Arben Imami: PD me Bashën është zero. Shqipëria s’ka patur kurrë qeveri më të keqe se kjo

10 Mars 2018, 16:47Politika TEMA

Mbledhja e Kryesisë, ngritja e një grupi pune për ndryshime në statut, si dhe thirrja e Kuvendit Kombëtar në Pranverë, për një nga themeluesit e Partisë Demokratike dhe ish-Ministrin, Arben Imami janë hapi i fundit i Lulzim Bashës, për ta mbyllur partinë ndaj zërave kritikë.

Në një intervistë për televizionin Klan, Imami, i lënë jashtë Grupit Parlamentar demokrat nga Lulzim Basha, e akuzon këtë të fundit si shkaktarin e vetëm të rrënimit të Partisë Demokratike, për shkak të paaftësisë së tij politike.

“Me këtë mënyrë drejtimit të partisë dhe me këtë kryetar, PD të mund të dali matanë, mundësinë janë zero, jo të pakta por zero. Nëse e ka të pamundur, të largohet… një njeri i paaftë në fakt për ta bërë këtë punë, këtë nuk e them unë por e tregojnë sondazhet.”-tha Imami.

Imami, i cili refuzoi propozimin e Lulzim Bashës për të qenë pjesë e grupit të punës i ngritur për të shqyrtuar ndryshime në statut, flet për rrugën e statutore që duhet ndjekur, e cila është e ndryshme nga ajo që kryesia vendosi të enjten e shkuar.

“Ajo që do duhej bërë është që të mblidhet këshilli kombëtar, duhet të ketë një grup pune i cili të jetë garanci për të gjitha palët që kongresi të ketë debatin e duhur.”-shtoi ish Ministri.

Imami thotë se nuk është dhe nuk ka asnjë plan për t’u përfshirë në ndonjë lëvizje brenda Partisë Demokratike.

“Fantazi politike, nuk e angazhoj veten me këto ide…”-theksoi Imami.

Pjesëmarrja në protestën e organizuar nga opozita në 27 Janar nuk është tregues i opozitë-bërjes, por është tregues i pakënaqësisë popullore ndaj qeverisë Rama.

“Qeveri më të keqe se kjo s’ka patur ndonjëherë Shqipëria… duke qenë se qëllimet e zotit Basha në PD nuk janë politike por financiare, ai I ka përdorur të gjitha këto protestën etj, për të përmirësuar pozicionin e tij në negociata për qëllime financiare dhe jo politike”-tha Imami.

Pavarësisht vlerësimit të ulët që ka për Lulzim Bashën, ai zgjedh të mos komentojë akuzat në adresë të tij për kontratat e lobimit me kompani ruse, sa kohë që ka një hetim ende në zhvillim për këtë çështje.

“Zoti Basha tha që nuk ka lidhje dhe unë jam I prirur ta besoj, nuk kam interest ë kundërt. Nëse diçka e tillë është e vërtetë, atëherë është diçka personale, do ishte mirë që zoti Basha të fliste jo në emër të PD-së për këtë çështje porn ë emrin e tij”-tha Imami.

9 komente në “Arben Imami: PD me Bashën është zero. Shqipëria s’ka patur kurrë qeveri më të keqe se kjo”

  1. Lani says:

    Kush fol edhe hajduti i ushtrise qe ska lNe gje pa vjedhur ne ushtri. Maskara i qelbur

  2. besa says:

    qeveria me dhjere ka qene ajo ku ti ishe minister o trap qe te duket vetja koke e madhe

  3. xhino says:

    PO KY FILMAXHIU, TË SHKRIM FARE KY !??
    KA HUMOR ,MUTI !?

  4. ALPINI.
    Ty Arben nuk te marr asnje thenie seriozisht se me dukesh se po luan ndonje rol ne filma.
    Keto afer 5 vite te kesaj qeverie nuk mundet te krahasohen me qeverisjen e qeverise ku ti ishe edhe minister.Qeveria e juaj ishte nate ne krahasim me qeverine e sotme qe eshte dite.Zhvillimi njerzor ecen perpara gjithmone dhe nuk rrin ne vend.duam apo nuk duam ne.Epoka jote mbaroj.Nuk kethehesh me atjeku ke qene.Nuk ju ndjekme kush.Ato qe patet i konsomuat ne dobi tuajen dhe jo te atyre .qe jundihmuan te merrnit pushtetin.Hengren dhite Zylo Kamberin.

  5. Lexus says:

    Ke parë ti, që ka të drejtë ky ish kapedani i forcave që luftuan
    për të bashkuar Jugun e Shqipërisë me Gërqinë. Qeveri më të keqe
    se kjo e sotmja s’ka, përderisa i lë të lirë kriminelët politikë, ekonomikë
    dhe ordinerë që kujtojnë se janë pjesë e demikratizimit paskomunist
    si puna e këtij aktori të dështuar që kujtoi se do bëhej regjisor i skenës
    politike duke ndjekur pas Berishën, Bashën e soj e sorollop.

  6. Imam says:

    Ke harruar qeverine tuaj kur vrate ne Gerdec dhe ne 21 .janar ne mes te sheshit

  7. Atdheu says:

    Po si jo … kur ke qene ti minister…

  8. Bushi says:

    Ti o Imam,te paren se pd-ke me Bashen eshte zero,ke te drejte,por kur thua se shqiperia nuk ka pare qeveri me te keqe se kjo e sotmja e ke gabim dhe te jane veshur syt nga inatit.everia e soteme me Edi Ramen eshte me e mira,dhe po punon shume mire.Te mirat e saj po i shikojme me syt tan.Kur qeverisnit ju bashke me rrahesin tend Sali Berishen,kishte vetem vjedhje,mashtrime dhe vrasje.Mos e befte zoti te vini perseri ju ne pushtet.Vete populli e ka pare se sa te zeza i sollet ju te pd-ke, shqiperise.Pd-ke eshte e mallkuar,sepse ne perberjen e saj ka njerez te djallit.

  9. ALPINI.
    Mire po i interpreton monologjet qe te pergatit Luli.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje