Policia e Sarandës në bashkëpunim me Prokurorinë e Sarandës, kanë ndjekur një hetim proaktiv prej disa kohësh, për goditjen e një grupi kriminal në fushën e narkotikëve, të cilën e kanë finalizuar me sukses.
Në kuadër të këtij hetimi proaktiv Policia e Sarandës së bashku me Prokurorinë Sarandë dhe në bashkëpunim me Forcën Operacionale të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, D.V.P.Gjirokastër dhe Policinë Kufitare Sarandë, kanë zhvilluar një operacion të koduar ”Piramida”, ku si rezultat kanë kapur dhe arrestuar shtetasit:
A.S 36 vjeç, banues në fshatin Vrinë, Konispol, (i cili është kapur në flagrancë me mjetin e tij duke transportuar 18 kg lëndë narkotike kanabis).
A.L, 21 vjeç, banues në fshatin Shalës, Konispol, (i dënuar më parë për trafik të lëndëve narkotike , i ndaluar me pseudonimin “babi”, si organizator i grupit).
A.K 29 vjeç, banues në Sarandë, (organizonte punën për gjetjen e lendës narkotike).
A.H 22 vjeç, banues në fshatin Ninat, Konispol, (bënte magazinimin e lëndës narkotike).
K.M 32 vjeç, banues në Tepelenë, (posedues i lëndës narkotike).
E.D, 22 vjeç, banues në Sarandë, (transportues i lëndës narkotike).
M.Z 28 vjeç, banues në Sarandë, (transportues i lëndës narkotike).
F.D, 25 vjeç, banues në Konispol, (transportues i lëndës narkotike).
E.M 28 vjeç, banues në Sarandë, (kontrollues i rrugës nga do kalonte lënda narkotike).
T.R 42 vjeç, banues në Sarandë, (financues për blerjen e lëndës narkotike).
E.B 21 vjeç, banues në Gjirokastër, (magazinues i lëndës narkotike).
O.H 52 vjeç, banues në fshatin Ninat, Konispol, (ruante ambientin ku magazinohej lënda narkotike).
Si dhe u bë shpallja në kërkim i shtetasve:
– E.V., transportues i lëndës narkotike nga fshati Shalës në drejtim të kufirit të gjelbër.
– R.H., transportues i lëndës narkotike nga fshati Shalës në drejtim të kufirit të gjelbër.
– F.(D.).D., transportues nga kufiri i Gjelbër drejt shtetit Grek.
– M.D., kontrollues i rrugës për kalimin e lëndës narkotike.
Shtetasit e mësipërm në mënyrë periodike, sipas një zinxhiri funksional të dyshuar kriminal, kanë organizuar transportin e lëndës narkotike nga rrethet Tepelenë dhe Gjirokastër në drejtim të zonave kufitare të Bashkisë Konispol, të cilën e magazinonin në disa ambiente në zonën pranë kufirit e më pas organizonin trafikimin e saj drejt shtetit Grek tek persona për të cilët po zhvillohen hetime.
Nga hetimet e kryera ka rezultuar se këta shtetas në periudha të ndryshme kohore kanë trafikuar lëndë narkotike kanabisi në drejtim të shtetit Grek, në bashkëpunim me të tjerë shtetas të cilët janë kapur e ndaluar në shtetin Grek më datë 30.01.2018, si dhe në të tjera raste për të cilat për arsye hetimi nuk bëhen të ditura.
Policia ka sekuestruar në cilësine e provës materiale:
9 automjete ndër to 5 mjete luksi, lendë narkotike kanabisi dhe 21 aparate celularë.
Shtetasit e mësipërm akuzohen për veprat penale ”Grup i strukturuar kriminal” dhe ”Trafikimi i lëndëve narkotikëve”, të parashikuara nga nenet 333/a dhe 283/a/2 të Kodit Penal.
Nuk ka mundesi, vetem verioret merren me droge.
Nga 12 veta 9 jane Camuqa te pa bese, nga Konispoli, Ninati, Shalesi… qe diten falin Namaz dhe naten kalojne canta me drog ne Greqi.
Artin e krimit dhe mashtrimit e kane ne gjak. Imagjino keta tipa kriminelesh Islamik ti besh “shtetas Grek”…. oooooo Zot i madhe.