Gjykata e Tiranës pranoi kërkesën e prokurorisë për të pushuar hetimet ndaj ish-deputetit të PDIU-së, Aqif Rakipi, i cili u përfshi në një aksident me pasojë vdekjen e një shtetasi, në gusht të vitit të kaluar.
Sipas prokurorisë, e cila u bazua në dy akte ekspertimi, ish-deputeti Rakipi rezultoi i pafajshëm në atë aksident fatal për jetën e një kalimtari. Sipas ekspertëve, ndërprerja e menjëhershme e rrugës nga viktima si dhe fakti që Rakipi ka patur një fushëpamje të kufizuar për shkak se anës rrugës kishte ndaluar furgoni nga ku zbriti viktima, e zhveshin nga përgjegjësia ish-deputetin Rakipi.
Ndërsa, sa i takon faktit që ai u largua nga vendngjarja për t’u dorëzuar në Komisariatin e Policisë nr. 2 në Tiranë, argumentohet me gjendjen e rënduar psikologjike për shkak të aksidentit. Mësohet se edhe familjarë të viktimës kanë dhënë pëlqimin e tyre, duke deklaruar se nuk kishin asnjë rezervë për hetimet si dhe ndaj ish-deputetit Rakipi.
Në këto kushte, Gjykata e Tiranës pranoi kërkesën e prokurorisë, duke vendosur pushimin e hetimeve ndaj Aqif Rakipit. /tch/
Rrofte drejtesia! Me ne fund mund te jetojme te qete ne Shqiperi!
Te aksidentosh dike per vdekje dhe te ikush nga vendi i ngjarjes? Une nuk e dije se cfare kane ne mendje keta palo prokurore/gjyqtare por eshte krim dhe denohet me burg. “Hit and run” bjeri dhe largohu eshte veper penale ne te gjitha vendet normale te botes por jo ne shqiperi. Turp.
obobo cfar behet ,kane mare nje dore leke te shkretit familjar dhe kane mbyllur ceshtjen