Kukësi, Gjici “shpërthen” ndaj lojtarëve: Nëse nuk fitoni në ndeshjet e radhës mos më dilni para për rrogat, asnjë lekë nuk do të merrni

1 Mars 2018, 16:47Sport TEMA

Barazimi kundër Skënderbeut me rezultatin 2-2 u konsiderua si një humbje e madhe në kampin verilindor. Ekipi kampion i Shqipërisë humbi mundësinë për të fituar 3 pikë në ndeshjen kundër korçarëve, pasi po kryesonin me rezultatin 2-0 dhe i mbyllën 45-minutat e para me këtë rezultat. Golat e sulmuesit Ali Sowe tronditen kuksianet dhe tërbuan presidentin Safet Gjici, ai kërkoi një mbledhje urgjente.

Eduasportin.com zbulon se në mbledhje nuk ishte vetëm stafi teknik, por dhe lojtarët. Presidenti kërkoi që të ishin të gjithë. Lojtarët dhe stafi teknik u mblodhën në orën 10:00 në zyrën e presidentit Safet Gjici. Numri një i klubit foli ashpër me futbollistët dhe stafin e tij.

Nuk e kuptoj, a mund të ma shpjegojë dikush? Fituam 2-0 në pjesën e parë dhe në vend që të administronim ne ndeshjen futemi në presion. Si ka mundësi që u shthurëm kështu, ë? E kishim ndeshjen në duar, me dy gola avantazh dhe në Kukës barazohemi nga Skënderbeu. A ju vjen turp? Ju dhashë rrogat dhe premiot para ndeshjes me Skënderbeun. Jam presidenti më korrekt në Shqipëri dhe ju ma shpërbleni kështu? Duhet t’iu vijë turp nga vetja”, – tha Gjici ndër të tjera.

Ai kaloi dhe në emra të përvetshëm. Gjici u kap me trajnerin, por dhe me kapitenin Shameti që doli huq në golin e dytë të Sowesë, por dhe me sulmuesin Gurin. Rastet e tij të humbura u konsideruan skandaloze nga numri një i klubit. Gjici mori dhe masa ndaj lojtarëve të tij duke i kërcënuar me rroga. “Nëse nuk fitoni në ndeshjet e radhës mos më dilni para për rrogat. Asnjë lekë nuk do të merrni nëse nuk fitoni”, – u shpreh Gjici.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje