Në Shkup, Prokurorja e Posaçme publike tha se po bëhen hetime financiare në shtete të tjera evropiane lidhur me paratë e nxjerra jashtë vendit nga Maqedonia, që dyshohen për lidhje me krimin
Sipas krye-pokurores së posaçme, Katica Janeva, hetimet po bëhen në Çeki, Britani, Greqi, Holandë dhe vende të tjera, për të parë nëse në bankat e huaja janë derdhur para të lidhura me korrupsionin dhe krimin.
Zonja Janeva tha se ka shumë materiale të mbledhura që po analizohen çdo ditë, por pa përmendur konkrektisht persona, ose firma që janë vënë nën hetim. Ajo tha gjithashtu se së shpejti mund të ketë akuza.
Kryeprokurorja e Posaçme njoftoi gjithashtu se po hetohet edhe projekti i ashtuquajtur “Shkupi 2014”, që ka të bëjë me ndërtime të shumta, fasada të stileve antike dhe përmendore të shtrenjta, të vendosura në qendër të Shkupit.
KJO KAM BESIM QE MUND TE BEJE TERMET , POR JO ARTA MARKU .NE SHQIPERI NUK I HYN GJEM NE KEMB ASKUJ ,SA TE JETE RAMA NE QEVERI .
Sa e bukur kjo rrota e kaçkavallitt
ky shkrim nenkupton, ne shqiperi po bahet nami…termet e quajne te Tema…dine te tathen humoritet e temes