Kategoria Superiore/ Luftëtari me hap Europe, fiton duelin ndaj Kamzës

5 Mars 2018, 15:57Sport TEMA

Luftëtari ka marrë një tjetër fitore të rëndësishme në sfidën e parafundit të javës së 23-të të Kategorisë Superiore duke mundur në fushën e saj një rival direkt për Kupat e Europës siç është Kamza.

Një fitore minimale për gjirokastritët me shifrat 1-0, por që i jep tre pikë të arta që i ngjisin bluzinjtë në vendin e katërt në tabelën e renditjes.

Një gol i shënuar nga mesfushori Rapo në minutën e 69-të pas një goditje nga distanca, por që u ndihmua dhe nga një gafë e rëndë e portierit Gjonikaj, i cili nuk arriti të kontrollojë në mënyrë të duhur topin, i dha fitoren skuadrës së Hasan Likës.

Me këtë sukses gjirokastritët mbajnë vendin e katërt në tabelën e renditjes me 34 pikë të grumbulluara, ndërsa Kamza zbret në vendin e shtatë me 32 pikë të mbledhura.

Java e 23-të mbyllet me sfidën e fundit që do të zhvillohet në orën 17:00 që do të jetë mes Vllaznisë dhe Flamurtarit që do të luhet në stadiumin “Loro Boriçi”. (TemA)

Më poshtë goli i shënuar nga Donald Rapo.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje