë Greqia arriti një objektiv strategjik, i referohej pikërisht qëllimit të mundshëm për ndryshimin e regjimit detar në Egje.

3 komente në ““Spiuni” që tërboi Berishën: Çdo marrëveshje e re me Greqinë, më e mirë se ajo e Berishës dhe Bashës. Berisha për pak krijoi përplasje Turqi-Greqi-Shqipëri”

  1. O says:

    Kufiri do gjejë permasat e dikurshme

  2. KURBETLLIU says:

    i nderuar, Artur Mecollari: GJysma e Shqipetareve Flasin GREQISHT…ta themi pa Frike Fare…Kane Mesuar shume Gjera nga Grteket..pse jo??
    Pore Shqipetaret qe kane Mesuar Greqishte ne Greqi KANE MBETUR SHQIPETARE..dhe Madje Shqipetare PATRIOTE DHE ATDHETARE TE VERTETE..
    Falangat Greke dhe Serbe, jane ato qe na KANE “PUSHTUAR” ME POLITIKANE TE TIPIT SALI BERISHA, Lulezim Basha..and &Co..
    Edhe Shqipetaret qe jane Kualifikuar ne Greqi, RESPEKT TE PLOTE, nese Dijen dhe mesimet e tyre i VENE NE SHERBIM TE VENDIT TE TYRE..Njohe personalishte shume Shqipetare te tille….midis tyre “Mbase” jeni edhe ju…kete do te ta Tregoj Koha..shkruajta “Mbase” per Ju..per ti thene Klanit Serbe qe e ka bere Shqiperine lesh e li:PSE SALI BERISHA Nuk PRONONCOHET ASNJEHERE, se si e “Mesoj” e Bija e tije Argita Malltezi Serbishten??
    PSE Sali Berisha nuk na thote asgje per NDERRIMIN E EMERIT TE GRUAS NGA Sllobodanka ne Liri???Kuptohet per te bere Karrjere te shpejte dhe Keshtu dilte se nuk kishte asnje Marredhenje me UDB-ne…
    SPIUNET I KEMI NE POLITIKE:JU UROJME SUKSESE Z.Mecollari::keni rastin te nderoni veten dhe shqiperine::LOL

  3. Arbi says:

    Spiuni ketu eshte Berisha e gjith horrat e tij qe shkaterruan shqiperine.ne burg familjarisht bashke me zagaret qe e ndjekin akoma,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje