Shpërndarja e drogës nuk kursen as besimet fetare: Popi ortodoks serb zbulohet si trafikant, kapet me klerikun transvestit

4 Mars 2018, 10:44Rajoni TEMA

Prifti ortodoks serb Milan Jordoviç, 41 vjeç, u arrestua së bashku me një mësues katekizmi, Zoran Marinkoviç, pasi u kapën duke trafikuar një sasi të konsiderueshme hashashi.

Gazeta që i referohet policisë serbe nuk specifikon vendin ku u kap prifti.

Milanoviç bënte një jetë të dyfishtë: prift dhe baba shembullor paradite, ndërsa në darkë dilte lokaleve me shoqëri të tjerë, pinte dhe bënte “jetë të ëmbël”.

Edhe pse në fshatin Pozhega ai ishte prift shembullor, bashkëshort dhe baba i një djali, pop Milani kishte një fytyrë krejtësisht të ndryshme.

“Sipas hetimeve, prifti kryente një jetë mjaft të ëmbël dhe të trazuar. Nga njëra anë ishte një qytetar i shquar, një klerik që njerëzit besonin, megjithatë, në të njëjtën kohë ai kishte disa punë e lidhje të dyshimta.

Ai kishte një marrëdhënie të çuditshme me bashkëpunëtorin e tij Marinkoviç, i cili ishte tranvestit dhe i pëlqente të veshë rroba grash. Prifti  gjithashtu kishte futur në rrethin e tij edhe një grua nga Pozega”, shkruan gazeta Kurir.

Prifti, ngarkesën që u kap me drogë e kishte fshehur në një ngarkesë me fruta dhe pula që e justifikonte për të furnizuar kishën, e cila shpërndan ushqime për të varfrit.

Të dy e kanë pranuar në polici se merren me trafik lëndësh narkotike. Ata janë dënuar me 30 ditë burg nga gjykata, ndërkohë prokuroria ka nisur hetimet për trafik dhe lidhje me organizatë të strukturuar kriminale.

5 komente në “Shpërndarja e drogës nuk kursen as besimet fetare: Popi ortodoks serb zbulohet si trafikant, kapet me klerikun transvestit”

  1. Dy ushtare greke kapen rob says:

    Cfare domethne popi

    1. Hoxh Armandi says:

      Profeti jone muhamet preferon femije 9 vjecare.

  2. murgesha says:

    Dosa me breke nejloni,,diten ”engjej” naten ”djaj” dhe murgeshat e shkreta(shoqet e tfg) u besojne moj u besojne,,,,,,,,,

  3. thoma dhima says:

    Papu transvestit ?! Hahaha…ke sa te duash ne Gerrqi.

  4. Glauk says:

    Servet moterqi..a jane dhe bastarde.

    Edhe behen prifterinj edhe jane te degjeneruar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje