FOTOT: Njihuni me tregtarin e veçantë, Dog

7 Mars 2018, 14:11Lifestyle TEMA
FOTOT: Njihuni me tregtarin e veçantë, Dog

Ka një shitës në rrugët e Vietnamit, i cili i sfidon të gjithë dhe gjithashtu i bën të gjithë të kthejnë qoftë edhe një herë kokën nga ai apo nga produktet që tregton.

Bëhet fjalë për një maçok 3-vjeçar dhe pronarin e tij, Le Quoc Phong, i cili e quan maçokun Dog (qen). Sëbashku ata punojnë prej kohësh në këtë treg. Si një tregtar i vërtetë, Dog është gjithmonë i veshur mirë dhe tërheq vëmendjen me veshjet e tij, teksa fiton para për të jetuar, shkruan tesheshi.

Ai duket si një yll rroku, teksa i pëlqejnë akulloret, të udhëtojë dhe të flejë gjumë. Sipas pronarit të Dog, maçoku ka shumë të dashura dhe shumë fëmijë nëpër qytet.

Le Quoc Phong thotë: “Maçokut tim i pëlqen të bëjë foto. Është shumë bashkëpunues kur vjen puna për të veshur kostumet. I kam vënë këtë emër të veçantë, Dog (qen) pasi zakonisht merr frymë dhe sillet si një këlysh. Kjo është edhe arsyeja pse Dog e mban gojën hapur në pjesën më të madhe të fotove”.

Fotot e tij janë duke pushtuar gazetat e revistat jo vetëm në Vietnam, por edhe në Tailandë e në Kinë. Le Quoc Phong thotë se disa persona mendojnë se Dog nuk ndihet aspak rehat me veshjet që mban në trup, por e kanë tërësisht gabim.

“Dog është shumë komod me këto veshje dhe mund të ecë rehat. Më ndihmon shumë në punë”, shprehet ai.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje