Kapja e 180 mln euro kokainë, dalin në gjyq dy të arrestuarit. Avokati: Klienti im s’ka lidhje, është thjesht punëtor

2 Mars 2018, 13:39Kronika TEMA

Dy të arrestuarit lidhur me kapjen e 613 kilogramëve kokainë në Portin e Durrësit kanë dalë para trupës gjykuese ditën e sotme.

Prokuroria ka kërkuar masën e arrestit me burg për pritësit e mallit Donaldo Lushaj dhe shoferit të trajlerit, Armando Pezaku

Gjithashtu Prokuroria ka kërkuar që seanca ndaj dy të arrestuarve të zhvillohet me dyer të mbyllura kërkese e cila është pranuar nga  Gjykata.

Por avokati i Donaldo Lushaj, Maks Haxhia ka kërkuar që seanca të zhvillohet me dyer të hapura, pasi sipas tij nuk ka asgjë për të fshehur.

“Nuk ka asgjë për të fshehur. Klienti im Donald Lushaj është një punëtor që paguhet me 25 mijë lekë.

Nga 7 punëtoret që ishin aty u arrestua vetëm klienti im. – është shprehur avokati.

Ndërkohë është shpallur në kërkim administratori i firmës “Arbi-Garden” shpk me qendër në Manzë, Arbër Cekaj, pasi kokaina u gjend në kontenierin që ai kishte marrë banane nga Kolumbia.

Jo më larg se dje administratori i firmës Arbër Cekaj, i cili ndodhej në Gjermani, u shpreh se nuk ka lidhje me kokainën e sekuestruar në kontenier brenda ambienteve të kompanisë së tij.

Gjithashtu ai tha se do të vij në Shqipëri dhe do të dalë para drejtësisë, pasi pretendon se është i pafajshëm. (TemA)

 

2 komente në “Kapja e 180 mln euro kokainë, dalin në gjyq dy të arrestuarit. Avokati: Klienti im s’ka lidhje, është thjesht punëtor”

  1. Tarasat says:

    Me se e vertet ,peshku i madh noton diku larg !

  2. shpresoj, por s'e besoj says:

    Pronari bananeve s’ka lidhje me kokainen, puntoret s’kane lidhje, po kush ka lidhje une? Nje justifikim prej idioti i Maks Haxhise. Futeni dhe Maksin brenda si bashkepuntor! Po pse per cilin ka ardhur aty ai kontinier qe nga Kolumbia apo per Agron Kuliçin? Shikojini mire ca pune ju te prokurorise e rrasini ne burg, sekuestro dhe gjithe pronave, po ashtu dhe avokateve qe mbrojne krimin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje