Tragjedi në futbollin italian, gjendet i vdekur në hotel kapiteni i Fiorentinës, Davide Astori

4 Mars 2018, 12:27Sport TEMA

Tragjedi në futbollin italian. Kapiteni i Fiorentinës, Davide Astori, 31 vjeç, është gjendur i vdekur në dhomën e tij të hotelit “La di Moret”, në Udine, ku skuadra e tij gjendet për ndeshjen e me Udinezen.

Mbrojtësi me shumë mundësi ka vdekur në gjumë, ndoshta nga një atak kardiak. Ndeshja Udineze-Fiorentina është shtyrë.

Astori ka lënë një vajzë dyvjeçare, Nikolën.

Ai është rritur te akademinë e Milanit dhe në karrierën e tij ka luajtur edhe me Kaljiarin dhe Romën.

1 komente në “Tragjedi në futbollin italian, gjendet i vdekur në hotel kapiteni i Fiorentinës, Davide Astori”

  1. Nji lazial i vertet says:

    Grande ? uomo RIP. u prefsh ne paqe Davide ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje