Ministria e Arsimit ka reaguar lidhur me falsifikimin e diplomave nga drejtuesi i ish-universitetit “Kristal”.
Përmes një njoftimi për mediat, ky institucion sqaron se “refuzon kategorikisht aludimet se ka regjistruar diploma të falsifikuara që i përkasin institucioneve që janë mbyllur, pas verifikimit të kritereve të ligjshmërisë në vitin 2014.”
Më tej Ministria nënvizon se nga 1 shatori 2014, asnjë nga këto universitete nuk ka pasur të drejtë të lëshojë asnjë diplomë ndaj studentëve.
“Ministria e Arsimit kërkoi nga institucionet e mbyllura që të dorëzojnë të gjithë regjistrat që disponojnë me emrat e studentëve. Universiteti “Kristal” nuk pranoi të dorëzojë regjistrat sipas kërkesës zyrtare.
Pas kallëzimit që iu bë këtij universiteti për këtë shkelje të radhës, ndërhyri prokuroria dhe i sekuestroi regjistrat. Pas mbylljes së hetimeve nga prokuroria, regjistrat u depozituan në arkivin e Ministrisë së Arsimit.
“Prej kohës së mbylljes së këtij universiteti, institucione dhe individë të ndryshëm kanë kërkuar të dinë nëse diplomat që kanë marrë nga ky universitet janë të vlefshme apo të falsifikuara.
Në ministri kanë mbërritur kërkesa për këtë verifikim, por në 86 raste të shqyrtuara pas kërkesave zyrtare, rezulton se asnjë prej tyre nuk është e vlefshme dhe nuk figuron në regjistrat që ministria disponon” nënvizon ministira e Arsimit. (TemA)
Ah more Salih poshtersia cfare si beri ketij vendi qe te dhuroj qdo gje por si shperblim mori shkaterrim, krim dhe korropsion. U zhduksh me fare dhe fis oj rrace e ndyre serbo-boshnjake.
Mire ju e mbyllet si institucion po liçensen ja late apo ja hoqet se n .q .s ja keni lane liçensen ai vazhdon sikur çdo gje eshte ne rregull por po ja patet heq liçensen asgje nuk mund te beje .Tjeter , me nje komision ngaministria mbyllen vepfimet me proçes verbal dhe merren rregjistrat e ruhen ne vende te veçanta e keshtu mbyllet perfundimisht aktiviteti .
Keta duhen gropusur,dhe eshte pak.
Kur tani qe eshte i mbyllur,ky bastard shet Diplloma,llogarit se çfar baterdie ka bere
kur ka qene hapur.Nuk besoj se ka dëm me te madh qe i eshte bere kombit shqiptare
se sa shitja e Dipllomave.Drejtora Shkollash me 8 klase,vetem e vetem sepse jan militante!
Dhe kjo eshte vetem maja e asbergut.