Sulejman Starova nuk do te jete me trajner i skuadres se Partizani.
Bordi drejtues i te kuqve ka vendosur te ndryshoje drejtimin e pankines duke vendosur ne vend te Staroves, zv trajnerin Klevis Dalipin.
“Pas barazimit 1 – 1 të arritur në Durrës ndaj Teutës bordi drejtues i klubit zhvilloj mbrëmjen e së dielës një mbledhje urgjente.
Duke analizuar situatën aktuale dhe objektivat që ekipi synon për pjesën e mbetur të sezonit, drejtuesit e klubit kanë kërkuar dorëheqjen e Sulejman Starovës nga drejtimi i ekipit, vendim i cili është pranuar edhe nga traineri Starova. Në vijim të sezonit futbollistik drejtimin e skuadrës do ta marrë Klevis Dalipi.
Një ndryshim i tillë është konsideruar i domosdoshëm nga drejtuesit në kuadër të strategjisë së rinovimit dhe për ti dhënë një impuls pozitiv lojës dhe rezultateve të skuadrës.
Klubi falenderon trainerin Sulejman Starova për kontributin e dhënë gjatë këtyre viteve në klub dhe në drejtimin e skuadrës”, thuhet ne njoftimin e Partizanit. (TemA)
MOS KERKONI EKIP , PARIZANI ESHTE KUNDER PARTIZANIT
TURP DHE JAZEK……….
Po kini te drejte ! Sharko dhe emro trainer. Po c’te beje gruaja e shkret ,kur mjelli eshte i zi? Si mund te gatuaje kulacin e bardhe ?
Erion Brace a ishte dakort?!