Investigimi amerikan për Bashën dhe lidhjet me Rusinë, LSI komenton skandalin: Se kemi ndjekur, kemi gjëra më të rëndësishme për të bërë

10 Mars 2018, 13:07Politika TEMA

Lëvizja Socialiste për Integrim deklaron se nuk e ka ndjekur investigimin amerikan ku në qendër të saj ka kryedemokratin Lulzim Basha, lidhjet e tij me Rusinë dhe lobimin në SHBA për ta promovuar.

Edhe pse mediat më të njohura amerikane dhe botërore “Mother Jeones”, “New York Times”, “Washington Post”, Politico, mediat shqiptare, etj, kanë publikuar skandalin, LSI thotë se është krejtësisht e pa informuar.

Ka qenë vetë kreu i grupit parlamentar Petrit Vasili i cili tha se kjo çështje nuk i intereson pasi ka gjera të tjera për të komentuar dhe zbuluar.

“Se kam ndjekur fare këtë çështje, jam këtu para jush sepse kam mbi dy javë por jo vetëm, sigurisht me një staf të kualifikuar, ekspertë të sigurisë e drejtësisë që po ndjekim hapat që po ndërmerren lidhur me tendencën për ta mbuluar, për kthyer në një ngjarje të zakonshme kapjen e 613 kg kokainë.

Pa zbardhur këtë çështje, nuk më intereson asnjë çështje tjetër. Për gjithë çështjet e tjera, kushdo që ka probleme të shkojë në prokurorinë shqiptare. Kushdo që shkel ligjin të dënohet nga i pari tek i fundit. S’kam asnjë lloj ndjeshmërie, por t’i japim përgjigje patjetër kësaj gjëje.

Në qoftë se kryeministri shqiptar që është fjalaman i deklaruar, i cili komenton edhe po ngordhi një mace në një fshat të Shqipërisë, nuk flet për 613 kg kokainë, nuk flet për administratën publike, e cila po shkatërrohet para syve të tij edhe me bekimin e tij, e nuk flet për koncesionet kur të tjerët i thonë ndal se po na rrënon ekonominë, të tjerat janë fjalë boshe”, deklaroi Vasili. (TemA)

3 komente në “Investigimi amerikan për Bashën dhe lidhjet me Rusinë, LSI komenton skandalin: Se kemi ndjekur, kemi gjëra më të rëndësishme për të bërë”

  1. LIKJA says:

    Prisni se mos aludohet ndo nje gje ketej nga PS dhe dilni e shpertheni me te shara EDI KRIMINELI EDI DROGA,mbani veshet nga dritarja o lesh e li

  2. Lani says:

    Baxhella e LSI edhe parti hajdutesh

  3. Lulja says:

    Ju plerat e LSI e keni mendjen si te mbuloni pislliqet e juaja qe nuk ka oqean ti laje
    Plera…….
    Turp kush ju jep ju voten
    Felliqesira…..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje