Edgar Çani “gëzon” stafin e Partizanit, zhvillon seancën e plotë stërvitore me grupin

6 Mars 2018, 16:26Sport TEMA

Skuadra e Partizanit i është rikthyer sot përgatitjeve për ballafaqimin e radhës ndaj Luftëtarit.

Në drejtimin e trainerit Klevis Dalipi dhe stat teknik grupi i lojtarëve ka zbritur në ambjentet e “Qendrës Stërvitore të Ekipeve Kombëtare” në Kamëz në orën 13:00.

Në seancën e sotme me skuadrën është bashkuar edhe sulmuesi Çani i cili ka zhvilluar programin e plotë stërvitor, ndërsa portieri Hoxha edhe pse prezent nuk është përgatitur me grupin sot si pasojë e një dëmtimi të lehtë.

Megjithatë gardiani i kuq nuk rrezikon për sfidën ndaj gjirokastritëve.

Përgatitjet do të vijojnë të mërkurën me seancën e radhës në program në orën 13:00.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje