Kokaina në Durrës, Gjykata lë në burg dy të arrestuarit

2 Mars 2018, 14:10Kronika TEMA

Gjykata e Krimeve të Rënda ka lënë në burg dy të arrestuarit Donaldo Lushaj dhe shoferin e trajlerit, Armando Pezaku, lidhur me kapjen e 613 kilogram kokainë në Durrës që vinte me një kontejner nga Kolumbia.

Pas përfundimit të seancës, avokati i Donaldo Lushaj, Maks Haxhia tha se klienti i tij është një punëtor dhe nuk ka lidhje me drogën.

Dukle folur para gazetrëve Haxhia gjirthashtu tha se nuk ka përgjime që implikojnë administratorin e firmës “Arbi-Garden” për sasinë e kapur të kokainës.

“Donald Lushaj është një punëtor që paguhet me 25 mijë lekë dhe nuk ka asnjë post në kompani.

Nuk u paraqitën asnjë provë dhe janë lidhur vetëm me faktin se janë kapur 613 kg drogë.

Nuk ka asgjë përgjim që lidhet me implikimin e Arber Cekaj”- ka thënë Maks Haxhia.

Ndërkohë është shpallur në kërkim administratori i firmës “Arbi-Garden” shpk me qendër në Manzë, Arbër Cekaj, pasi kokaina u gjend në kontenierin që ai kishte marrë banane nga Kolumbia.

Jo më larg se dje administratori i firmës Arbër Cekaj, i cili ndodhej në Gjermani, u shpreh se nuk ka lidhje me kokainën e sekuestruar në kontenier brenda ambienteve të kompanisë së tij.

Gjithashtu ai tha se do të vij në Shqipëri dhe do të dalë para drejtësisë, pasi pretendon se është i pafajshëm.  (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje