Drejtoria e Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve në Ministrinë e Drejtësisë ka proceduar penalisht katër punonjës të policisë së IEVP Fier pasi nga verifikimet e bëra rezulton se kanë ushtruar dhunë ndaj një të burgosuri në këtë institucion të vuajtes së dënimit.
Në datë 23.02.2018, tre të dënuar janë shoqëruar forcërisht nga Grupi i Sigurisë së Institucionit në ambjentet e veçanta të izolimit, pasi kishin kryer shkelje të rregullores.
Gjatë shoqërimit të të dënuarve, punonjësit e policisë së lartpërmendur kanë ushtruar dhunë fizike ndaj të dënuarit K.G.
Pas hetimeve të kryera nga SHKBB rezultoi se punonjësit e policisë së Institucionit të Ekzekutimit të Vendimeve Penale Fier R.L., A.H., Sh.S. dhe B.S. kanë konsumuar elementë të veprës penale “Kryerja e veprimeve arbitrare”, e parashikuar nga neni 250 i Kodit Penal.
Materialet proceduriale i kaluan për ndjekje Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier.(TemA)
Kur i burgosuri nuk bindet ose kur ben cubin, rojtaret pa asnje dyshim duhet te perdorin forcen. Nuk ka “xhentilese” me kontigjentet e burgut. Jane mesuar qe t’i kundervihen ligjit dhe te bejne te “fortin”! Prandaj sherben burgu: – per te paguar ate qe i kane bere shoqerise. Asnje meshire per malaviten.