LSI në knockdown, edhe pse grushtet po i pëson PD dhe PS

10 Mars 2018, 19:37Politika TEMA

Nga Ben Andoni

Është e tepërt të flitet më për skandalin e radhës të politikës shqiptare. Edhe pse ky i radhës i PD-së me lidhjet ruse dhe lobimet në SHBA është i frikshëm. Para së gjithash për konceptin sesi është ndërtuar ideja e fitores së politikanëve shqiptarë dhe e dyta nga marrja përsipër e një rruge mbështetje, e cila nuk është aspak e pastër, për të mos thënë e rrezikshme. Ndërsa e gjithë pjesa e Aleancës, ku Shqipëria mëton të jetë, synon largimin e interesave ruse,  ja ku gjenden mëtonjësit e pushtetit shqiptar, që kërkojnë lidhje me ta. Në fakt, problemi është shumë më i gjerë dhe lidhet me forcën aktuale të padukshme, por edhe shumë agresive të Kremlinit për të interferuar në Ballkan. Dhe, qëllimi rus po duket shumë i lehtë sepse janë një klasë politikanësh në Ballkan që nuk kanë asfare parime kurse interesi i vetëm që posedojnë është pushteti. Shtuar me kaosin amerikan dhe gati interferencat e dukshme ruse deri në pushtetin më të lartë në Washington, situata e përbotshme po bëhet e dhimbshme. Në mjedisin tonë të vockël, PD-ja është në momentin më të vështirë të saj dhe ndoshta kartonin e verdhë të parë ka të ngjarë ta marrë nga Partitë e Djathta Evropiane, nëse principet ruhen ende në këtë formacion.

PS-ja po vuan nga një anë tjetër, jo kaq të bujshme, por njësoj të dhimbshme. E kjo jo thjesht prej gabimeve dhe arrogancës në pushtet por edhe konsumimit të frikshëm në mandatin e dytë. Askush nga dy partitë kryesore shqiptare deri më tani nuk i ka shpëtuar dot këtij fakti. PS-ja po e manifeston me arrogancën e Ekzekutivit të saj dhe me rezultatet në terren, që janë shumë larg atyre që u premtua. Ka mungesë të madhe të investimeve serioze të huaja, ashtu si Reforma në Drejtësi po çapitet ngadalë. Papunësia mbetet në rende të larta kurse politika e punësimit është krejt e varfër. Shqipëria po vuan shumë një Reformë Territoriale, që megjithë punën e madhe nuk po respektohet si duhet. Premtime të pambajtura dhe probleme që dalin për ditë në të gjitha sektorët hasen kudo. Varfëria po kap nivele të frikshme, që nëse do kishte indikatorë më të drejtpërdrejtë, do të tregonte fytyrën e një Shqipërie krejt tjetër. Atë që i është lëshuar drogës dhe një tregu MAFIA-e, që tashmë e tregon hapur sistemin e formuar prej kohësh. Ekzekutivi i sotëm, megjithë masat që pretendon dhe që promovon, e ka të pamundur ta frenojë institucionin e errët të drogës. Skandali i fundit me drogën është më shumë se i dhimbshëm, pasi tregon se Shqipëria e vitit 2018 është e pazonja para saj.

Në të gjithë këtë parashtrim, LSI-ja ka qenë shumë komode, megjithëse ende mbart ngarkesën e Ekzekutivit të shkuar, që të përshfaqej me alternativa të besueshme dhe jo të bënte show sesa ishte e aftë të bërtiste. E jo vetëm rruga e zgjedhur herë pranë njërës dhe herë ndaj tjetrës forcë e ka zbehur këtë parti, por edhe fryma që i shërbente dikur për thirrjen e pushtetit ka humbur krejt. Sikur të mos i mjaftonin këto, LSI-ja i shtoi dhe një kapitull tjetër pasigurisë së saj, kur në valën e akuzave për lobimet u përgjigj zyrtarisht se nuk e kemi ndjekur, kemi gjëra më të rëndësishme për të bërë!! Madje z.Vasili, kryetari i grupit të saj parlamentar, në një pozicion shumë të vështirë, do të shprehej orët e fundit se: Kjo çështje (Lidhja me rusët) nuk i intereson pasi ka gjera të tjera për të komentuar dhe zbuluar!!! Paçka se me të drejtë vazhdoi ligjërimin (jo në vendin e duhur), sa i përket drogës dhe predispozitës së pakët të prokurorisë për të shkuar në thelb.

LSI po e vuan zgjidhjen e gabuar dhe aliazhin e pakusht me Partinë Demokratike, që tashmë nuk funksionon për asgjë. Një aliazh, i cili duhej të kishte transparencë, një gjë të cilën të dy partitë në formën sesi funksionojnë e kanë të pamundur ta bëjnë si duhet. Ndërkohë si zbehja e kontakteve me PD dhe bashkimi i votave me PS për rastin e Vetting-ut në polici, tregoi se te LSI ka ende në thelb një thirrje për fokusin e saj të majtë programor, që për hir të së vërtetës është më i majtë sesa vetë PS-ja.

Pavarësisht të gjithave, kur politika shqiptare po trandet, lajmi i keq është se LSI po humbet pa reshtur pikë në bursën kaotike politike shqiptare. Partia e drejtuar nga Kryemadhi është gati pa kuota dhe në kërkim të identitetit të saj mes dy forcave mbushur me skandale dhe bjerrjes së natyrshme të bazës së saj, që është shumë e lidhur pas interesit të çastit. Po ashtu, investimi LSI-së për Monika Kryemadhin deri tani nuk duket i duhuri sepse megjithë cilësitë dhe përvojën e politikanes së njohur, kryetarja e re nuk e përball dot lojën pa  rregulla maskiliste shqiptare, ku ka kontribuar dhe ish-kryetari, bashkëshorti i saj. Debati që sjell LSI-ja është shterpë  dhe vetëm si kundërshti e gabimeve të PS-së që janë fare të dukshme.

Kurse për fat të keq të saj, njerëzit duan alternativë dhe jo cinizma, britma  dhe çizme. Këto LSI-ja nuk i kupton sepse ndërsa PS është duke u bjerrur nga ditë në ditë dhe PD po degjeneron në një parti pa principe, LSI, me ikjen e Ilir Metës është në gjendje knockdown, ku edhe numërimi nga sipër i arbitrit të madh popull për t’u ngritur duket se nuk i bën më punë. (Javanews)

14 komente në “LSI në knockdown, edhe pse grushtet po i pëson PD dhe PS”

  1. anonim says:

    LSI ja ka ikur per lesh qysh diten kur fluturuan cizmet e kryetares baxhelle ne parlament, nuk mund te krijoje besim ne popull nje cizme particke qe ka ne parlament nje grup sharebajgash si kejdi dhembederrja, kerpaci surrat burri e ca shpifarake burra qe lyejne floket,,,,,,,,

  2. undefined says:

    Shume fjale per te thene asgje.

    1. shqip says:

      Tamam , asgje .

  3. Tani says:

    Nuk e dime se kush jane skandalet e PS-se pervecse ato ne fantazite e Lulzim Bashes dhe shkruesve te paguar si puna e juaj z. Andoni? Eshte e qarte tentativa e juaj qe ti tregoni te gjithe partite sikur jane njesoj. Na thuaj z. Andoni ke ka vrare Edi Rama (PD me mijra por me i spikatur 4 te pafajshem ne 21 Janar), cfare ka vjedhur Edi Rama (PD – 200 milion dollare te rruges se kombit), cfare ka shitur Edi Rama (PD – detin Greqise), ke kompani ruse ke perdorur Edi Rama (Lul Basha – Biniatta). Pra, na thuaj z. Andoni me fakte dhe me krahasime se perse ju mendoni qe PS dhe PD jane te njellojta. Na shtoni ne kete krahasim edhe LSI dhe Ilir Meten per vjedhjet me bllok ne dore dhe shume te tjera.

  4. Flutura says:

    O Ben thithuqi vere LSI me veton tende si force te pare ne Shqiperi….dhe …vaj vatani e mjere mileti .
    Analist, nese je, dhe gazetar cinik.

  5. vunoj says:

    kot fare, as mish as peshk, fjale per te mbetur ne qarkullim
    shkurt : kazan i shpuar

  6. mustafaBushati says:

    ju shkerdhevte “knockdown” pragun..o idjotat engleze te TEMES

  7. TNT says:

    Unedefined je i papame… Me lodhi, ky eshte njesoj si ata prifterinjte apo hoxhallaret te varri, qe nuk dine emrin e atij qe ka vdek dhe mbajne fjalimin …

  8. Sara says:

    C’a do thote ky burri i dashnores se Leshkos… mjafton qe i shko gruja ne shpi sonte….

  9. Alban Dega says:

    VATE KRYEMINISTRIA…COFI DHE TEPSIA

    ….. Po vjen drejtesia, po u shkermoqet LSI-a !

    – Losers… Humbameno

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Sabelotodo- Gjithckadites!
    Ky jo vetem di gjithcka por edhe ben gjithcka …!
    Kot nuk eshte doktor !
    Ka nje urim filozofik te mencurise shqiptare ketu ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes :
    – Mos u befsh per Doktor dhe per avokat !
    Njeri te qeth ! Tjetri te rruan !
    Njeri te gruan! Tjetri te qeth !
    Jo nga floket e qimet e fytyres !
    Po nga xhepat, nga paret, nga portofoli !
    A nuk ishte Petrit Vasili ministri i Shendetesise se Qeverise Berisha- Meta !?
    E gjeti ne krize e zhvatje …
    E ngriti nivelin e saj ….
    Lart e me lart flamujt e Kongresit …
    E coi ne agoni e korrupsion masiv !
    Pacienti ne spital duhet te paguante edhe ilacet qe ministria e Shendetesise ua jepte nen dore farmacive me mire tri per Lalen se pese per Salen!
    Farmacia ua shiste familjareve me 2-3 fishin pasi spitalet e Vasilit nuk i kishin pasi Petriti ua kishte shitur farmacive sipas ekonomise se tregut “ Kush paguan me shume ! “
    A nuk ishte Petrit Vasili ministri Drejtesise i Qeverise Rama Meta…
    Drejtesia e drejte si litari ne thes e ktheu edhe thesin ne litar ne qafen e shqiptareve.
    Drejtuesit e Burgjeve , shumica e te cileve, ish-burgaxhinj vete, ua vodhen jo vetem ushqimin por edhe jeten mijera te burgosurve …
    Edhe burgjet u bene domen i LSI-se nga ish Kryetari I Grupit Parlamentar te saj, shkolleshumi Petrit Vasili dora vet…
    E sot Vasili bashke me Monen pergjerohen per Kushtetuten !
    A nuk u bene prone pa tapi e LSI-se edhe Hipotekat qe e ben Lesh e Li pronat e Hipotekat si askush para tij !?
    Ku ve e ka dore LSI behet puna Lesh e Li si bakllavs ne tepsi, sic thote ajo kenga filozofike tiranase !
    Petrit Vasili kishte ne komande te Drejtesise shqiptare… Drogat e forta dhe te buta, kanabisi lulezoi si asnjehere….
    Cfare beri ministri i Drejtesise Petrit Vasili per goditjen ligjore te saj dhe mbrojtjen e Kushtetutes !?
    Me pak se nje vrime ne uje !
    Ku mbillej, kultivohej, rritej Kanabisi!?
    Kush i mbulonte pyjet, ekologjine, transportin rruget ne qeverine parardhese!?
    Sigurisht LSI-ja !?
    Pse!? Ku ish parja e madhe e Tepsia atje ishte LSI-ja, te na rroje nene Partia !
    E Vasili, Mona, Luani, Manjani, Keida … u prine hordhive te Bandes se Gangstereve e Kusareve te Sali Berishes ne sulmin kunder Kuvendit !
    LSI shkemb e gur
    Digjet vritet per Flamur !
    Per flamurin e Tepsise..
    Tym e flake i ve Shqiperise !
    Nen komande te
    Mareshall Salise !
    Nacalnikut te Serbise !
    Shkelqimi me i madh i Petrit Vasilit dhe bandes se tij eshte politika…
    E kane ndritur fare…
    Profesor politike si Petrit Vasilin eshte veshtire te gjesh ne planetin tone ! Churchilli, Kisingeri, Theceri, Merkeli, Regani, Klintoni, Ten Hsiao Pini… jane vetem shkollepaka para Petrit Vasilit e compani !
    E shpalli veten kryeminister te Shqiperise pa u caktuar ende data e zgjedhjeve…
    Shkollepaku Edi Rama dy metra burre i duket si nje liliput, nje hic …
    Aq hic sa gjashte thirrjeve telefonike te kryeministrit qe e kishte per detyre shteterore e ligjore diten e komplotit te madh ala Lul, Mehdihoxhe e co. si duket I kishte dehur avulli i rakise se Dashi Shehut, as i begenisi fare…
    Si mundej ta ulte veten ne nivelin e nje shkollpaku si Edi!?
    Larg qofte !
    U fut ne sallen e Konferences se Mukjes si Profesor, si Gjeneral, si Mareshall numer 2, si shkolleshumi i politikes !?
    Si doli !?
    Si nje qen i rrahur kur shkollepaku Rama i futi krahun Lulushit dhe gishtin ne bythe
    shkolleshumit Vasili!
    Petrit Shkolleshumi u fut ne salle si Ptoleme
    E doli prej saj si dru me pre!
    Preludi i disfates te sukseshme te Petrit Vasilit 25 qershorit 2017 qe ia hoqi jo vetem kryeministrine por edhe Tepsine !
    I iku kryeministria !
    E mosomakeq !
    Cofi dhe Tepsia !
    Po vjen drejtesia !
    Ndaj eshte terbuar PD- LSI-a !
    Ndaj si asnjehere me pare ne politiken shqiptare dhe historine moderne nje parti e majte ka shkalluar ne ate fare feje sa do ti marre Tepsine edhe se djathtes si lidere e saj, duke bere edhe protagonistin edhe zjarrmetarin e nje zjarri qe me se shumti po e do ta demtoje Shqiperine.
    Humbameno!

  10. ArnoldAmund says:

    Think about visiting a temp organization. A temp company can be a fantastic way to key in a company. They are going to already know you and be familiar with work, and in case a new placement opens up, they are more inclined to employ you compared to a unknown person from the streets.
    Stressing when using the restroom typically plays a role in piles. If the has become the situation, an excellent recommendation would be to have a stool softener. These prescription drugs keep your stool delicate in order that they may possibly more quickly be passed on, and therefore will assist keep you from acquiring piles.
    Lots of people are impacted by snoring loudly. Whether you are the individual who snores or the individual who attempts to sleep when someone else is heavy snoring, there is no doubt that it can be a big issue. But there solutions and actions you can take to get a stop to heavy snoring.

  11. sokol says:

    LSI eshte parti e mafies me vota te blera me vende pune historikisht.si e tille vetem like floriri mund ta mbaje ne kembe ndryshe eshte e destinuar te shkaterrohet me kete baxhellen dhe marionetat e saj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje