Duket si skenari i një filmi, por në fakt është një histori e vërtetë. Një familje në Australi gjeti një mesazh në shishe plot 132 vjet pasi ishte lëshuar në det. Familja Illman po shëtiste në bregdetin e një zone të izoluar të Australisë Perendimore, kur gjetën shishen me formë të çuditshme. Bëhet fjalë për mesazhin më të vjetër në shishe që është gjetur ndonjëherë.
Letra brenda shishes mbante datën 12 qershor 1886 dhe emrin e një anijeje: La Paula. Në të shkruhej një kërkesë: Kush e gjen këtë mesazh, duhet të kontaktojë konsullatën gjermane.
Familja Illman kështu bëri. Një kërkim në arkivat gjermane ka gjetur një gazetë të asaj date, ku shkruhet se kapiteni i anijes “La Paula” kishte hedhur në det një shishe me mesazh brenda.
Falë zbulimit të këtij shkrimi, u mor vesh se mesazhi në shishe ishte pjesë e një eksperimenti mbi rrymat oqeanike dhe detare të kryer nga Observatori i Marinës Gjermane.
Tashmë shishja me mesazhin ndodhen në Muzeun e Australisë Perëndimore, ku do të qëndrojnë të ekspozuara për dy vitet e ardhshme. Deri tani, rekordi i një mesazhi në shishe ka qenë 108 vjet pas nisjes. (TemA TV)