Dy vlerësime ka marrë publikisht filmi “Vdekja e Stalinit”, komedia e zezë që flet për betejën brenda Byrosë Politike të partisë Komuniste për të zënë vendin e diaktatorit sovjetik.
Një nga ato është ndalimi që iu bë në Rusi (si për të përmbushur komplotin e sajuar të filmit, kjo ndodhi në minutën e fundit, pasi ministri i hutuar dhe kontradiktor i Kulturës ndau mendjen). Vlerësimi i dytë është pritja që filmi ka marrë në Gjeorgji, atje ku u lind Stalini, dhe ku endet akoma hija e tij.
Për disa javë, filmi u shfaq në dy nga shtatë kinematë e Gjeorgjisë dhe pjesa më e madhe e inteligjencës së vendit mendon se ai ka njehsuar të kaluarën ashtu si ata kërkonin. “Ishte mjaft i vërtetë dhe i saktë”, thotë një deputet i opozitës gjeorgjiane që dikur ka qenë i përfshirë në një përpjekje të pasuksesshme për të përditësuar muzeumin lavdi-thurës të Stalinit në qytetin e lindjes së diktatorit, Gori.
Të tjerë thonë se prisnin një komedi, por në të vërtetë kanë parë një tragjedi të vërtetë –“tragjedinë tonë të përbashkët”.
Edhe pse filmi i vendos ngjarjet në vitin 1953, filmi përshkon gjithë periudhën e Stalinit, me skena që risjellin terrorin e Madh të vitit 1937 duke eksploruar edhe periudhën e gjetjes së pasardhësit të tij, prej disa muajsh. Ka ekzagjerime, sigurisht: stafi në daçën e Stalinit nuk u vra pas gjetjes së trupit të tij, dhe nuk pati masakrim të zi-mbajtësve që u përpoqën të jenë të pranishëm në funeral.
Pavarësisht këtyre, fleksibiliteti i autorit Iannucci me faktet lejon për një lloj gjysmë të vërtete emocionale që madje, arrihet rrallë edhe në dramat historike që mbështeten mbi kërkime skrupuloze. “Në tërësi filmi arrin të sjellë situatën e një terrori të përgjithshëm”, thotë Tim Blauvelt, historian në universitetin Ilia në kryeqytetin e Gjeorgjisë, Tbilisi.
Filmi godet edhe më fort për shkak se marrëdhënies në përballje të Gjeorgjisë me birin e saj më të famshëm. Nga njëra anë, ai është “ish-gjeorgjiani” që ndëshkoi vendlindjen e vet përpara se ta shtypte pavarësinë e saj jetë-shkurtër në vitin 1921. Nga ana tjetër, ai është djali vendas që ia doli deri në krye, fitoi luftën dhe sundoi rusët.
“Diçka që Perëndimi me gjasa nuk e kupton sesa i rëndësishëm është ky film për këtë pjesë të botës”, thotë Natalia Antelava, gazetare gjeorgjiane organizata e së cilës ka marrë çmime për ekspozimin e qasjes ndërkombëtare të dizinformatave ruse. “Eshtë një film vërtet i rëndësishëm për gjeorgjianët ta shohin, sidomos për shkak se ne jemi në pikën ku Stalini është në qendër të krizës së identitetit të Gjeorgjisë”. Paraqitja si një trup kockë e lëkurë, ndotur me njolla urine në ekranin e madh është një pamje e mirëpritur për gjeorgjianët që shqetësohen se Rusia po përdor kultin e Stalinit për të ndalur Gjeorgjinë nga kursi i saj pro-perëndimor.
Në vitet e fundit, grupe ksenofobe e homofobe të sponsorizuara nga Rusia janë bërë gjithnjë e me më shumë ndikim në Gjeorgji. Ata kanë prirjen të mblidhen rreth Stalinit si një simbol të nacionalizmit anti-perëndimor. Statuja të Stalinit janë shfaqur në disa fshatra gjeorgjianë, ndërsa një marshim i kohëve të fundit që shënonte ditëlindjen e tij, tërhoqi turma më të mëdha dhe në moshë më të re, se zakonisht.
Kjo nuk është hera e parë që kufoma kinematografike e stalinizmit ka ndërhyrë në Gjeorgji dhe Rusi. Në vitin 1986, “Repentance”, një realizim metaforik për terrorin e madh nga regjisori gjeorgjian, Tengiz Abuladze, u shfaq më në fund pas vitesh të tëra pezullimi.
Në të gjithë ish-Bashkimin Sovjetik, njerëzit u dyndën drejt kinemave për të parë trupin e personazhit si Stalini të zhvarrosej në ekran. Ishte një moment social katarsisi që u bë pjesë qendrore e periudhës së Perestrojkës. Por, paralajmëron Antelava, “Stalini është shumë më i vagullt sot sesa ishte në vitet tetëdhjetë”, dhe aty ku Gorbaçovi sponsorizoi shfaqjen e “Repentance”, regjimi i Putin ka ndaluar “Vdekjen e Stalinit”.
Për vite me radhë, qeveria ruse ka rehabilituar në heshtje Stalinin në narrativën zyrtare, pjesë e përpjekjes për të përdorur historinë – në veçanti rolin përcaktues të Rusisë gjatë luftës së dytë Botërore- si një mënyrë për të nxitur krenarinë ruse dhe për të zgjatur sundimin e Putin.
Në këtë kontekst, është e lehtë të shohësh sesi filmi përbën rrezik ndaj imazhit zyrtar të Stalinit si një lider i ashpër-por-i mençur, që thyente disa vezë për të gatuar një omëletë të shijshme. Një këshilltar në ministrinë ruse të Kulturës, tha se filmi “ç’shenjtëron sumbolet tona historike”.
Por Blauvelt vë në dukje arsyet e tjera përse filmi mund të ketë tingëlluar pak si shumë aktual.
“Kemi këtë grup oligarkësh që në thelb, me Stalinit në krye, janë të tmerruar nga njëri-tjetri. Më pas, Stalini vdes. Kulmi shkoi. Cili është hapi tjetër?” Ndërsa Vladimir Putin shpejt do të zgjidhet për mandatin e katërt (dhe teorikisht të fundit), ka gjasa që disa njerëz të fuqishëm në Kremlin t’i bëjnë vetes të njëjtën pyetje.
Në Gjeorgji, figura e Stalinit nuk përdoret për të legjitimuar qeverinë, por fantazma e tij hyn në çdo debat për të ardhmen e vendit. Ata që kërkojnë një rrugë liberale e europiane për Gjeorgjinë, duan ta largojnë frymën e tij dhe të mësojnë nga krimet, ndërsa tradicionalistët, mbështetësit e Rusisë, dëshirojnë të rehabilitojnë kujtimin e tij dhe të ringrenë statujat.
“Ne thjesht nuk e dimë se ç’duhet të bëjmë me Stalinin”, thonë analistët. Filmi i Iannucci-t mundëson një përgjigje bindëse: të qeshet me të.(tesheshi)
Kjo eshte fund e krye propagande qe ska pothuajse asgje te perbashket me realitetin. Me miliona vrasin e dhunojne sot superfuqite dhe satelitet e tyre dhe shume pak thuhet rreth ketij krimi kurse ne ky film na tregoka te kunderten e asaj qe njeh historia per kete strateg te luftes se Dyte Boterore qe i vetem i dha dermen hordhive te Hitlerit dhe pasonjesve te tij neper Europe. ç’fare do te thote kjo propagande? pra qe te mos luftojne popujt sot kunder krimeve te perditeshme qe kryejne ushtrite e superfuqive dhe te vendeve te zhvilluara.Ndryshe nuk ka si spjegohet kjo histeri antistaliniste nderkohe qe Hitleri dhe Duçja flene neper muzeume dhe frymezojne sivellezrit e tyre te sotshem qe perfeksjonohen me prodhime armatimesh te vrasjes ne mase.Dita dites vriten nga keto arme ane e kend botes por zhurma propagandistike ndaj ketyre krimeve aktuale eshte e mekur krahesuar me histerine antistaliniste.Mos vall po ushqehet nje Hitler i ri qe duhet mbuluar e fshehur nga kjo propagande deri sa Boten ta perfshije nje aventure e re zhdukjesh milionshe nga faqja e dheut?
STALINI ESHTE FITUES I LUFTES SE DYTE BOTERORE DHE UDHEHEQES I BASHKIMIT TE SOVJETEVE ..! AI I PERKET HISTORISE , E CILA PA DYSHIM QE E KA VLERESUAR NE MENYRE POZITIVE..!
STALINI i dha derrmen ushtrise naziste te Hitlerit. Ky eshte strategu i shquar i ushtrise se kuqe ne luften e dyte boterore, ku e ndoqi bishen naziste deri ne strofullen e saj ne BERLIN. Prandaj t’i japim Cezarit ate qe i takon Cezarit.
Kur vdiq Stalini presidenti i SHBA,-se i madhi Russvelt,e qau dhe tha: Qe sot nuk kam me se me ke te debatoj.Pra edhe pse ishi dy ekstreme te te njejtit litar njerezor Respekti dhe nderimi per ate qe mendonte ndryshe qe i madh.Stalini qe Komandanti dhe Strategu ushtarak me i madh i kohes se Tij.