Liverpooli bën detyrën ndaj Newcastle

3 Mars 2018, 20:35Sport TEMA

Liverpooli është rikthyer sërish në vendin e dytë në Premierligë pas një fitoreje të lehtë ndaj Newcastle United në shtëpi këtë fundjavë pas fitores së pastër 2-0 në “Anfield”.

Në takimin e javës së 29-të të Premierligës, skuadra e drejtuar nga gjermani Jurgen Klopp, tregoi superioritetin e tyre ndaj skuadrës së 16-të në renditje, duke e dominuar plotësisht.

Liverpooli kaloi në epërsi vetëm pas 40 minutave lojë pas sulmeve të shpeshta, kur Mohamed Salah e konvertoi në gol pasimin e Oxlade-Chamberlain në minutën e 40-të.

Në fillim të pjesë së parë, “Të kuqtë” realizuan një aksion të bukur, i cili u mbyll me një super gol të Sadio Manes.

Kjo humbje e mban Newcastle në zonën e rrezikshme që e rrëzon nga liga, pasi edhe pse e 16-ta, ka vetëm 29 pikë, dy më shumë se Crystal Palace dhe Stoke City që kanë nga 27 secila në vendet 18 dhe 19 përkatësisht.

Ndërsa, Liverpool tani ka grumbulluar 60 pikë, 15 më pak se lideri Manchester City, por një më shumë se rivali Manchester United,

Rezultatet e Premier League.

Burnley 2-1 Everton

Leicester 1-1 Bournemouth

Southampton 0-0 Stoke

Swansea 4-1 West Ham

Tottenham 2-0 Huddersfield

Watford 1-0 West Brom

Liverpool 2-0 Newcastle

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje