Ka ndërruar jetë 54 vjeçari që mbeti i plagosur dje me armë zjarri, pasi ndërhyri për të ndalur agresorët të grabisnin një pikë këmbimi valutor në Fier.
54 vjeçari Agur Vernozi nuk ka munduar t’i mbijetoje dot plagëve te marra dje, teksa ndërhyri te ndihmonte pronarin e pikës së kembimit valutor.
Ndërkohë mësohet i Exchange, Gëzim Hoxha është në gjendje të qëndrueshme shëndetësore.
Për këtë ngjarje policia ka arritur të arrestojë në një kohë rekord tre autorët e dyshuar për grabitjen, Zini Fyraj, Lulëzim Demiraj, Dashamir Gergali.
Njoftimi i policisë për ngjarjen e djeshme:
Në ndjekje nga policia kapet në lumin pranë fshatit Baltëz njëri prej autorëve i cili për t’i shpëtuar policisë u hodh në lumë. Autori i dytë kapet te ura e Baltëzës. Gjithashtu kapet autori i tretë i cili ishte fshehur në një banesë në fshatin Baltëz.
Arrestohen në flagrancë shtetasit:
Zini Fyraj, 37 vjeç, banues në Sevaster, Vlorë.
Lulëzim Demiraj, banues në Vajzë, Vlorë.
Dashamir Gergali, 41 vjeç, banues në Zhupan, Fier.
Arrestim i tyre u bë pasi në datën 02.03.2018, rreth orës 10:55 në vendin e quajtur “Zogu i Zi” Fier këta shtetas nën kërcënimin e armës kanë vjedhur një pikë këmbimi valutor.
Autorët e dyshuar kanë qëlluar me armë zjarri dhe për pasojë janë plagosur 2 shtetas, pronari i exchange, shtetssi G.H, 64 vjeç dhe një shtetas tjetër që ndodhej aty pranë, shtetasi A.V, 54 vjeç.
Të dy shtetasit ndodhen në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve. Menjëherë polica u vu në ndjekje të autorëve të cilët janë larguar me mjetin tip “Benz” me targa AA 879 JG (dyshohen të jenë të falsifikuara).
Si rezultat i ndjekjes nga policia, autorët braktisën mjetin dhe u larguan me vrap në këmbë.
Policia kapi fillimisht njërin prej autorëve i cili në përpjekje për t’i shpëtuar policisë u hodh në lumin pranë fshatit Baltëz.
Pas ndjekjes u kap autori i dytë në vendin e quajtur “Ura e Baltëzës” si edhe autori i tretë në një banesë në fshatin Baltëz. Policia ka sekuestruar çantën me paratë që u vodhën në exchange.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Eshte per tu habitur se si mediat nuk thone nje fjale per lehtesine e armembajtjeve te cdo lloj kalibri.Kishin ardhur nga vlora,bene nje shetitje mu ne mes te fierit me tre kallash ne dore,e tj.
Ndoje dite, do shikojme te eci tanku ne parqe lodrash per femij,e nuk do reagojme.