Pas publikimit të skandalit të 16 pronave të paregjistruara, por që mbaheshin të fshehura nga babai i saj, që u zbuluan nëpërmjet faturave të energjisë elektrike, zbardhet një anë tjetër e skemës së kësaj megaafere me vlerë rreth 2 milionë euro.
Alpenews.al ka arritur të sigurojë deklaratën e pasurisë së ish- drejtoreshës së Drejtorisë së Marrëdhënieve Juridiksionale me Jashtët dhe Dekriminalizimit Rovena Gashi, për ta bërë publike për herë të parë.
Nga 14 shtëpi dhe dy godina biznesesh të fshehura për vettingun, krahu i djathtë i Adriatik Llallës për të qenë deri në fund e besueshme me sa duket në lojën e saj, ka ngritur një alibi pasurie krejt të ndryshëm në letra, nga sa iu zbulua sëfundi në realitet.
Siç mund të verifikohet fare lehtësisht nga gjithkush, ajo figuron një person i varfër, për të të ardhur keq, sepse ka shënuar se ka marrë mjaft kredi nëpër banka dhe është e zhytur në borxhe.
Ajo rezulton në një borxh prej rreth 42 mijë euorsh në banka per shtëpinë dhe si një person që ka shkuar deri atje në skamjen e saj, sa është detyruar që të mari kredi edhe për të blerë një lavatriçe për shtëpinë.
Secili mund ti shohë vetë tani këto deklarata që znj. Gashi ka dorëzuar me dorën e saj dhe të bë krahasimin me pallatet në bregdet, 14 shtëpitë dhe dy godinat e bizneseve që nuk i ka deklaruar të cilat përllogariten në një vlerë prej 2 milionë eurosh, për të kuptuar se çfarë loje luhet në emër të transparencës dhe me pastërtinë e figurës së njeriut që ka patur çelësat e Prokurorisë së Përgjithshme të Shqipërisë për 5 vjet, po aq sa edhe ish- kryeprokurori Llalla, vetë.
Rikujtojmë se sekretari amerikan i Shtetit Rex Tillerson, i ndaloi hyrjen në SHBA familjes Llalla, me motivacionin për përfshirjen e tij në raste të mëdha korrupsioni. A thua që bashkëpunëtorja e tij më e ngushtë në gjithçka nuk ka ditur gjë, aq sa ka qenë e detyruar që të zhytet nëpër kredira dhe borxhe siç e përshkruan veten në këto shkresa?!
Rovena Gashi, vetëm shtëpi me pishinë në plazh? I gjithë pallati tek Shkembi i Kavajës është pronë e saj
Pak javë më parë mediat publikuan me bujë pamjet e një shtëpie me pishinë në një pallat pranë vendit të quajtur Skëmbi i Kavajës në plazhin e Gjirit të Durrësit, e ku thanë se ajo është pronë e Rovena Gashit.
Nga ajo kohë e deri më sot, ajo vetë nuk ka reaguar, çka do të thotë se ajo e pranon që bëhet fjalë për shtëpinë e saj.
E para, nuk ka reaguar sepse në formularin e deklarimit të pasurisë së saj dhe të bashkëshortit gjithashtu prokuror, dorëzuar pranë Inspektoriatit të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit si dhe pranë organeve të vettingut, ajo nuk ka shënuar që e posdeon një pasuri të tillë, pasi të ardhurat nuk ia justifikojnë dot.
E dyta, nëse do të pranonte këtë fakt, ajo do ta nxirrte zbuluar sepse prapa saj do të zbulohej një skandal i përmasave të jashtëzakonshm. Pasi siç edhe u zbulua nga Alpenews.al dje, ajo nuk paska thjeshtë një apartament të vetëm në plazh, por plot KATERMBEDHJETE apartamente të tillë në të njëjtin vend, tek Shkëmbi i Kavajës. E vërtetuar kjo me anë të kontratave të energjisë elektrike që mbajnë emrin e babait të saj Nuredin Gashi.
E treta, kjo të çon në zbulimin tronditës se “i gjithë” pallati ku janë këto apartamente përfshi edhe atë me pishinë mund të jenë pikërisht pasuritë e fshehura dhe të padeklaruara të Rovena Gashit dhe bashkëshortit të saj Dritan Gina.
Kjo zbulon edhe arsyen e vërtetë se përse Ambasada amerikane në Tiranë i ka mohuar asaj vizën. Pasi besohet se këto prova dhe fakte janë të ditura për agjentët e FBI që kanë hetuar në Tiranë për pasuritë e Adriatik Llallës, për rrjedhojë edhe për Rovena Gashin e njohur nga të gjithës si krahu i tij i djathtë.
Kjo e bën edhe më të rëndë skandalin e fshehjes së pronave dhe të pasurisë nga një person që ka mbajtur detyra si ajo e Drejtoreshës së Drejtorisë së Marrëdhënieve Juridiksionale me Jashtë dhe e Dekriminalizimit në Prokurorinë e Përgjithshme të Shqipërisë.
A është Rovena Gashi një “peshk i madh”?!
Rrjeti “ka marë flakë” nga publikimi i skandalit të fshehjes së 16 pronave nga ana e Rovena Gashit, krahut të djathtë në Prokurorinë e Përgjithshme dhe mikesha më e ngushtë e Adriatik Llallës.
Reagimi i qytetarëve nëpërmjet mijëra komenteve ka qenë në mënyrat nga më të ndryshmet. Ajo që i bashkon të gjitha është mllefi dhe indinjata për një zyrtare kaq të lartë të shtetit shqiptar e cila në formularët e deklarimit të pasurisë shkruan se ka marë kredi për të blerë një lavatriçe dhe tani rezulton që zotëroka miliona euro pasuri të paligjshme për të cilat është kërkuar njëzëri sekuestro e menjëhershme.
E si të mos mjaftonin këto qytetarët janë inkurajuar duke denoncuar publikisht të tjera pasuri të paligjshme që ata thonë se kanë prova që i takojnë Rovena Gashit dhe familjarëve të saj më të afërt subjekt i ligjit për vettingun.
Nis verifikimi për Rovena Gashin. Agjentët në terren për sekuestrimin e 16 pronave të padeklaruara prej saj
Pas publikimit të lajmit të bujshëm për zbulimin e 16 pronave të fshehura e të padeklaruara nga Rovena Gashi, ish- drejtoresha e Drejtorisë së Marrëdhënieve me Jashtë dhe e Dekriminalizimit në Prokurorinë e Përgjithshme, ka nisur puna për verifikimin e tyre në terren.
Kanë qenë ekspertët ndërkombëtarë të SHBA dhe BE pranë institucioneve të reja të drejtësisë, ata që kanë vënë në lëvizje mekanizmin.
Për shkak edhe të presionit shumë të madh publik dhe mediatik që po bëhet, pasi skandali ka ngjallur komente të pafund që e kanë shkundur rrjetin, dosja e Rovena Gashit tashmë ka kaluar e para në radhën e vënies nën lupë nga ana e organeve të vettingut.
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ose shkalla e parë e kontrollit të pastërtisë së figurës së prokurorëve dhe gjyqtarëve, ka rinxjerrë të gjitha dokumentat që janë bërë publike, të cilat i disponon tashmë edhe vetë dhe ka nisur agjentët në terren.
Sipas burimeve të Alpenews.al janë tri grupe pune ato që po punojnë në tri drejtime të ndryshme për çështjen “Gashi”:
Grupi i parë, po verifikon në vend 16 pronat e padeklaruara nga Rovena Gashi, të cilat i ka fshehur në emër të babait të saj Nuredin Gashi.
Zbulimi u bë nëpërmjet kontratave që ai kishte lidhur me Operatorin e Shpërndarjes së Energjisë Elektrike dhe ku u mësua se ai është pronari i 16 librezave. Megjithëse figuron si i papunë dhe pa kontribute në tatime për ndonjë aktivitet biznesi, ai duhet të justifikojë tashmë burimin e të ardhurave, për 14 apartamentet në zonën më të shtrenjtë të plazhit të Durrësit dhe dy godinat e biznesit në lagjen 14 në Shkozet dhe në hyrje të autostradës.
Grupi i dytë, hetimor për këtë çështje po meret me vlerësimin dhe fillimin e procedurave për sekuestrimin e kësaj pasurie të paligjshme, me sa duket që rrjedhin nga para të pista të korrupsionit dhe krimit të vendosura ndoshta gjatë kohës që zonja Gashi ka qenë de facto Nr. 2 i Prokurorisë krah z. Llalla. Ndërkohë që në shënjestër janë edhe disa pasuri të tjera kryesisht të patundshme, që besohet se janë të fshehura e të padeklaruara prej saj gjithashtu… Pritet që edhe ato ti shtohen listës së 16 pronave të zbuluara e të bëra publike deri tani.
Ndërsa një grup i tretë, po punon për të finalizuar vendimin për efekt të procesit të vettingut ndaj zonjës Gashi e cila është e djegur tashmë përfundimisht me sa duket, pas publikimit të skandalit të fshehjes së pronave dhe mosdeklarimit të tyre.
Ndryshe nga Adriatik Llalla që u tërhoq me vullnetin e tij, zonja Gashi duket një grua shumë e vendosur për të qëndruar brenda sistemit të drejtësisë. Fillimisht duke hedhur në gjyq Kryeprokuroren e re Arta Marku për atë që ajo e cilësoi si shkarkim të paligjshëm nga detyrat që mbante, ndërsa tani duke qenë një kandidate për tu zgjedhur anëtare e Gjykatës Kushtetuese, pas shpalljes së dy vendeve vakant nga ana e presidentit Ilir Meta.
ec tye te jap une ca lek mi pise te lash borxhe ,je vertet e pa fytyre qe ben deklarime te tilla,te kesh turp,pop te pakten nga femijet e tu ske pike turp
Imagjinojeni kush e drejton shtetin. Kush eshte prokurorja. Kjo duhet te arrestohet menjehere. Ajo ka dhe Prona te Thera. Krimi dhe kokaina qe po ben namin ne Shqiperi nga keta eshte lene i lire. Keta lloj prokurori ah e prokurorevicash kane lene krimin te lire ne shqiperi
Keta hajdutë me patentë,sulmojnë të paret per të krijuar alibinë
se “po na bëjnë lufte politike sepse kundershtuam”. Èshtë taktikë e vjetër.
Vetëm sekuestrimi mund të bindë korrupsionin të mos grabisi padrejtësisht.
Kur të krijohet bindja e plotë se herët a vonë do të zbulohen dhe do ja marrin,
atëhere do te vjedhin me pak.Kurre nuk do të ndalojne vjedhjen se e kane ne gen.
Ju duket vetja te plotfuqishem dhe te paprekshem prandaj sillen me fodullik dhe mendjemadhesi.
Hahaha, cudira nga injorante shqiptare si rovena gashi, qe nuk dine as te vjedhin,,,,,,,14 apartamente, me te njejtin emer per faturat elektrike,,,, ska BYTH ku te rrije,,,
Kur do te filloj sekuestro ,ne terren ne fshatin privat te Llalles ???
I lumtë pyka Llalles , paska qene dhe qejfli hunderri, paska ditur ku te zgjedhi,,,
DALENI MORE DJEMA.
ASGJE NUK ESHTE E VERTETE PO NUK E THA QYTETARI DIXHITAL
Mos e lini popullin te zhgenjyer, arestojeni kete person qe ka abuzuar kaq shume dhe genjen pa piken e turpit, nuk ka pendim fare, kriminele e rezikshme, kjo eshte reziku i te ardhmes, duhet ndeshkuar sipas ligjit se ndryshe nuk ka kuptim.Qelia u ben mire ketyre njerezve te deformuar komplet.
Kjo bundra e Llalles eshte e ndershme ,e varfer,zemer mire dhe nuk ta prish .
Katundaria malokeria…qeneria .U bene me para , me diplloma kristali,me pushtet dhe hajde ti mbash sepse fshatari mban fshatarin,maloku malokun dhe…ja rezultatet !
Sequestri pasurie menyra me è mire me kto hajduta po’ kush do ta boj edi rama ilir metà sali muti qe Jane te zhytur komplet ne korrupsion shqiptare cohuni dhe seukestroni me force ketyre hajdutave ka dy vjet qe flitet per veting e nuk bojn asgje kapin ndonje polic dhe thone se po luftojne krimin koka jeni ju politikanet
KERKESE QEVERISE SE SHQIPERISE. KEMI DEGJUAR NGA LARG QE KA FILLUAR PUNE NJE FABRIKE PASURIMI NE SPAC TE MIRDITES. CFARE KUSURI KA POPULLI SHQIPETAR QE TI MBAJE KETA NEPER BURGJE ME SHPENZIME MARRAMENDESE,PASI ASNJE NUK ESHTE PA SHPENZIMET DITORE PREJ 10000 L.R NE DITE ,. KESHTU QE TE NGRIHEN PERSERI ATO GODINAT NE SPAC E TE NXJERRIN SHPENZIMET E TYRE NE MINJEREN E BAKRIT ,KETA SHKATERRUAN NJE POPULL TE TERE PER 27 VITE DHE TANI DUHET TI MBAJME EDHE ME SHPENZIME. KEMI KRITIKUAR TE MADHIN ENVER HOXHA SE KISHTE 2 FRIGORIFERE DHE 2 TELEVIZORE BARDHE E ZI, KUSH ISHTE ME I MIRE PER SHQIPERINE TE JAPE MENDIM EDHE AMERIKANI LU. TE I U RROJE DHIMOKRACIA.
Pabuksja e Rrazhbullit. Deri dje ka pi uje pusi. U bo deti kos dhe iu fut me luge.
Dritat dhe ujin e ka pagu rregullisht ç ‘doni më!!!
KUJTOJE SE DO ISHTE GJITHMON SALA ME LLALLEN MOS U MERZITE TY TE RROJ GOPI SE I BEN PRAP PASURITE SE ASHTU JE MESUAR MOJ LAVIRE
Salih Karaxhixh eshte autori i Ketyre ndershmerie qe skane as fund as krye
Dora e tije e erkrstruar nga serbia bashke Me veglat e tije djalin shpirteror lulzim dobicin pro-salih-serb arriten te shkaterrojne te gjitha funksionet e shtetit sidomos Drejtesine duke e shenderruar ne nje haur ku nuk e merr vesh i pari te dytin
Sic po shihet dhe faktohet ketu ai ose ajo qe pretendohet qe jane me te paster jane me llumi
Lind pyetja ku mund te gjenden njerezit e pa perlyer qe USA dhe BE po insistojne qe ky vend do te behet Zoti qofte me ta qe tja dalin kesaj katraure
Duhet te arrestohet menjehere,jo vetem kjo por te gjithe ata gjyqtare dhe prokurore qe kane bere korrupsion baraz me kriminalitet ,dhe kete e kane bere ne menyre te organizuar.Sekuestrimi i prones eshte lluks per keta kriminele, qe kane bere te cenohet siguria kombetare kur njeriu humb shpresen per te gjetur drejtesi .Filloni me Llallen – Gashin ………A e pate se si uluriste Clirim Gjata per ” padrejtesine ” qe ju be Rovenes per transferimin !!!
Shume po shohim dhe degjojme por nje gje nuk po marrim veshe more njerez:
Ku ndodhet tani aktualishte kjo “shoqe” se zonje nuk mund te jete mbas ketyre deklaratave dhe akuzave??????????????
Duame rreptesishte sekuestrim dhe arrestim per te gjithe ata,ato qe kane luajtur me gjakun e popullit shqiptar.
Duame qe ata ,ato te largohen urgjentishte nga sistemi i drejtesise duke ja u djegur ne publik diplomat ne se kane dhe jane te verteta.
Vetem atehere mund te marre fryme lirishte drejtesia dhe kjo “opozite “i thençin te mos qahet se shqiptaret po vdesin per buken e gojes ,pa spitale,pa arsim ,pa infrastrukture moderne sipas tyre etj.
Po presim dhe gjithmone do presim ne se keta e kane seriozishte per te bere te pakten ato qe thone dhe shkruajne neper programe politike.
Kjo është vetm maja e ajsbergut të korrupsionit të tmerrshëm shqiptar.Në një vend si Shqipëria kur në vitin 1990 të gjithë ishin të barabartë e çdo pronë ishte shtetërore e sot një grusht oligarkësh e politikanësh të korruptuar kanë gjithçka e populli asgjë konkluzioni është i qartë.Nuk keni parë asgjë akoma.