“Ervini nuk ka bërë asgjë në jetë, Grida nuk më intereson”

12 Mars 2018, 07:10Politika TEMA

Në një intervistë për kolegen Entela Resuli, gazetari Elvi Fundo flet për incidentin e rëndë të një viti më parë kur ai u sulmua dhe u qëllua duke i rrezikuar jetën.

Fundo pyetet edhe për skandalin seksual Salianji, pasi ishte i pari që botoi bisedat mes deputetit riosh të PD dhe shtetases G.D. që besohet gjerësisht se është Grida Duma.

“Unë e përdor atë  si një simbol të një njeriu që s’ka bërë asgjë në jetë dhe nga shkolla është marrë është bërë avokat qyteti në bashki dhe me pas për shkak të lidhjeve të dyshimta me Lulzim Bashën u zgjodh deputet” – thotë Fundo.

-Ditët e fundit keni publikuar dhe një video të deputeti Ervin Salianji me shtetasen G.D. Çfarë ishte kjo histori?

Edhe për këtë është thënë se unë me Ervinin e kam personale. Nuk ka asgjë personale mes meje dhe tij. Madje unë e përdor atë  si një simbol të një njeriu që s’ka bërë asgjë në jetë dhe nga shkolla është marrë është bërë avokat qyteti në bashki dhe me pas për shkak të lidhjeve të dyshimta me Lulzim Bashën u zgjodh deputet. Ndërsa kryetari i forumit rinor nuk zgjidhet deputet.

Sa i përket videos, ajo është filmuar nga kamerat në Kuvend. Pasi kanë ardhur këto pamje kemi bërë një verifikim të plotë për të parë mos kishte montazh apo ndërhyrje.

Në fillim u tha që është bisedë e montuar më pas u botua e plotë dhe u tregua që nuk ishte ashtu. Fakti është se një deputet shkon në kuvend për të bërë ligje, ndërsa Salianji bën perversitete me GD-ra apo me LB-ra.

-Në media i tha se G.D ishte deputetja Grida Duma. Po ju, si thoni?

Në fakt, sa i përket G.D unë kam pasur dyshimet e mija se kush është. Disa media e kanë botuar që është Grida Duma dhe unë kam dyshime dhe disa prova që të çojnë te kjo zonjë, por s’kam dashur të theksoj nëse  është ajo apo jo pasi nuk më ka interesuar.

Mua më interesonte fakti se si  një deputet fliste me gjuhë perverse në karrigen e parlamentit, një deputet  që paguhet nga taksat e shqiptarëve. Ky deputet do të duhej të merrej me punë të tjera siç ishte rasti Habilajve që ishte atë ditë temë dite.

3 komente në ““Ervini nuk ka bërë asgjë në jetë, Grida nuk më intereson””

  1. Qeflinjte e lulkes says:

    Shoh dy kurva koke me koke
    Kurverine e shesim me oke
    Le ta dije kushdo ta dije
    Jemi qeflinj per mbi qeflinj
    Sic na shihni ne gazete
    Faktet jane qe flasin VETE
    Na mbron ligji apo kanuni
    Pa u shkerdhyer nuk na ze gjumi
    Edhe lulka si kryetar
    Edhte ne hall se jane bere mullar
    Ka me keq dhe nuk po ja ua VAR
    Duam leke duam leke
    Heqim sytjena heqim breke
    Le ta dije kushdo ta dije
    Me shume per lek jemi QEjflinj

  2. demok says:

    Rakia ne mejhane,pi..ne qerhanje-thote populli. Atje i ka lezet mor Fundo! Opo sjane ato WC e Parl;amentit,,,aty zhgrryhen si ne qerhane.Po cfare ligjesh thua ti,or popull!Kush e ka mendjen tek ligjet.Bota i ka senatoret nga 80 vjec,kur ju ka shteru karburanti,Ata e kane mendjen tek ligjet..Ketu 20 vjec behesh kryeminister.Salianji ne kete moshe eshte si krric gomari qe e kane lidhur prapa gomarices.

  3. selvia says:

    SA TE PA FYTYRE JANE KETA TE DY,E HONGREN TURPIN ME BUKE,UNE SE KUPTOJ QENDRIMIN E PD ME SA DUKET KY NIVEL KA MBET NE ATE PARTI,O BO PARTI BAXHELLE.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje