Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro ka nënshkruar në Bari marrëveshjen kulturore dhe ekonomike për realizimin e projektit artistik “Shokë dhe ëngjëj”, me Presidentin e Rajonit të Pulias, Michele Emiliano. Projekti, synon ndërtimin e Parkut të Artit në kopshtin e ish-Kinostudios për të krijuar kështu një pol të ri artistik në të ashtuquajturën periferi e Tiranës.
Turi dhe Tirana janë dy qytetet nga Pulia dhe Shqipëria, që përmes fillit të filozofisë së Antonio Gramshit, mendimtari italian me origjinë shqiptare, jo vetëm krijojnë fabulën e Parkut të Artit “Shokë dhe Engjëj”, duke rindërtuar qelinë e burgimit ku Gramshi shkroi Fletoret e famshme, por me ndërthurjen e instalacioneve të statujave të realizmit socialist të Galerisë Kombëtare të Arteve, ky projekt sjell një provokim të debatit të nevojshëm dhe ende të munguar mbi përballjen me të kaluarën tonë komuniste.
“Këto statuja, – tha Kumbaro, përdorimi i të cilave ka një valencë të fortë simbolike, që janë mbuluar e zbuluar, ulur e ngritur, admiruar e përçmuar, do duhet të gjejnë një vend të lexueshëm e të hapur ndaj debatit e reflektimit, edhe për të përfaqësuar një pikë ndalese në atë që e kemi quajtur Rrugët e Kujtesës.
E di mirë, – vijoi Kumbaro, që puna me këto vepra do të provokojë debate mbi tema delikate, por, me kurajo, janë tema të cilat duhet t’i përballim vazhdimisht, të paktën brezi im që kaloi gjysmën e jetës në diktaturë e ka detyrimin t’i hapë e t’i përballë”.
Ky projekt, bashkë me ofiçinën e artit, që synon restaurimin e makinave të vjetra të rekuizitës së Kinostudios dhe aktivizimin e artistëve të rinj, do të përtërijë edhe pëlhurën urbane të kryeqytetit duke krijuar një qendër te re arti, shoqërizimi e debati por edhe atraksioni kulturor e turistik.
Kultura nuk është dhe nuk duhet të jetë vetëm prodhim e konsum i “qendrave” urbane, por një motor që e kthen “periferinë” në qendër dhe emancipon kështu Qytetin.
Projekti është bashkëfinancim i Ministrisë së Kulturës dhe Rajonit të Pulias.
Po kështu, Ministrja Mirela Kumbaro dhe Presidenti Michele Emiliano dakordësuan edhe bashkëpunimin me Teatrin e Operas dhe Baletit që këtë vit do të shtrijë kalendarin e turneve edhe në teatrot e Rajonit të Pulias.
Nënshkrimi I kësaj marrëveshjeje vjen në vijim të bashkëpunimit të qëndrueshëm kulturor Shqipëri-Pulia, pas përmbylljes me sukses të projekteve ArtVision dhe Bienalja e Krijuesve të Rinj të Mesdheut Mediterranea18.
Para 20 vitesh ne fillim te emigracionit takova nje italian qe kishte 35 qe kishte emigruar dhe mbasi me pyeti se nga isha dhe une i tregova se jam shqiptare.
Pyetja tjeter e tij ishte a ka investime italiane ne Shqiperi?
Une iu pergjigja po ka .
Ai menjehere me pyeti nga cpjese e Italise jane kryesisht ata investitoret italiane?
Une i thashe qe jane kryesisht nga rajoni i Pulias.
Ai vazhdoi ” Ehee ju s’paskeni per t’u bere kurre “.
Prandaj zonja Kumbaro ate buzeqeshjen e madhe vesh me vesh mbaje per vete pasi mund te jete e mire per xhepat e tu dhe per shefin tend me brekushe, por kurrsesi e mire per Shqiperine dhe shqiptaret qe te kane paguar udhetimin ty si ministre per te shkuar atje.
Kemi tridhjete vite marreveshje me Pulian e cfare kemi arritur???
Nese nuk ben ndonje marreveshje me gjermanet , suedezet per te tjeret te mbajte shendetja zonje se po e ben per xhepat e tu dhe jo per shtetin dhe per popullin dhe te ardhmen e tyre.
Une e mesova para 20 vitesh kete gje po ju zonja ministre akoma nuk e dini????!!!!