Starova: Aleancave nuk kemi çfarë t’u bëjmë, i druhem më shumë gjykimit

3 Mars 2018, 12:33Sport TEMA

Trajneri i Partizanit, Sulejman Starova, ka folur sot në një konferencë shtypi në lidhje me gjendjen e skuadrës sdhe ndeshjen e nesërme me Teutën në “Niko Dovana”. Ai foli dhe për lojtarët që nuk po luajnë, alencat dhe gjykimin:

“Ndeshje të lehta nuk ka. Teuta është skuadër, që para pak ditësh ka marrë fitore në transfertë. Ka mbeshtetje financiare. Ka momente të mira dhe luhatje, por kemi një ndeshje të fortë kundër saj.

Nëse fiton një ndeshje, nuk ke garanci për firtore të njëpasnjëshme. Loja e mirë është garanci për ndeshjet e tjera dhe jo goleada. Ekipi po bën një lojë të mirë.

Dëmtimet? Kemi një grup të plotë, sepse tashmë dihet që duhet kohë për të pritur Telushin dhe Çanin, por lojtarët kryesorë i kemi të gatshëm. Shpresoj që të tre të japin kontribut brenda ketij viti, bashkë me Fejzullahun.

Jam i kënaqur nga loja e Prognit, Asanit dhe Bardhit. Soue bëri një lojë të mirë në Kukës, por ka ndeshje që s’ka prek top më këmbë. Kemi shpresë të kemi vazhdimësi, pasi kjo ka rëndësi.

Abdurrahimi? Unë bazohem tek ekipi dhe them që në janar nuk ka lojtarë qe sa vijnë dhe hyjnë në formacion. Më i lëhtë është reparti difensiv si Belica dhe Gojkoviç. Ramadani, Sulejmani dhe Kulum po presim të japin maksimumin.

Nuk kemi kundërshtarë vetëm Kukësin dhe Flamurtarin, pasi në garë janë edhe Laç, Kamza, Teuta, Luftëtari dhe Vllaznia.

Aleancat në kampionat? U druhem më tepër gjyqtarëve dhe shpresoj të na gjykojnë mirë. Aleancave nuk kemi çfarë t’u bëjmë, por të paktën duhet gjykimi të jetë i drejtë. Media është partneri i vetëm që të rritet niveli i kampionatit, duke goditur me fjalë gjyqtarin dhe t’i kërkohet llogari.

Të ardhmen time e ka klubi në dorë dhe ai vendos se si do të vazhdojë.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje