Kanë përfunduar pjesët e para të tre ndeshjeve të para të Kategorisë Superiore që luhen në orën 14:00.
Teuta dhe Kukesi kane barazuar në 45 minutat e para në “Zeqir Ymeri” duke e mbyllur kete pjese te pare me rezultatin 1-1.
Autori i golit për bregdetarët ishte mbrojtësi Bilali që mposhti portierin Enea Koliçi.
Një fitore të pastër arriti ekipi i Laçit në këtë pjesë të parë kundër Flamurtarit me rezultatin 2-0.
Për skuadran e drejtuar nga Mezani të dy golat e takimit u shënuan nga sulmuesi Rexhinaldo.
Ndërkohë, sfida tjetër mes Kamzës dhe Vllaznisë u mbyll me rezultatin e barabaratë 0-0.
Më poshtë golat në sfidën Laçi-Flamurtari dhe Kukësi-Teuta.