Gazetari afër PD dhe Sali Berishës Bledian Koka, por dhe një ndër kritikët e kreut aktual demokrat Lulzim Basha ka reaguar pas deklaratës së këtij të fundit se privatizimi i CEZ dhe ARMO-s ishte një dështim.
Ai thotë se nuk duhet të përdorë shprehjet e Ramës se “fajin e ka Saliu” por të tundet dhe të bëjë opozitë, sepse po harrohet në aksionin opozitar dhe fsheh kokën si struci.
Në rrjetin social gazetari Koka shkruan:
“Fajin e ka Saliu…!
Lulzim Basha ka thene sot se privatizimi i CEZ dhe i Armos gjate qeverisjes se demorkateve rezultuan te ishin te deshtuara.
Deklarata e Bashes duket si nje mea-culpa e nje kryetari partie qe njeh vetes fajet e keqqeverisjes, dhe permes kesaj persiatje bajate e te njohur meton te qeroje moralin e vet politik per te kerkuar serish pushtet, eshte krejtesisht e gabuar.
E para, keto deklarata te Lulzim Bashes, nuk bejne asgje tjeter pervecse cojne uje ne mullirin e Edi Rames i cili duke fajesuar keto dy akte te qeverise Berisha, e mori ARMO-n, e ia dha Besos te Taivanit.
Sesi shkoi premtimi qe beri vetem 1 vit me pare kur Rama rrihte gjoksin para punonjesve dhe shqiptareve per begati financiare me ri-shitjen e ARMO-s, ajo u pa qarte.
Po te njejten praktike nihiliste si ajo e Lulzim Bashes per privatizimin e CEZ-it, Edi Rama perdori si alibi kur i fali kompanise nja 600 e kusur milione euro ne arbitrazh.
Dhe ndersa Edi Rama lufton pa pushim permes Taulant Balles per komisionin hetimor per privatizimin e CEZ, per 7 milione euro qe kompania ja ka paguar nje biznesmeni se ia donte qejfi çekeve, po njesoj Lulzim Basha ka futur koken ne rere si shpendi i njohur dhe e ka harruar faktin qe ketu e dy vjet me pare ngriti edhe ai me deputetet e tij nje komision hetimor per privatizimin e CEZ, te cilin thjeshte nuk e permend me.
Pra nese Edi Rama nuk harron asgje qe ka te beje me sulmin ndaj opozicionit si nocion, Lulzim Basha harrohet gjithmone rruges per cdo aksion opozitar, sidomos qe pas 18 Majit. Keto “aksione” te Lulzim Basahes thjeshte nisin e mbarojne brenda 5 minutave, aq sa zgjat edhe konferenca e tij per shtyp.
p.s…Sot ama i njejti individ qe harrohet rruges per cdo gje, cuditerisht u kujtua te fajesonte Saliun per privatizimet e CEZ dhe ARMO-n…, njesoj siç ben Rama fundja…!” (TemA)
Bravo TemA! Bledian Koka eshte gazetar cilesor dhe ju lumte qe i jepnk hapesire. Shpresoj ta beni dhe kur te flase per Ramen ;).