Bill Gates tregon sekretet e suksesit të tij: Kjo është arsyeja

2 Mars 2018, 16:15Bota TEMA

Bill Gates u bë pjesë e Reddit, në sesionin “Më pyesni çdo gjë”, ku iu përgjigj një sërë pyetjesh, duke filluar nga mendimet e tij mbi ndryshimet klimatike në birrën e tij të preferuar.

Megjithatë, përgjigjia më interesante e miliarderit, ishte se si u bë aq i suksesshëm dhe i pasur.

“Më ka ndihmuar shumë edukimi i mirë, shkolla publike nga klasa e gjashtë dhe më pas shkolla private ku vazhdova studimet,” tha Gates. “Pra me shumë mundësi unë nuk do të isha i suksesshëm nëse nuk do t’i isha përkushtuar teknologjisë dhe matematikës ashtu siç zgjodha të bëj,” tregon businessmag.

Formulimi i pyetjes ishte shumë interesant: A do të ishte bërë kaq i suksesshëm Bill Gates, nëse do të vinte nga një familje me të ardhura të ulëta.

Babai i Gates ishte një avokat në vendin e tij të lindjes.

Në moshën 13 vjeçare ai u fut në shkollën Lakeside, e cila ishte një nga 6 shkollat private më të mira në vend.

Gates më pas ndoqi për dy vjet Universitetin e Harvard, përpara se ta linte dhe të fillonte kompaninë Microsoft.

“Unë isha një nxënës i shkëlqyer në shkollën e mesme. Unë kam qenë shumë i mirë në shkrimin e kodit që në moshën 20 vjeç. Ëndrra për realizimin e kompjuterit u bë realitet në vitet 1990,” tha ai.

“Tani unë jam duke punuar për të qenë një baba i mirë dhe të përmbush qëllimet ambicioze të Fondacionit që janë zhdukja e poliomelitit dhe malaries. Unë mendoj se është gjithmonë mirë të kemi qëllime ku suksesi juaj është në dyshim dhe unë e kam këtë në shumë fusha duke përfshirë punën që bëj për ndryshimet klimatike”.

1 komente në “Bill Gates tregon sekretet e suksesit të tij: Kjo është arsyeja”

  1. shpresoj, por s'e besoj says:

    E qe kur e kemi zhduke ne malarjen, por na u kthye ne vitet e demokracise. Ndersa ku Bill Gates eshte nje mashtruesi me i madh boteror dhe nje hajdut i madh. Koha, vendi dhe menyra e organizimit te sistemit ekonomise tregut ja ka favorizuar te gjitha. Pa le kur hedh neper mesazhe edhe llotarine 250 miljoneshe Bill Gates dhe rrenjet e hajduterise jane perhap si rrenje kanceri ne çdo qelize te botes, ngado mund ti gjesh. Keta e drejtojne boten sot.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje