I ranë bateritë edhe Monikës!

11 Mars 2018, 21:30Politika TEMA

Prof. Dr. Arben Manasterliu

Na u lodh edhe Monika! Gjashtë muaj opozitë bëri dhe i ranë bateritë. Sot, nuk dihet se nga fshihet e se çfarë bën.

LSI-në ia ka lënë Titit, që del e flet përçart sa herë që e urdhërojnë, dhe papagajve të rinj deputetë të partisë së saj, të cilëve nga njëra anë i ka rënë fati të bëhen deputetë që në bankat e shkollës por nga ana tjetër i duhet të përfaqësojnë me kakofoni adoleshentësh partinë e tyre, sepse të vjetërit i mëson eksperienca që të mbyllin gojën e mos të bëhen kot heronj sepse pas ikjes së Metës, partia e Monës ka marrë fund. Nuk linte televizor pa dalë Monika.

Me raste edhe në dy a tre brenda ditës. Tani na është bërë modeste. Dhe rrallë e për mall na e shohin sytë. Thuhet se i mungojnë çismet që ja hodhi Ramës, sepse me sa duket ishin të preferuarat e saj. Sapo u bë Monika kryetare e LSI-së nisën largimet nga partia.

Si fillim këshilltarët e bashkisë Tiranë, më pas në Durrës, Fier e Gjirokastër. Edhe deputetët po i largohen Monës, pas Agron Çelës ka nisur edhe Ter Koka të bëjë negociata të dëshpëruara me PS-në në shkëmbim të mbrojtes për skandalet e ineceratorëve, por edhe të postit për kryetar bashkie në Durrës.

Por PS-së nuk i hyjnë më në punë deputetët e LSI-së, sidomos në Durrës ku Dako nuk llogarit asnjë kundërshtar e i fiton vetë zgjedhjet, e do e lerë Terin me gisht në gojë, dhe filialin e Monës në Durrës pa LSI. Të gjithë po e tradhëtojnë Monën.

Askujt nuk ia mbante me Ilirin në kohën e tij të lavdishme, por Monës së gjorë po i bëjnë zbor të vetët me tërheqjen e tyre.

Matrapazët, të pashkollët, sekserët e LSI-së janë fshehur të gjithë, kanë hallin se u hapen dosjet, e s’ka kush ti mbrojë më. Meta i bragtisi që përpara zgjedhjeve, dhe e ka lënë LSI-në në rënie të lirë, kush do i mbrojë? Të gjithë LSI-stat e kanë kuptuar që janë tradhëtuar.

Tani më e dijnë të gjithë që tradhëtari ishte vetë ai që e themeloi LSI-në, e në momentin e saj më të delikat e shiti për karrigen e Presidentit.

E teksa të gjithë LSI-stët janë të panikosur e të strukur në qoshet e tyre, Presidenti del i buzëqeshur duke pirë kafe në Pogradec apo në Gjirin e Lalzit. Sa më shumë qesh Meta, aq më shumë hesht Mona, aq edhe më shumë fshihen LSI-stët.

Po Rama? Më i fituari në të gjithë këtë histori është Edi Rama. Nëse mendoni se Rama shqetësohet qoftë edhe një sekondë për zgjedhjet e ardhshme e keni gabim.

Edi Rama as që i llogarit më faktorët e politikës së brendshme; as Lulin, as Monën, as Berishën e as Metën. Rama nuk ka më kundërshtarë të brendshëm.

Ai tashmë merret me politika rajonale e ëndërron plane të mëdha për figurën e tij si lider në rajon e ku ta dijmë se cfarë. Radarët e Ramës rrahin shumë larg e lartë, e këta që ka brenda i duken si miza, tërësisht të parëndësishëm.

Me këtë gjendje që është opozita dhe drejtuesit e saj, ajo do i dhurojë Ramës shumë e shumë vite të tjera qeverisje. Dhe të mendosh që përpara zgjedhjeve Meta, Tit Vasili, e të tjerë nuk i hapnin telefonin Ramës, i cili i telefononte tetëmbëdhjetë herë në ditë për t’u ulur e diskutuar koalicionin e ardhshëm.

Tani Rama do gëzoje dhe kush e di sa mandate të ardhshme ndërsa LSI-ja është drejt asimilimit. E gjitha kjo prej arrogancës dhe tradhëtisë. Këtë gjendje mjerane që është opozita, ndoshta e ka kuptuar që tani edhe Mona, ndaj edhe i janë shkarkuar bateritë.

Rama nuk ia var, Basha edhe pse më i mbaruar se ajo, edhe ai nuk ia var. Kjo me sa duket ka sjellë krizë identiteti tek Mona.

Zgjedhjet e ardhshme vendore do jenë një test shumë i vështirë. Nëse LSI-ja do tkurret jashtëmase në vota, sic edhe pritet, Mona do hyjë në historinë e politikës shqiptare si Zonja që iu largua partia e vet, e do mbetet edhe për pak kohë deri në zgjedhjet parlamentare si mëmë dhia me shtatë kecat e saj: Endritin, Flojdën, Kejdin, Klajdën, Silvën, Erisën (që ta mallëngjejë me këngë me zërin e saj të bukur), dhe sigurisht Elonën (që të shajë Ramën në Facebook me fjalorin e saj të limituar për shkak të nivelit të arsimimit). Quo vadis Mona?

11 komente në “I ranë bateritë edhe Monikës!”

  1. Mirel says:

    DIL MOJ SHOQJA MONË,
    TË KEMI PRITUR,
    TI PSE RRI MËNJANË,
    KAQ E MËRZITUR !?

  2. Shkelcim Miri says:

    Mona mbase eshte peng ne kolumbi , beni nje verefikim ,se na mbeti Likja vejan , po sikur te na dali droga e Monikese ??????

  3. arben says:

    Gaboheni rrende ne analizen e mesiperme per Moniken qe i kane humbur cizmet.Ajo dhe i shoqi jane te zhytur deri ne fyt ne llumin e korrupsionit dhe kur e pane qe komedia qe luajten me pseudo protestat doli bllof e askush nuk i mori seriozisht u zbythen te tmerruar se vala e spastrimit ne politike te paret qe do kape jane ata familisht.Prandaj po perpeliten per te shpetuar cfare te mundin duke bere kompromise nga me te pabesushmet qe neser te gjithe ata pak te genjyer qe i pasojne kane per te ngelur me gojen hapur nga zhgenjimi.Ka ardhur koha qe vertet shprehja e famshme e Rames se nuk keni pare gje akoma te behet realitet.Filloj me Lulken e ka per te perfunduar me Liken e me Monken.

  4. Lani says:

    Ketij legeni i vje hakut ai deputeti qe i thyu turit ne parlament sa mir ja bani

  5. Ben says:

    Mones mos i qani hallin se i hedh cizmet poshte pa problem se me leket e vjedhura i ka blere.
    Mona me Ilirin edhe makina mbase nuk kane ne pronesi por edhe apartamentet i shiten sepse nuk duan tja u konfiskojne.
    Paret i fshehin ne qipro, greqi, apo serbi… Keshtu qe zor se i gjenden. Tani vec bejne lojen terhiq e mos e keput se mbase fillon nje lufte Balkanike qe te mos kete me shqiperi dhe te mos kete pergjegjesi.

  6. Heshtje says:

    I mungon mona dhe prof.dok manastirliut?
    Neve te tjerve joooo!!!
    As na duhet,as na mungon,as e çajme fare se ku eshte.Ne do donim te ishte ne BURG.
    Pastaj shkruani e kerkojeni ku te doni…por ne presim te veje ne burg.

  7. lushi says:

    MONALIZES SE LESHELISE NUK I RANE VETEM BATERITE , POR EDHE SILIKONET…………..
    TE SHIKOJE POSHTE E LART NEPER SHTEPITE , SE MOS , KA LENE NDONJE PALE CIZME OFICERI TE VJEHRIT…….
    EDHE NDONJE KAPELE OFICERI , SE DO DUKET SI KOMSOMOLASE RUSE……..

  8. Dona s eshte me e jona says:

    Mona i ka veshur Cizmet per se prapthi tani qe kur llala mori rruget e tatepjetes dhe mbrojta e likes nuk eshte me si ne kohen e Dritanit te gjore qe nuk la dyer pa trokitur derisa e veremosen dhe shkoi ne boten tjeter
    Mones tani si duhen as Deputetet para florinjeve qe po pastron pluhurat e tyre ndoshta per te fudit here Klement balili i kerkon mbrojtje per fitimet e dhena nga padroni like ,,Epo kush do i beje keto pune thoni ju tani ku po fle dona qe seshte me e jona. Titit i thone leh sa fuqi te kesh Por dhe ai nuk sheh me kocka qe te lepije dhe prisni kur te jape hingellimen e fundit dhe kopeja pas tij do na zhduken si dona qe seshte me e jona

  9. BRSS says:

    O GAZETARE. MONIKES I KANE RENE BREKET JO BATERITE

  10. timo says:

    Mona e ka nisur jetën e saj politike duke shkruar parulla, në mënyrë klandestine ,natën, në shkollën Petro Nini Luarasi, ku ishte nxënëse, në mbrojtje të lavdise të Enver Hoxhës dhe deri sot, tek Shpalosja e parullave kundër epokës Enveriste dhe Enverit. Një evoluim sharlatanesk gjenial.
    Vërtet që fjala politikë vjen nga poli = shumë dhe etikë = sjellje d.m.th. politikë = shumë sjellje por fjala sjellje në vetëvete përmban edhe fjalën moral. Pra jo vetëm thjesht një lëvizje mekanike por psikofizike. Prandaj politikanët e llojit Mona me shokë jane SHARLATANË sepse mendojnë që lëvizjet e tyre në sferën e politikës mund të jenë pa limit duke e shkarkuar nga moraliteti fjalën sjellje. Dhe fatkeqësisht këta lloj politikanësh janë shumë. Vini re se sa shpejt ndërojnë parti. Ky është një manifestim i asaj që shpreha më lart.

  11. Monika me nje cizme Gucci says:

    Munika qe te jemi te qarte eshte e pikelluar jo se ka vetem nje cizme,se ajo edhe me nje cizme ecen,ja ashtu cale cale,por ka nje hall tjeter them une.Mos eshte Ajo porositesja e kokaines ne Kolumbi prej 613 kg dhe te jetze kjo aresyeja e merzitjes se saj?!!!Te gjithe kerkojme “garantin” e ngarkeses…mos eshte Muna porositesja? Edhe me pare shoferin e saj e kapen ne Morine me kete lloj malli,e mbani mend apo jo!???Arta Marku duhet ta vleresoje dhe kete variant….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje