Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, ka reaguar pas kapjes së 180 milion eurove kokainë në Portin e Durrësit.
Ky institucion hedh poshtë perëndimet se ishte një operacion i përbashkët me vendet e tjera duke shtuar se operacioni ishte vepër e strukturave shqiptare.
Drejtoria e Doganave nënvizon se ka qenë në një linjë me Policinë e Shtetit në këtë operacion.
NJOFTIMI I DOGANAVE
Drejtoria e Përgjithshme e Doganave hedh poshtë çdo përpjekje abuzive për të krijuar mjegull e shpërndarë lajme të rreme mbi operacionin e suksesshëm të tre ditëve më parë në bashkëpunim me Policinë e Shtetit dhe Prokurorinë e Krimeve të Rënda, përmes të cilit u sekuestruan 613.35 kg kokainë.
Administrata Doganore në vijëmësi ka përfituar asistencë në rritje kapacitetesh dhe logjistikë nga partnerët ndërkombëtare dhe bashkëpunon dhe shkëmben rregullisht informacion me agjencitë partnere, por ky operacion ishte vepër e strukturave të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave dhe Policisë së Shtetit, me mbështetjen e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, rrjedhojë e funksionimit të sistemeve, procedurave doganore dhe bashkëpunimit efektiv.
Ky fakt është për ne i rëndësishëm, sepse dëshmon gadishmërinë, aftësinë dhe vendosmërinë me të cilat Drejtoria e Përgjithshme e Doganave të Shqipërisë dhe Policia e Shtetit, po bëjnë detyrën e tyre në mënyrë korrekte.
Drejtoria e Përgjithshme e Doganave falenderon të gjitha strukturat e përfshira në këtë operacion dhe e siguron opinionin publik për të gjithë vendosmërinë për të rritur në çdo hap cilësinë e aktivitetit te saj, në shërbim të ligjit, qytetarëve dhe sipërmarrjes vendase dhe të huaj.(TemA)
Sa te vdesi Salikari do Te ja ze une dashnore Lirien e do behem babi Zenit
E shemtuar eshte dreqi por gjithe ato miliona e hijeshojne mire.
Mos ki gajle Sali shkallimi se paret qe vodhe ti do ti harxhoj une me gjithe qejf.
Pirç o Mane pirç i thone kesaj. Po operacioni i sekuestrimit te droges nga ne do kryej pse nga kush do kryhej? Ne territorin shqiptar eshte pergjegjesi e organeve te shtetit shqiptar ndalimi apo sekuestrimi i cdo lloj malli te ndaluar apo kontrabande, nuk do vinte karabinieria italiane te bente sekuestrimin e droges. Ajo qe tha KM eshte qe operacioni ishte teresisht shqiptar cka do te thote qe hetimi, pergjimi, infiltrimi, etj ishin te tera shqiptare pa dijenin e partnereve cka eshte e pabesueshme dhe nje genjeshter qe nuk ka debil ta besoje. Operacioni ka qene i mirekoordinuar me partneret por arsyeja se pse KM jone i meshon kaq shume qe operacioni ishte i teri i joni eshte qe te tregoje qe tashme kemi nje polici-prokurori te paster dhe ku nuk ka rrjedhje informacioni, thjesht nje reklame e tipit Fuga me shume ne morine e reklamave dhe marketingut ne ndertimin e nje realiteti imagjinar ne syte e publikut te brendshem dhe ne syte e atij te huaj. Deri ne pranvere Qeveria duhet te kete ne leter disa bilance pozitive qe ti paraqesi si suksese kur te vije koha per hapjen e negociatave me BE-ne dhe miqte nderkombetare te Rames ketu ne Shqiperi vendosen njezeri qe ta lejojne qeverine Shqiptare te marri meritat per kete rast, pasi shitja e kapjes se droges si sukses vetem i policise shqiptare eshte dhe nje sukses personal per perfaqesuesit e BE ketu dhe nje plus ne CV personale te tyre per kerrieren e tyre te metejshme, nderkohe qe nje deshtim i hapjes se negociatave me shqiperine do ishte nje minus per ta ne syte e shefave te tyre ne Bruksel. Nqs KM do e kishte paraqitur kete thjesht si sukses te policise dhe si pjese se punes se saj rutine ne luften ndaj krimit, pa permendur ishte e tera apo jo pune e policise tone nuk do behej nje zhurme kaq e madhe e tipit e lagu se lagu bishtin rosaku. Por mesa duket lenia e marrjes se merites e tera nga policia jone i vjen pershtat edhe Qeverise edhe agjencive partnere qe po merren me hetimin e kesaj linje trafiku. Qeveria merr kredibilitet brenda dhe jashte ndersa agjencite partnere ruajne asetet e tyre te infiltruara brenda karteleve, pasi shitja e kesaj historie si nje kapje rastesore thjesht me analize risku synon qe t’ju coje mesazh Boseve te karteleve qe kjo qe ndodhi ishte thjesht nje bad luck dhe jo pjese e nje hetimi te mireorganizuar dhe mirekoordinuar midis agjencive partnere qe luftojne trafikun e droges.