Një vendim i fundit i FDA-së (Administrata e Ushqimit dhe Ilaçeve) në Amerikë mund të konsiderohet si një hap historik në luftën kundër kancerit. Terapia e re e miratuar nga FDA-ja është në praktikë terapia e parë gjenetike e bazuar te qeliza që bëhet e aksesueshme në SHBA.
Ajo quhet terapia CAR-T dhe funksionon mbi bazën e qelizave T (lloj qelizash autoimune) të vetë pacientit . Këto qeliza merren nga pacientët dhe modifikohen me një gjen të ri, i cili kodon një proteinë specifike. Qelizat e modifikuara T vendosen në trupin e pacientit, ku nisin të sulmojnë qelizat kancerogjene.
Gjiganti i farmaceutikës Novartis ka gjeneruar preparatin Kymirah. FDA ka aprovuar përdorimin e tij për një lloj të kancerit akut të gjakut, leukemia limfoblastike. Vendimi i hap dritën jeshile përdorimit të Kymirah për të trajtuar fëmijët dhe të rinjtë që nuk kanë përmirësime nga terapitë e zakonshme apo që kanë përkeqësime të gjendjes. Në eksperimentet klinike, terapia gjenetike është provuar efektive dhe ka sjellë përmirësim në masën 83 % të rasteve në vetëm 3 muaj. Novartis i ka vënë çmimin 475.000 dollarë për vetëm një trajtim, ndërsa premton se nuk do të paguajnë asgjë pacientët që nuk përmirësohen brenda muajit të parë.
Një epokë e re
Sipas Institutit Kombëtar për Kancerin, janë rreth 3 100 raste të reja me leuçemi limfoblastike çdo vit.
“Me aftësinë për të riprogramuar qelizat e pacientit, me qëllim që ai vetë ta luftojë kancerin, ne po hyjmë në hapësira të reja të inovacionit mjekësor”, thotë komisioneri i FDA-së, Scott Gottlieb. “Teknologjitë e reja si terapia gjenetike dhe qelizore kanë potencialin për ta transformuar mjekësinë dhe për t’i hapur rrugë kurimit të shumë sëmundjeve të rënda”, thotë ai.
Përgatiti: Gazmira Sokoli
Ishalla i bi kanceri gjithë ekipit drejtues dhe pronarëve të NOVARTIS-it , që jo vetëm ta provojnë të parët , por edhe ta provojnë ta paguajnë të parët . Ndigjoje o ZOT kërkesën time .
Urrejtja e të paaftit për të aftin, (ose ajo e të varfërit për të pasurin) është ndoshta shkalla më e lartë e urrejtjes. Edhe kur mundohesh ta justifikosh me mirësi, si në këtë rast, ajo përsëri mbetet shumë e shëmtuar dhe konflikt bazë për gjithcka.
475 000 dollar vetem per nje trajtim… vetem per supertepasurit. Nese aftesia eshte kjo atehere ju flisni si nje plesht i afte pasanik dhe nuk e kini problem nese ju plas kanceri ne familje (qe kurre mos qofte)!
NOVARTIS ISHALLA JU KAP KANCERI JUVE DHE NJERZIT TUAJ QE TE SHKONI NE PIDH TE ROBEVE MOR PLERA
Amminnn degjoje zerin e kometuesve o zot