Vasili akuza Ramës: Ktheve luftën e klasave në administratë, diplomës ia ka zënë vendin tesera e partisë së Rilindjes

11 Mars 2018, 12:08Politika TEMA

Kreu i grupit parlamentar të LSI-së Petrit Vasili akuzon kryeministrin Edi Rama se ka kthyer luftën e klasave në administratën publike.

Në një status në facebook Vasili shkruan se administrata publike është kthyer përfundimisht në një çorbë të prishur që ka erën e rëndë të persekutimit partiak dhe paaftësisë së tmerrshme profesionale.

Sipas Vasilit kryeministri me veprimet e tij të zeza ka instaluar nenin e ri 24/2 për të persekutuar dhe gllabëruar administratën publike dhe për ta transformuar atë në një komitet partie të neveritshëm,

STATUSI I VASILIT

Neni 24/2 i kryeministrit dhe lufta e klasave në administratën publike.

Administrata publike është kthyer përfundimisht në një çorbë të prishur që ka erën e rëndë të persekutimit partiak dhe paaftësisë së tmerrshme profesionale.

Sharlatanizmi ia ka zënë vendin profesionalizmit dhe diplomës ia ka zënë vendin tesera e partisë së rilindjes.

Qindra e qindra punonjës dëbohen nga administrata pa asnjë arsye thjesht dhe vetëm me urdhra partie deputetësh të qeverisë apo militantësh gjithfarësh.

Ligji i shërbimit civil është shkelur e shqyer është zëvendësuar me nenin 24/2 dhe është bërë përfundimisht një grumbull fjalësh, që kutërbojnë e që kryeministri e ka hedhur në plehra.

Këtë e konfirmon qartë raporti transparent i komisionerit të shërbimit civil ku më shumë se një e treta e punonjësve emërohen në shkelje të ligjit.

Një luftë e re klasash është instaluar në administratë dhe çdo punonjës pret me tmerr se kur do ta thërrasë drejtori përkatës i rilindjes për ta përzënë nga puna.

Nga nxitimi histerik për të hequr sa më shumë njerëz, kryeministri ka vënë edhe drejtorë, që po vetë i ka hequr pas pak javësh duke e shndërruar ligjin në një pece këmbësh.

Administrata publike po përjeton ditët e saj më të errëta njësoj si atëherë kur pas vitit 1992 me nenin famëkeq 24/1 u hoqën mijëra profesionistë nga puna, sot kryeministri me veprimet e tij të zeza ka instaluar nenin e ri 24/2 për të persekutuar dhe gllabëruar administratën publike dhe për ta transformuar atë në një komitet partie të neveritshëm, që po prodhon një qeverisje të pështirë të paaftësh dhe që prodhon mosqeverisje dhe kriza të njëpasnjëshme që bien përditë mbi shqiptarët.

Nga një kryeministër shkollëpakët dhe që urren specialistët e profesionistët vetëm këtë mund të presësh. Qeverisja dhe haremi përjashtojnë njëra-tjetrën. (TemA)

 

7 komente në “Vasili akuza Ramës: Ktheve luftën e klasave në administratë, diplomës ia ka zënë vendin tesera e partisë së Rilindjes”

  1. Qytetari durrsak says:

    Ky llapaqen i shthurur dhe injorant ! Cfare debili dhe deficient ne gjykim ! Turp te na flase ky njeri ne TV per ceshtjet e Shqiperise !

  2. shqip says:

    Zyrat e shtetit ishin mbushur me çobene nga Lsi-ja ( lesh e lija ) . Nese Rama e ka bere vertete kete gje , zgjedhjet e ardhshme do marre 20% me shume te votave . O Petro , duket sikur e keni bere ne breke . Po filloni te beni llogari sa vota me Pak , ose aspak , do merrni ne zgjedhjet lokale . Mund ta dime , per çfare i duhet Shqiperise Lsi-ja ? Njerez me kot nuk i has gjekundi . Vetem vende Pune ne shtet , dhe para tenderash . As Program , as ide , vetem qurravitje majtas – djathtas .

  3. Kombi says:

    VASILIQI ESHTE KAMIKAZ I METES .

  4. Cuku says:

    O Sorre Vasili ,o servil I peshtire..
    Po ik or dreq se le nam .

  5. Kozmo says:

    Qirja Vasiliqia , prit dhe pak se do te shohesh perfundimin .

  6. Agim B says:

    Nuk besoja se Vasili do ishte kaq bole.

  7. Lumi A says:

    Vasillaqi muhhhhhhh u thonim lopeve ne trush te shkodres. Ti shkolle shumti duhet te ishe zgjedhur kryminister qe ti beje te gjithe me tendera sepse nuk keni vjedhur sa duhet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje