Flamurtari, Duro: Kemi mungesa, por shkojmë për fitore në Shkodër

4 Mars 2018, 14:24Sport TEMA

Trajneri i Flamurtarit, Shpëtim Duro, ka folur në konferencë shtypi sot për duelin e neserm ne “Loro Borici” kunder Vllaznisë.

Trajneri i vlonjatev ka deklaruar se ky duel do të jetë mjaft i vështirë, duke parë edhe mungesat e shumta që ka ekipi i tij.

“Nuk më vjen mirë, pasi edhe në ndeshjen me Luftëtarin kishim 5-6 mungesa. Edhe në këtë ndeshje kemi mungesa të rëndësishme. Javën e kaluar ishim me shumë probleme dëmtimesh dhe kartonësh, por e rëndësishme është që kreativitetin e kemi para dhe jemi shumë të gatshëm për objektivat dhe finishin e kampionatit.

Jemi në pozita, ku çdo ekip kërkon fitoren. Ne kemi objektivat tona dhe Vllaznia ka objektivat e saj, ndaj dhe shpresoj që në fund të fitojë ai që do ta meritojë.

Kam 6-7 mungesa, ku mes tyre është edhe portieri Nurkoviç, i cili është i dëmtuar. Kemi portierë të  rinj, siç janë Qirko apo dhe Sali, që kanë aftësi të mira. Për shkak kartonësh, mungojnë edhe Sidibe e Useini”, tha Duro.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje