Paralajmërimet e presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, për aleatët e NATO-s janë “të papranueshme” dhe nuk iu ndihmojnë përpjekjeve për të ulur tensionet, tha aleanca të premten, një ditë pasi lideri rus tha se vendi tij ka zhvilluar armë të reja bërthamore,shkruan rel.
“Deklaratat ruse, që kërcënojnë me sulme ndaj aleatëve, janë të papranueshme dhe kundërproduktive”, tha zëdhënësja e NATO-s, Oana Lungescu, transmeton Reuters.
“Ne nuk duam një Luftë të re të Ftohtë ose një garë të re të armatimit”, tha Lungescu, duke shtuar se sistemi i mbrojtjes raketore në Evropë nuk është kundër Rusisë.
Të enjten, Putin ka thënë se Rusia ka zhvilluar armë të reja strategjike, përfshirë një raketë me fuqi bërthamore, e cila, sipas tij, mund të fluturojë për kohë të pacaktuar.
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha të premten se Rusia nuk po shkel asnjë marrëveshje ndërkombëtare për kontrollin e armëve.
“Rusia nuk planifikon të futet në ndonjë garë armësh”, tha Peskov.(TemA)
Siguria e nje shteti te pavarur kushdo qofte s’varet nga retorika, premtimet apo fjale ne pergjithesi. Varet nga qellimi. USA duke vendosur sistemin mbrojtes ne Poloni, Rumani dhe Ceki ariti dy qellime , Kercenonte hapur Rusine dhe mburrej te Evropianet se i mbronte nga “agresioni” rus. Por Putin me fakte u vertetoi se sistemi mbrojtes evropian eshte i pa vlefsh kunder armeve te reja ruse. Pra ata raketa te USA jane per “scrap”. Tani disa politikane evropian perpiqen te thone dicka qe te duken te shqetesuar por ne te vertete s’dine cfare te thone. Pra kejo quhet “shah dhe mat”. Keto lloje armesh do i duhet te pakten 20 vite qe USA ti prodhoje dhe s’duket se USA ka mundesi sepse ata jane te perqendruar qe homoseksuale ne ushtri te jene te mirepritur.