Porositësi kryesor i bananeve dhe i 613 kilogramëve kokainë Arbër Çekaj rezulton se ka dalë nga Shqipëria tre ditë përpara se prokuroria dhe policia të bllokonin ngarkesën e dërguar nga Kolumbia, raporton Top Channel.
Sipas sistemit TIMS Arbër Çekaj është nisur të dielën nga Rinasi me destinacion Gjermaninë. Në këtë vend pronari i kompanisë “Arbri Garden” udhëtonte shpesh.
Sipas dosjes që ndodhet në prokurorine e Krimeve të Rënda hetimi për kokainën është regjistruar në datën 27, pikërisht në ditën kur automjeti bashkë me kontenierin ka dalë nga kalata për tu zhdoganuar, pra pak orë përpara se të zhvillohej operacioni antidrogë.
Pasi mjeti dhe kontenieri kanë qendruar në port për 19 ditë, shoferi Armando Pezaku dhe menaxheri i “Arbri Garden”, Donaldo Lushaj janë paraqitur për të kryer zhdoganimin. Siç thuhet në dosje, ky proces ka zgjatur katër orë, ku dhe është konstatuar nga hetimi doganor shqiptar që ka njoftuar menjëherë autoritetet për dyshimet.
Drejtuesit e operacionit të Prokurorisë dhe Policisë së shtetit kanë vendosur gjatë kësaj kohe që ta mbajnë nën vëzhgim mjetin për të parë se ku do të dorëzohej ngarkesa e kokainës. Ajo çfarë është parë nga skanimi tregojnë pjestarë të grupit të hetimit është shtresa e dyfishtë e salduar mes ngarkesës së bananeve dhe drogës.
Me vëzhgim automjeti i kompanisë “Pelikan Transport” është ndjekur deri sa ka hyrë në magazinat e “Arbri Garden” në Maminas. “Pritëm”, shpjegoi në anonimat një burim, “derisa nisi shkarkimi i pak pakove me banane dhe u ndërhy menjëherë”.
Por të vetmit të arrestuar janë ata që e shoqëruan ngarkesën të cilet do të dalin para Gjykatës së Krimeve të Rënda si të dyshuar për trafik ndërkombëtar droge sipas korridorit të ndjekur nga kontenieri, Kolumbi duke kaluar tranzit në Itali, në Maltë e mandej në Durrës.
Arbër Çekaj ndodhet në arrati për të njëjtën vepër, ndërkohë që nën hetim përveç kompanisë së tij është edhe kompania e transportit “Pelikan Transport”.
Por prokurorët dhe policia duhet të zbulojnë më tej nëse është apo jo Arbër Çekaj porositësi kryesor i 613 kilogramëve kokainë. Ajo që dihet është se një sasi kaq e madhe nuk mund të jetë për tregun e brendshëm.
O Kulicaj, bobo nxirr ne shitje mobilerine Versaci qe kishe ne zyren e shtetit tani me gjithe kolltuqet dhe cifteline. I nxjerr dhe “kazani” ne televizora te japin mend per policine e shtetit si duhet organizuar. Po huh mor Kulicaj si duhet organizuar policia e shtetit na thuaj njehere si Republike “Bananesh”..Haha.. Vari ujkut melcite ne qaft..
po cfare lidhje ka kompania e transportit rrugor aman.
kete rast ishte pelikani, mund te ishte kushdo kompani transporti tjeter sic jam dhe une apo tjera te cilat bejne transporte cdo dite per mijera subjekte dhe konteinere. ku dime ne cfare kane brenda, ne i marrim te plumbosur i dorezojme te plumbosur ne magazina dhe presim njoftim per largim pasi shkarkohet malli.
malli nuk eshte se u gjend brenda ne kamion apo pjese te tij, u gjet brenda konteinerit qe vinte nga kolumbia.
shteti te mos merret me shofere e magaziniera te merret me peshqit e medhej sic i qujane ndryshe.
25 vjec ato copa punetoresh, bene kapje te mdhe keto.
apo skeni cfr thoni se skeni kapur gje dhe nxorret keto qyaret.
Aksioni eshte dekonspiruar qe kur u nderrua drejtori i portit para disa ditesh. Ai ishte mesazhi qe ngarkesa eshte e humbur. Thjesht trafikantet kane vazhduar operacionin normalisht per te mos rene ne sy dhe jane larguar pa zhurme nderkohe qe jane lajmeruar qe malli eshte nen survejim. Personat qe jane arrestuar dine aq sa di nje hamall. Pritesi i mallit tani do jete ne ameriken latine me pashaporte dhe identitet fals qe e ka pasur gati prej kohesh per ta perdorur ne situata te tilla. Hetoni personat qe autorizuan nderrimin e drejtorit dhe do shkoni tek bashkepunetoret ne qeveri.
Aksioni eshte dekonspiruar qe kur u nderrua drejtori i portit para disa ditesh. Ai ishte mesazhi qe ngarkesa eshte e humbur. Thjesht trafikantet kane vazhduar operacionin normalisht per te mos rene ne sy dhe jane larguar pa zhurme nderkohe qe jane lajmeruar qe malli eshte nen survejim. Personat qe jane arrestuar dine aq sa di nje hamall. Pritesi i mallit tani do jete ne ameriken latine me pashaporte dhe identitet fals qe e ka pasur gati prej kohesh per ta perdorur ne situata te tilla. Hetoni personat qe autorizuan nderrimin e drejtorit dhe do shkoni tek bashkepunetoret ne qeveri..