"Rusët", Topalli sulmon Bashën: PD s'ka pasur vendim për pagesa lobimi, 'djali' nga Holanda i 14 milionë eurove të sqarojë...

11 Mars 2018, 20:10Politika TEMA

Ish-nënkryetarja e PD prej rreth 20 vitesh, Jozefina Topalli, i kërkon Lulzim Bashës të japë sqarime për burimin e pagesave të lobimit në SHBA, përpara zgjedhjeve parlamentare të 25 qershorit.

Një investigim i revistës amerikane “Mother Jones” shtoi dritëhijet mbi lobimin e PD, kur zbuloi se pas kompanisë fantazmë të lobimit, “Biniatta Trade”, fshiheshin rusët.

Më pas kjo kompani ka paguar “Muzin Capitol” për të lobuar për interesat e PD në Uashington.

Nisur nga këto të dhëna, Jozefina Topalli thotë se kryesia e PD nuk ka marrë kurrë vendim për të paguar kompani lobimi në emër të saj jashtë vendit.

Sipas ish-kryetares së Kuvendit, paratë janë lëvizur nga Lulzim Basha dhe është përgjegjësi e tij të sqarojë burimin dhe kanalet si janë kryer pagesat drejt kompanive offshore.

“Të deklarohet burimi i të ardhurave për paratë që kanë kaluar në firma lobimi offshore.

Nuk ka sqaruar asgjë. Basha ka shtuar konfuzionet dhe paqartësitë për kanalet në të cilat kanë kaluar paratë. PD nuk mund të mbajë kosto tjetër dhe akuza kur flasin për para në offshore.

Një gjë është themelore, ai duhet të sqarojë, ai ia ka borxh PD-së të sarojë. Ai ka lëvizur para, në atë kohë që kam qenë në grup parlamentar, në kryesinë e PD nuk ka pasur vendim për këtë gjë.

Vendimet për lëvizjen e parave nuk janë marrë si vendime të forumeve të Partisë Demokratike. Janë vendime private të z.Basha.

Çfarë janë këto firmat offshore dhe pse nuk i koordinojnë shifrat, ndryshe i paraqet shifrat kompania Muzin dhe ndryshe thotë Lulzim Basha, vendos një pikëpyetje të madhe dhe dyshime të errëta.

Të vendosësh mbi PD-në re kaq të zeza për para që s’ua dimë burimin, është imediate, nuk ka pse t’i hedhë baltë tjetër PD-së, Lulzim Basha të dalë dhe të sqarojë”, u shpreh Topalli.

Këto deklarata ish-kryetarja e Kuvendit i bëri gjatë një interviste për Radio Shkodrën. Ishte një investigim i revistës amerikane “Mother Jones” e cila shtoi misteret e lobimit të PD në Uashington ku përfshihet edhe një foto e Lulzim Bashës me presidentin amerikan, Donald Trump.

Sipas gazetarëve të “Mother Jones” pas kompanisë offshore të lobimit, Biniatta Trade fshihen rusët. Kjo kompani ka paguar “Muzin Capitol” për të lobuar në SHBA për interesa të PD.

Pjese nga Intervista

Ka jo pak interes për PD, por edhe për figurat e kësaj force në vite dhe që ka pak distancim nga ajo ç’ka po ndodh sot në PD. Po lind një forcë e re politike, apo janë zëra për lajm?

Janë titujt e mediave për arsyet e tyre. Por unë jo vetëm personalisht, nuk e kam menduar asnjëherë. E vetmja gjë që mendoj është sesi të kthehet ajo forcë e madhe politike në indentitetin e saj, në ADN-në e saj që të jetë forcë, shpresë e mundësi për njerëzit. Kështu që titujt, janë tituj, e përmbajtja është tjetër gjë. Nuk më ka shkuar kurrë ndërmend, nuk e mendoj…mendoj sesi mund të ndihmojmë të gjithë bashkë: një, jo veç për PD, por që vendi ynë të marrë një kthesë të madhe, sepse është në zgrip të një humnere që realisht rrezikon, nëse lidershipi i një opozite të vërtetë nuk merr frenat për të ndryshuar rrotën e drejtimit të vendit, që e ka bërë një vend që po zbrazet nga të rinjtë te rejat, gratë e fëmijët. Kjo është drama më e madhe që po jejtojmë sot. Në kuadër të kësaj, sigurisht që opozita duhet të ishte në misionin e saj thelbesor, gjë që nuk po ndodh. Nuk ka qeverisje, dhe nuk ka opozitë. Dhe kjo nuk ka ndodhur për 27 vite. Dhe kjo është, po të marrësh një analizë dhe fakte që të cojnë në këtë logjikë…kjo qeverisje është e lidhur me krimin e drogën dhe ka rritur mjerimin dhe ka shkretuar vlerat në administrate. Duhet një opozitë që nuk mendon për 14 milionë eurot e veta, por që është gati për të sakrifikuar për njerëzit.

Mund të ndihmohet një parti e tillë me një distancim të fortë?

Duhet të bëjmë një dallim…ai që mban karrigen e partisë dhe PD, nuk janë e njëjta gjë. Në rastin e Bashës nuk konvergojnë me njëra tjetrën. Kam folur shumë herë për të. Unë besoj se PD, një parti që beson në vlera demokratike duhet dhe mundet të ringrihet, sepse është emergjencë kombëtare. Kjo parti ka rrëzuar sistemin komunist. Si ka mundësi demokratet, të mos munden kur ato të bashkohen dhe duhet për të rrezuar një qeveri më te keqe të 27 viteve. Por në vetvete, thelbi është për politika në interes publik dhe jo në interest privat të njerëzve.

Si mund të bëhet kjo kur ju, zoti Patozi, Bregu, Imami pothuajse jeni të ndarë nga lidershipi i saj?

Që ti përgjigjem kësaj Lulzim Basha dhe PD, nuk janë e njëjta gjë. Që të mos hyj për të thënë sesi ka vjedhur karrigen e kryetarit. Dhe në këtë kuptim, sot për sot, Lulzim Basha po e con drejt shkatërrimit, drejt asgjesimit, forcën politike për të cilën ne kemi qenë krenar. Po të ishte gjallë Enver Hoxha nuk do ishte hakmarrë më keq ndaj PD që rrëzoi mendësinë dhe klasën e tij, me atë që ka bërë Lulzim Basha me PD.

Nuk ka fare rëndësi lista…nëse duhet të bëhet analiza, gjërat duhet të shkojnë në themel. Unë kam pas rezerva të forta gjatë viteve, dhe rezervat janë rritur. Gjatë kohës që futi partinë në cadër duke përbetuar se nuk do të shkonte në zgjedhje, dhe kjo çonte në destabilizim. Ky vend i ka kaluar të gjitha, asnjë forcë politike, as e majtë e as e djathtë, nuk ka guxuar, as ta kalojë në mend të mos hyjë në zgjedhje. Mospranimi për të hyrë në zgjedhje ishte alarmi i fundit. Unë nuk kam heshtur. Unë kam kërkuar mbledhje grupi tre herë dhe ai nuk ka pranuar. Ishte alarmi I veprimeve të dyshimta për të mos bvërë opozitë kur vendi ishte mbushur me kanabis, kur investitorë të huaj iknin, kur kërciste tritoli, bandat, grabitjet, heqjet nga puna, ngritja e fundërrinave dhe rrëzimi i vlerave…gjeja nuk ndodhi në një ditë. Ka qenë proces. Kemi shprehur shqetësimin brenda strukturës. Ai shiti cadrën, demokratët dhe bëri marrëveshjen e turpshme…

Nëse kjo do të kishte ndodhur në një vend tjetër, ky 24 orë nuk do rrinte kryetar partie. Sepse vendet e tjera kanë kulturë demokratike. Dhe ai e kapi me dhunë karrigen dhe siglën e kryetarit.

A ka mbështetje nga baza?

Mbështetja më e dukshme, është Edi Rama. Investim më të shkëlqyer, Edi Rama nuk ka.

Zoti Berisha, duket se I ka dale ne krah per marreveshjen…

Zoti Berisha ka thënë se unë kam mbështet marrëveshjen me shkrim. Zoti Berisha nuk ka mbështetur një marrëveshje që nuk e ka ditur se c’ka marrë. Marrëveshja në disa pika ka qenë e shkruar. Dhe kjo marrëveshje na ka detyruar që ky mos të guxonte vertet të sabotonte zgjedhjet, që do të ishte destabilizim i Ballkanit duke rrezikuar rajonin …ne në parlament kemi votuar emrat e ministrave që ishin pjesë e marrëveshjes. Zoti Berisha ka mbështet marrëveshjen. Asnjërit nuk iu pëlqente marrëveshja. Por për ta detyruar të hynte në zgjedhje. Por pjesa tjetër e marrëveshjes, që e kemi marrë vesh më vonë dhe sigrisht unë e kam bërë publike. Ajo ishte një detyrim, zgjidhje halli që të mos linim vendin të shkonte në destabilitet.

Cfare prisni nga Kuvendi i PD, zoti Basha ka bërë thirrje për bashkim?

Këto shprehje të zotit Basha i kam dëgjuar aq të përsëritura dhe aq të rreme sa nuk konsumoj kohë. Ajo që ky kërkon të bëjë është farsë e re në shkelje të statutit. Kuvendi në bazë të statutit duhet të bëhet në nëntor. Këtë mund ta lidhim me zhvillimet aktuale dhe me gjerë.

E dyta, ky po abuzon edhe me mbledhjen e Kryesisë, sepse ky do të zgjedhë këshillin kombëtar. Ky nuk njeh as histotinë e PD, as statut…çdo gjë që bëhet është në funksion të spastrimeve private në mënyrë që të zotërojë tërësisht strukturën ai dhe familja e tij.

Demokratët pyesin çdo të ndodhë me PD?

Në fakt largimi I shqiptarëve nga vendi I tyre jo vetëm vjen nga qeverisja e Edi Ramës dhe u kërkoj ndjesë shqiptarëve, sepse kam thënë shqiptarët ikin nga Edi Rama…kam thënë një pjesë të vërtetës. Njerëzit ikin se nuk kanë alternativë. Dhe ata e ndjejnë. Sepse ajo nuk është opozitë. Sepse nuk i del zot atyre njerëzve. Nuk dinë njerezit shumë gjëra, që ata janë bashkë dhe ndajnë interesat financiare…sa herë Basha është në siklet, gjen mbrojtjen dhe shpëtimin te artisti…pra Rama…

Zoti Basha nuk ka ndërmend të tërhiqet…cdo të bëni ju?

Po ta shohim më gjerë e kuptojmë. Ne kishim një parti dhe lider…ne sot kemi një kryetar dhe nuk kemi parti. Kur në Shkoder nuk kemi struktura siç kanë qenë dikur…më thoni sa është e hapur zyra e PD në Shkodër…po them Shkodër që sigurisht është më mirë sesa të gjithë të tjerat në Shqipëri. Hajdeni në Tiranë, nuk ka kryetar e sekretar. Rënoi partinë, vrau të djathtën shqiptare, u bë artist i zotit Rama, mori 14 milionë euro dhe thotë ”ejani bashkohemi” kur është përcarësi më i madh i PD, kur ai ka shkel statutin dhe nuk njeh asnjë forum. Dhe komunistët mblidhnin forumet…Edi Rama, për farsë e mbledh asamblenë e PS, por ky ka një përbuzje për demokratët. Ky nuk njeh forumet, strukturat, seksionet, ky e konsideron pronë PD, si një dyqan të familjes Isufi.

Eshtë bërë një kosto aq e madhe për Shqipërinë, sa unë i bëj po aq fajtorë ato që mbështetin Lulzim Basha se për karrrigen e Lulzim bashës nuk mund të gremiset ky vend.

Përfshini dhe zotin Berisha?

…Gruaja, kunati dhe disa oligargë dhe ata që dëgjoni në dialogje për të cilat turpërohet cdo njeri. Unë dua të them dhe thirrje për cdo demokrat, mendoni për PD për shtëpinë tuaj, dhe jo për shpinë e 14 milionë eurove. Ka shkretim vlerash…

Demokratët do ta zgjidhin këtë punë. Dhanë sinjalin e parë me minus 230 mijë vota në qershor. Ai nuk e lexoi. Sondazhet e fundit e nxjerrin -10 pikë nën PD. A keni dëgjuar ndonjë forcë politike që ka një kryetar që është më poshtë…po të mos ishte dhe Sali Berisha që i jep një dimension politik në atë që quhet kuvend, sot politika është e zeruar. Aty ku politika zerohet ndodh cdo gjë. Nëse nuk ka zgjidhje, një reform të thellë brenda forcave politike…ne folëm për PD por sot jemi me qeverisjen më të paaftë dhe më të korruptuar. Nuk është e thjeshtë. Unë përpiqem ta lexoj politikisht. Unë projektoj frikën se cdo të ndodhë. Ështe koha që lulzim basha të marrë të largohet. Demokratët do ta gjejnë zgjidhjen. Nuk fal kush djalin dhe vajzën të ikë rrugëve të botës për karrigen e Bashës.

I bashkoheni ju zotit Patozi. Do të garoni përballë Bashës?

E para punës Lulzim Basha nuk bën garë, falsifikon zgjedhjet. Eshtë me video me zë e figurë, në Korcë, Vlorë dhe ju e dini mirë sesi janë futur votat në Shkodër. Sesi janë mbyllur zyrat. Sepse fusnin vota për të plotësuar numrin e votave. Nuk më thotë njeri për garë me Lulzim Bashën. Unë ende shpresoj se PD mund të çlirohet nga okupimi nga një grup njerëzish që kanë ardhur për ambicie financiare dhe nuk mundet të bëjnë betejë reale të vërtetë me qeverisjen më të keqe.

Basha ndihet i sikletosur me paratë e Biniata Trade dhe kërkon të gjejë shpëtim nga ana tjetër. Ai tjetri ka hallin e drogës.

Mos zoti Rama liron karrigen pas katër vitesh dhe kjo është marrëveshje?

Nuk ka budalla në këtë botë të lirojë karrigen.

A jeni takuar me zotin Patozi?

Nuk e kam takuar zotin Patozi. Kam takuar demokratë njerëz të zakonshëm.

Si ju përgjigjeni kur kërkojnë ndihmë?

Shumë herë kam menduar se njerëzit kanë nevojë dhe për kohë. Në fund të fundit, ato nuk dinë shumë gjëra. Nuk janë Brenda situatave dhe për të pasur informacioneve për atë që lëviz te oligarkia. Unë kam menduar dhe kanë nevojë për kohën e duhur për të kuptuar se nuk është PD.

Duhet që zonja Topalli të gjejë instrument për të kandiduar si e pavarur?

Nuk e kam menduar këtë. Eshtë e vërtetë që mungojnë në Shkodër 30 mijë vota. Shumë kanë votuar për PD të bindur te sigla e PD. Dhe unë i kuptoj shumë mirë ata. Një pjesë e mirë e tyre nuk shkojnë më te kutia e votimit. Ia kam thënë Lulzim Bashës personalisht: Jozefina Topalli është një grua që nuk hyn për karrierë në politikë. Por për disa vlera. Nuk kam hyrë me llogari politike. Kam qenë 31 vjece kur desh lash kokën…Jam përballur me shumë vështirësi dhe nuk kam bërë kujdes, që as të kujdesem për imazhin tim, por për të mbrojtur forcën tonë politike. Meqë të tjerët se kuptojnë këtë mënyrë sjellje. Ia kam thënë Bashës në grup parlamentar: unë nuk e kisha imagjiunuar se doi të shkoja aq larg…kam punuar shumë për Shqipërinë, për NATO dhe për BE. Shumë shpifje janë iniciuar edhe nga individë nga grupi parlamentar i PD. Kam menduar se do kisha një lloj ndjesinë që dua të jem në parlament se e njoh parlamentin si pak njerëz. Po të më thonit sot: a doni të donit të ishit në atë parlament, do të thosha “jo”.

Do kandididoni përballë Bashës?

Jo se kam menduar asnjëherë. Po ta kisha pas në mend, do kisha kandiduar përballë këtij djalit që erdhi nga Hollanda më parë. Unë i ndihem borxhlie PD dhe demokratëve që nuk kanë një dritare…Unë e ndjek forcën dhe flas për borxhin që i kam PD-së.

Jeni penduar për persona të ndryshëm brenda PD?

Sigurisht unë kam menduar që njeriut i jepet besimi. Sesi sillet ai unë nuk e di. Nuk është në natyrën time nuk mendoj të kem inat me njeri. Unë njoh përbuzjen, por jo urrejtjen. Por nuk është koha për të menduar për këtë. Por të gjithë demokratët të bashkohen për të cliruar forcën politike nga nje lidership që është kapur nga qeveria, për ti dalë zot një populli qe është lënë rrugëve.

Kë shihni si figurë?

Unë mendoj se gjëja më themelore është që ka shumë të rinj e të reja idealist dhe njerëz që e duan këtë vend që kanë përgatitjen e duhur për të sjellë energjinë. Hapi I parë për të shpëtuar PD, hapi I dytë për të mbledhur të gjithë kontribuesit e PD në vite, për njerëzit e vërtetë që besojnë në vlera dhe nuk e kanë interesin privat mbi atë publik. Këto titullare nuk njohin interesin publik. Ndaj gjërat janë përmbysur. Ne duhet ti japim një alternativë.

Si i shihni prurjet e reja në PD?

Ato nuk kanë ndonjë lidhje me atë që them unë.Shumica e tyre me ndonjë përjashtim s’kanë lidhje me PD, kanë lidhje me kunatin, gruan, apo biznesin apo edhe sipas pagesave te shtëpia. E kuptoni ku ka arritur puna?! As Nard Ndoka s’e ka çuar partinë në këtë derexhe.

Roli i deputetëve të Shkodrës? Si i shini ata?

Preferoj të mos komentoj.

Si I komentoni akuzat për lobim nëpërmjet Rusisë në SHBA?

Akuzat janë shumë të rënda. Dhe kapja e një teme të tillë nga VOA e bën gjënë serioze. Dhe është immediate që të sqarohen burimet e parave që kanë kaluar në këto firma lobimi offshore. Gje të cilën zoti Basha jo vetëm s’e bën, por sa herë flet e ngatërron më keq. Nuk e di…zoti Basha ka krijuar konfuzion dhe paqartësi mbi paratë dhe kanalet si janë bërë…PD nuk mund të mbajë më një kosto tjetër mbi supet e saj dhe akuza të tilla. Ju e dini se çfarë është lidhur me këto para.

Ka arritur Basha deri këtu?

Nuk dua të flas. Një gjë është themelore: ai ia ka borxh PD të japë sqarime. Dhe e dyta sepse ai ka lëviz para dhe në kryesinë e PD nuk ka informacion të tillë sepse kam qenë në grup parlamentar. Unë nuk kam sit ë jem e sqatruar sepse vendimet nuk janë marrë në forumet e PD. Janë vendime private të zotit Basha. Cfarë janë këto firma offshore dhe pse nuk I kordinojnë shifrat…ndryshe jep shifrat në deklarata, kjo është një gjë që vendos një pikëpyetje të madhe para nesh. Të vendosesh në PD re kaq të zeza për para që nuk ua dimë kanalet, kjo pastaj është…ndaj është imediate…e ka për detyrë që Lulzim Basha të sqarojë për këtë cështje. Zëri i Amerikës e ka bërë dy herë që secili prej nesh të mendoj më mirë.

Jeni takuar me zotin Berisha këto kohë?

Zoti Berisha e takoj vazhdimisht. Por ai publikisht para pak ditësh dhe ka fol sic mund të flaës një njeri që i dhemb dicka fort. Përsëriti dhe tha që PD e ka të domosdoshme të bashkohet me qëndrestarët, themeluesit…

Si e shihni një koalicion të LSI me PD?

Kam qenë gjithmonë kundër kësaj…

11 komente në ““Rusët”, Topalli sulmon Bashën: PD s’ka pasur vendim për pagesa lobimi, ‘djali’ nga Holanda i 14 milionë eurove të sqarojë…”

  1. Epiriiiii says:

    Kjo eshte STRATEGJIA e PD….. Basha se shpejti do haj Tollumin dhe do na kthehet Topallica, Bodrat, Imamet etjetj do na i shesin si Gjak i ‘Ri’ i PD. Ngul Shkul ky vend mbetet ne vend numero. Kam gati te ve Bast me kedo se ka per te ndodh keshtu.

  2. Alban Dega says:

    JOZEFINE SHPETOJENI PD NGA TREKENDESHI
    RUSO – SERB I BERMUDEVE !

    KU PO SHKON PARTIA DEMOKRATIKE !?

    Pike per pike ne origjinen e saj te vertete.
    Ne trekendeshin serbo- greke- rus….
    Ne Trekendeshin e Bermudeve Beograd- Athine- Moske ku u ngjiz !
    U ngjiz nga Katovica dhe po kthehet ne mitren e saj Katovica, alias Kremlin, ala Gorbacov- Putin!

  3. Ahmet Zogolli says:

    Shume e ndershme zonja, me moral teper te larte, gjynah qe nuk ka qene keshtu kur u vrane nga Saliu e Luli ata kater fukarejte ne bulevard.
    Kjo do te thote me moral te larte sipas interesave …

  4. Che Guevara says:

    Komunizmi nuk ka ekzistuar kurre,bile as si ide,por vetem si aspirate e popujve per nje jete me te mire!
    Perdorimi i fjales “Komunizem
    behet me djallezi,per te dekurajur popujt e botes se ja ky ishte komunizmi qe deshtoi!
    Sa per permbysjen e socializmitr,PD nuk ka asnje merite!
    Merita eshte e agjencive te spiunazhit boteror me ne krya agjentin e tyre Ramiz Alija,qe caktoi agjentin e UDB Sali Berisha te uzurponte PD-ne dhe pastaj te shgkaterronte Shqiperine,detyre qe e kreu me se miri!
    Sot Shqiperia eshte ne nivelet e para 200 vjeteve dhe nuk e merr vetem as per 500 vjet!

  5. Hamdi says:

    Alban Dega aka Hamdi Dega , ish spiun ne kohen e diktatures ka afro 20 vite qe i zhvat shqiptaret e paditur ne New York, e kryesisht ne Bronx duke ju marre mijera $$$$ dhe pastaj zhduket si shurra e pules. O spiun muti, o legen i pafytyre. Po kur flet edhe ti per dinjitet mos ngelte Sali Berishovic and Hale Rama etj pa folur.
    Shko o legen e fshihu diku e beji nder vetes.

  6. Ledion says:

    Po kjo karikethyera e dinte me pare kur ishte ne pushtet per 14 miljonet? Apo tani qe ra nga fiku?

  7. Fire says:

    Kete nuk harijne te kuptojne zoterinjte e PD-se ,nuk eshte personi ai qe ka faj por gjithe struktura e tyre e ndertuar per te deshtuar . Kete nese e kane kuptuar dhe bejne sikur nuk e shikojne , atehere ok te gjitha . Ose nuk e kane kuptuar dhe perpiqen tja hedhin fajin personit , ose ai quhet Basha ose dikush tjeter , atehere nuk kane per te ngritur koken kurre . Kasta e sotme eshte e destinuar te humbase , ata duhet te bejne revolucionin brenda te largohen te gjithe “vjetersirat ” dhe ti hapin rruge brezit te ri , pa i trasheguar atij asgje nga e kaluara , klanet e krijuara , veprimtaria negative gjate gjithe ketyre 27 viteve , dhe brezi i ri te kete prike vetem e vetem qe ne nje shtet demokratik duhet nje opozite e shendoshe . Degjuam e lexuam zonjen Zosefina , te harish dhe te thuash qe Sali Berisha eshte siguracioni i PD-se, atahere je krejt i kapitulluar , ai nuk perben sigurim , ai eshte atje per qellime te tjera qe zonja i di po nuk na i thote , nese vazhdojne keshtu jo kater por njezet e kater vjet do rin3 ne opozite , pastaj nuk mund te rishe per nje kohe te gjate ne opozite sepse quhesh luzer , gje pa vlere , intervista e saj nuk perben lajm por pjemarje ne klike per kryesi ……….

  8. demokrati says:

    Jozefine shko bej gjyshen nuk ka nevoje me politika per ty

  9. dada says:

    Po Mire more Luli qe te dhimbsen shqiptaret e varfer se po ju shkon ne shtepi. Po pse ato 1.000.000 $ te kishin shkuar per keta te varferit dhe jo per ne foto me Trampin nuk do ishte me mire????

  10. Tomas says:

    Bravo Mero Baze dhe Tema qe nga personazh komik te Antena juaj na e nxirrni Xhozin si heroine sot si e si te godisni Bashen dhe PD.
    Pak me teper koherence dhe dinjitet duhet.

  11. john says:

    Marrja e një kredie të ligjshme ka qenë gjithmonë një problem i madh Për klientët që kanë probleme financiare dhe kanë nevojë për zgjidhje për të. Çështja e kredisë dhe e kolateralit janë diçka që klientët gjithmonë shqetësohen kur kërkojnë një hua nga një huadhënës legjitim. Por .. kemi bërë këtë ndryshim në industrinë e huadhënies.

    prandaj keni nevojë për një hua me një normë interesi të ulët dhe atraktiv 3% ?, ne mund të organizojmë sa më shpejt që të jetë e mundur, Ne ofrojmë Kredi Biznesi, Kredi për Makina, Kredi për Shtëpi e.t.c.

    kështu që nëse po Na kontaktoni me mirësi: petalscreditclub @ hotmail.com, linja telefonike: +1 (314) -474-4211

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje