Shpërblim i dyfishtë për Luftëtarin, premio e veçantë për “kokën” e të kuqve

6 Mars 2018, 15:02Sport TEMA

Luftëtari është ekipi i momentit, nuk ka diskutim. Fitorja me Kamzën, e dyta radhazi pas asaj në Vlorë me Flamurtarin, e ngjiti ekipin e trajnerit Lika në vend të 4-t, që do të thotë se shanset e Europës janë të mëdha dhe tani gjithçka e kanë në dorë vetë gjirokastritët.

“Vipsport.al” mëson se futbollistët e Luftëtarit do të shëprblehen për dy fitoret e fundit dhe kjo gjë do të ndodhë para ndeshjes së radhës me Partizanin.

Janë dy shpërblime që do të jepen nga drejtuesit e ekipit para ndeshjes në kryeqytet, duke i motivuar edhe më shumë futbollistët për të vazhduar kështu.

Po ashtu, mësohet se për një fitore të mundshme me Partizanin, lojtarët e Luftëtarit do të kenë një premio të veçantë. Nuk përmenden shifra konkrete, por para ndeshjes të së shtunës me Partizanin lojtarët do të mbushin xhepat, ndoshta edhe pas saj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje