Skandali i lobimit të PD me financim rus, Balla: Të thirret Basha në Prokurori, pasi kjo çështje cënon Sigurinë Kombëtare

9 Mars 2018, 20:40Politika TEMA

Kryetari i Grupit Parlamentat të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka reaguar pas dëshmisë në Prokurori të Arben Ristanit lidhur me skandalin e Lobimit të PD-së në SHBA nga biznesmenë rusë.

Balla duke vlerësuar vënien në lëvizje të Prokurorisë për këtë çështje, deklaron se Lulzim Basha duhet të japë shpjegime të qarta ne organin e akuzes.

Nje thirrje te tille Balla e ka bere duke vleresuar se kjo nuk është më një çështje që i përket vetëm drejtësisë në aspektin financiar, por është një çështje që cënon drejtpërsëdrejti sigurinë kombëtare.

Statusi i plotë i Taulant Ballës:

Lajm i mirë që Prokuroria është vënë në lëvizje, por presim të thërrasë Lulëzim Bashën.

Sepse të mjaftohesh me Arben Ristanin është si t’i kërkosh kamarierit të dehur llogari për pijet e futura kontrabandë në lokal.

Kjo është një çështje që mban brenda një akt të rëndë, me implikime negative edhe në aspekte të sigurisë kombëtare.

Lulzim Basha duhet të japë shpjegime të qarta, pasi kjo nuk është më një çështje që i përket vetëm drejtësisë në aspektin financiar, por cënon drejtpërsëdrejti sigurinë kombëtare.(TemA)

7 komente në “Skandali i lobimit të PD me financim rus, Balla: Të thirret Basha në Prokurori, pasi kjo çështje cënon Sigurinë Kombëtare”

  1. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Nuk kemi te bejme me financim rus,por me nje manover te Bashes,ku ka paguar ruset,per te maskuar pergjegjesine etij.Ka paguar per emerin e rusve per trasferten !

    1. adi says:

      nuk ka vend me qesharak ne bote se shqiperia
      imagjino ne cvend jetojme qe nje njeri me staturen dhe inteligjencen e taulant balles tall trapin me shqiptaret.
      pionieri i enverit taulant balla i ka dale per zot amerikes nga rreziku i donolad trump dhe republikaneve.
      spaskemi pare agje akoma. u dhime gazit.

  2. don says:

    Po ty Fazllici tu ul ne krye te tavolines se komisionit te sigurise kombetare ne Tirane dhe Saliu akoma nuk eshte denoncuar ne prokurori. Per me teper kur Saliu ne kuvend ju drejtua deputeteve socialiste te asaj kohe duke thene:- Po te doni jua bie edhe ne kuvend-.

  3. ????? says:

    ?? HETIM! LULUSHI NËN HETIM !

  4. Shkelcim Miri says:

    Jo Lulja ska nevoje te shkoje ne prokurori se merr rraporte , por do ishte mire te pronancoheshin debilat e tjere te Partise Demokratike , le te pyesim Grida Sumen te paren dhe pastai me rradhe

  5. DETARI Atllantides? says:

    Cdo gje qe antishqiptaret kurdisen per 27 vjete, do te shkurdiset avvasssh ,avaaaashhh dhe cetniket do te marrin ate qe meritojne bashke me adhuruesit injorante e syleshe qe i vene…..pas berihajes ……!??????????????????????????????

    1. Vlonjati says:

      Po me me fund e njohen lulushin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje